Kështu dashurojnë shenjat e horoskopit

E Enjte, 20 September 2018 11:52

Kombinimi i dashurisë dhe i hormoneve është shumë i fuqishëm, kjo është e sigurt.

Ne mund të mos duam ta pranojmë që bëhemi të bezsdisshëm kur biem në dashuri, por dashuria na bën të gjithëve paksa budallenj. Ne ndjejmë se do të bënim çdo gjë për partnerin dhe sikur nuk kemi jetë pa ta.

Ja se si reagojnë femrat, bazuar në shenjën e tyre të Zodiakut:
Ujori (Ajo): Përpjekja për të joshur fiksimin e saj dhe refuzimi
Femra e shenjës së Ujorit ndihet shumë rehat në intimitet, kështu që pjesa fizike dhe intime e marrëdhënies nuk janë dhe aq të rëndësishme për të.
Gjëja më sikletosëse që do t’i ndodhte asaj kur bie në dashuri është se ajo dë të përpiqet të joshë mashkullin për të cilin është e interesuar. Dhe mund të refuzohet.
Duke qenë se ndihet kaq rehat me trupin e saj, nuk do ta kishte problem që ta ftonte fiksimin e saj në shtëpi për të parë ndonjë film apo për t’u relaksuar, por jo gjithmonë do të funksionojë, duke qënë se jo të gjithë i pëlqejnë të gjithë dhe ky do të ishte me të vërtetë një zhgënjim.
Refuzimi përfundimisht ta shpif, por është domosdoshmërisht pjesë e jetës, kështu shpresohet që ajo të mund të largohet nga kjo gjendje turpërimi dhe të gjejë dikë tjetër.

Peshqit (Ajo): Është shumë e dhënë
Femra e shenjë së Peshqve ka një zakon tjetër turpërues kur bie në dashuri: ajo mund të lidhet shumë me personin me të cilin është në marrëdhënie.
Është për shkak se ajo është shumë e ndjeshme dhe emocionale dhe po bën atë që ne të gjithë bëjmë ndonjëherë, pavarësisht se cilës shenjë i përkasim, por është më keq për Peshqit, i cilat investojnë në mënyrë plotësisht emocionale në një marrëdhënie të re.
Askush nuk dëshiron të mendojë se jepet shumë, kështu që nëse gruaja e shenjës së Peshqve e kupton se po vepron në këtë mënyrë, kjo është padyshim një përvojë e turpshme.
Shpresojmë se i dashuri i saj do të kuptojë se ajo po vepron në këtë mënyrë vetëm për shkak se e do atë … dhe shpresojmë që ai të ndihet po njësoj si ajo. Atëherë kriza mund të shmanget krejtësisht dhe ata mund të kthehen në një çift të dashuruarish marrëzisht.

Dashi (Ajo): Bie shumë shpejt në dashuri
Femra e shenjës së Dashit nuk duhet të bjerë në dashuri kaq shpejt. Ajo zor se dëshiron të ndjejë për një mashkull në fund të fundit.
Ajo është e fortë dhe e pavarur dhe nuk e mendon veten si dikush që duhet të jetë në një marrëdhënie. Ajo është e zënë duke jetuar jetën e saj të mahnitshme dhe kjo është e gjitha ajo për të cilën interesohet. Nëse ajo bie në dashuri dhe kjo ndodh më shpejt nga sa ajo ndonjëherë ka dashur ose pritur, ajo do të ndihet krejtësisht e turpëruar.

Ajo nuk do ta besojë që e lejoi që kjo të ndodhë dhe ajo në thelb do të jetë me të vërtetë e acaruar me veten. Një femër e shenjës së Dashit nuk e mendon si gjë normale të rënit në dashuri sepse i mendon gjërat nga një këndvështrim më negativ dhe nuk do të ndihet mirë me veten.

Demi (Ajo): Afrohet tepër shumë
Femra e shenjë së Demit ka një zakon të turpshëm kur bie në dashuri, është ajo që kapet kaq shumë pas partnerit. Kjo për shkak se ajo është e thënë të jetë lloji i gruas që është bërë në thelb për të qenë një e dashur afatgjatë.
Sapo ajo të kuptojë që ndihet rehat me një mashkull dhe mund t’i besojë atij, nuk do të doja që të largohet më prej tij. Do të ndihet aq mirë në marrëdhënie sa mund të përfundojë duke u bërë shumë e dhënë pas tij.
Shpresojmë që i dashuri i saj do ta kuptojë se ajo nuk po përpiqet të jetë e besdisshme. Pastaj, ka gjëra edhe më të këqija se sa të kesh një të dashur që thjesht do që të kalojë më shumë kohë të vlefshme me të dashurin e saj, apo jo?!

Binjakët (Ajo): Është më e turpshme se zakonisht
Kur një femër e shenjës së Binjakëve bie në dashuri, ajo në thelb shndërrohet në një tjetër person dhe sillet më e turpshme se zakonisht.
Kjo është shumë e turpshme për të pasi ajo nuk e shikon veten si një person i tillë dhe nuk dëshiron të jetë e tij, por nuk mund të bëjë asgjë. Ajo e do të dashurin e ri dhe ato ndjenja e bëjnë atë të turpshme dhe të pafajshme.
Një femre të kësaj shenje i duhet pak kohë që të përshtatet me dikë. Si dhe shumë njerëz, ajo nuk mund të nxitojë për t’i bërë gjërat, sepse i duhet të sigurohet se është një ide e mirë që i jep kuptim jetës së saj.

Gaforrja (Ajo): E merr tepër personale çdo gjë që thotë partneri
Femra e shenjës së Gaforres do ta ketë të vështirë që të mos e marrë shumë seriozisht çdo gjë që thotë i dashuri i saj. Ajo do ta kuptojë që nuk duhet dhe nuk ka arsye se përse të shqetësohet kaq shumë, por duke qënë se ajo është e pasigurtë, nuk do të mundet ta ndalë veten.
Është e vështirë të jesh në një marrëdhënie me dikë që është kaq e ndjeshme. Ajo i zmadhon gjërat e vogla dhe krijon probleme aty ku nuk kanë ekzistuar më parë.

Duket si diçka e mrekullueshme për një të dashur… Ajo do të vihet në siklet nga sjellja e saj sepse do ta kuptojë se nuk duhet të mërzitet dhe acarohet gjatë gjithë kohës. Dhe nëse i dashuri i saj do ta vejë në pah këtë sjellje të saj, ajo do të ndihet edhe më në siklet.

Luani (Ajo): Pret që të trajtohet si një mbretëreshë 24/7
Femra e shenjës së Luanit është në thelb e ngjashme me atë të mashkullit. Ajo nuk do të pranojë asgjë më pak se trajtimi mbretëror gjatë gjithë kohës. Ajo nuk do ta pranojë jo-në si përgjigje sepse kështu e ndjen ajo se duhet të jetë.
Nëse një femër Leo është një person i mirë, ajo do të vihet në siklet nga sjellja e saj. Ajo do të kuptojë se po sillet paksa si e çmendur dhe se nuk mund të pretendojë që i dashuri i saj t’i shkojë pas avazit.
Por duke qenë se kjo është shenja e saj dhe kjo është natyra e saj, ajo do të kërkojë falje dhe do t’i thotë se do të sillet më mirë… dhe më pas do të rifillojë të tregojë rolin e bosit sërish. Epo…

Virgjëresha (Ajo): Largohet kur ai përpiqet ta puthë
Femra e shenjë së Virgjëreshës është po aq e turpshme dhe kjo do të thotë se kur partneri i saj përpiqet ta puthë, ajo përpiqet të largohet.
Por prapë, ajo do që ai ta puthe, por është kaq e ndjeshme sa do të shqetësohet aq shumë për ta bërë puthjen e parë një të paharrueshme… dhe kjo do ta bëjë atë ta zgjasë momentin sa më shumë të jetë e mundur.
Kjo mund të tingëllojë si një budallallëk dhe sikur ajo nuk do t’i japë fund kurrë “muhabetit” të puthjes së parë. Ajo sikurse edhe mashkulli i kësaj shenje, dëshiron që situata të jetë aq speciale dhe i mendon shumë këto gjëra.

Peshorja (Ajo): Ka humor të ndryshueshëm
Femrat e shenjës së Peshores kanë tendencë të jenë pa humor ndonjëherë. Ajo mund të ndihet kështu edhe kur është e dashuruar. Ajo me patjetër do të vihet në siklet nga humori i saj i keq, veçanërisht nëse ndodh shpesh.
Do të ndihet akoma edhe më keq nëse ai humor i saj shkakton zënka ndërmjet saj dhe të dashurit ose nëse ai e vë në pah këtë tipar të saj gjatë gjithë kohës dhe e pyet se çfarë nuk shkon që ajo po sillet në atë mënyrë.
Askush nuk do që të dalë në takime me një person me humor të keq.

Akrepi (Ajo): Shndërrohet krejtësisht
Femra e shenjës së Akrepit ka tendencë të bëhet me të vërtetë xheloze kur ajo është në një marrëdhënie dhe ka rënë në dashuri.
Ajo e bën të dashurin e saj në personin më të rëndësishëm në botë dhe dëshiron të jetë me të gjatë gjithë kohës. Kjo do të thotë se ajo bëhet xheloze për njerëzit me të cilët ai rri dhe për gjërat që ai po bën.
Ajo e kupton shumë mirë se kjo nuk është një sjellje e shëndetshme. Ju nuk mund ta mbani një marrëdhënie duke vepruar kështu.
Në të njëjtën kohë, kjo është e natyrshme në natyrën e saj, kështu që ajo do të ndihet në siklet nga mënyra se si ajo është duke vepruar. Është vetëm një rrëmujë e madhe dhe definitivisht nuk krijon një figurë aspak të bukur.

Shigjetari (Ajo): Heq dorë nga gjithë programi i saj për partnerin
Femra e shenjës së Shigjetarit kur bie në dashuri është e gatsgmë të lërë vend në programin e saj për të kaluar kohë me të dashurin. Kjo është pak e trupshme për të që ta pranojë, duke qënë se ajo është një shpirt i lirë.
Edhe mendja më e pavarur ndër ne do që të shpenzojë sa më shumë kohë me personin që do. Ne papritur nuk mund të jetojmë pa ta dhe nuk mund ta besojmë që nuk i kemi njohur gjithmonë.
Jemi kaq mirënjohës që që kanë hyrë në momentin tonë në momentik kur kanë hyrë. Kështu, mundet që ta kuptojë atë që bën femra e shenjës së shigjetarit kur bie në dashuri me dikë.

Bricjapi (Ajo): Shprehet menjëherë
Femra e shenjës së Bricjapit nuk do ta mendonte kurrë të hapej me një mashkull që nuk ka shumë kohë që e njeh… apo as me një mashkull me të cilin ka muaj që del.
Ajo do që të jetë e qetë dhe e mbledhur dhe t’i mbajë letrat e saj ngjeshur me veten, por, sigurisht, dashuria ka ide dhe plane të tjera. Nëse ajo bie në dashuri dhe përfundon duke u shfaqur e ndjeshme dhe duke ndarë sekretet me mashkullin e ri në jetën e saj, ajo do të ndihej goxha në siklet.
Ajo do të kishte dashur që të kishte pritur pak më gjatë përpara se t’i tregonte gjëra të caktuara për veten dhe kështu do të ndihet keq.
Nuk ka arsye përse ajo të shqetësohet duke qenë se kjo thjesht do të thotë se ajo ka rënë në dashuri dhe është në një marrëdhënie të mirë, por, e dini, të gjithë kemi veset dhe të metat tona dhe ndonjëherë të gjitha këto janë falë shenjave tona të Zodiakut.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Arrestimet e dy ish-deputetëve, Shehu: Qeveria ka marrë fund

Politikë

Arrestimet e dy ish-deputetëve, Shehu: Qeveria ka marrë fund

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka komentuar arrestimet e bujshme të dy ish-deputetëve socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka. Sipas tij arrestimet tregojnë atë që opozita e ka thënë...

VIDEO/ Kërkon që t’i fshihet mungesa, i vë pistoletën në kokë mësueses

Globi

VIDEO/ Kërkon që t’i fshihet mungesa, i vë pistoletën në kokë mësueses

Një nxënës i ka vënë pistoletën në kokë mësueses së tij në mënyrë që ajo t’i hiqte mungesën. Pamjet janë xhiruar në një shkollë të mesme në Creteil të Francës. Edhe...

Buna kthehet në një moçal të shëmtuar

Aktualitet

Buna kthehet në një moçal të shëmtuar

Këto ditë vjeshte pa reshje shiu kanë dhënë alarmin në Lumin Buna. Uji është tërhequr dhe lumi i ngjan një moçali. Banorët, por edhe ekspertët e mjedisin thonë se gjendja është...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!