Horoskopi 11 Tetor 2018

E Enjte, 11 October 2018 09:20

Dashi – Përse jeni mbyllur në guaskën tuaj? Miqtë dhe familjarët kanë nisur të shqetësohen për ty. Tregojuni që jeni mirë.

Demi – Mund ta bëni të madhe diçka që ju shqetëson, por a ia vlen? Jo! Ka kaq shumë gjëra në jetën tuaj që po shkojnë shumë mirë.

Binjakët – Diçka që më parë dukej e paarritshme, tashmë duket brenda rrezes. Sot ose nesër do të mund ta arrini. Sa më pak posesiv të jeni ndaj të mirave materiale, aq më shumë do të keni.

Gaforrja – Nëse një shok apo një anëtar i familjes ju dërgon sinjale që nuk do të jetë shumë afër me ty, respektojeni. Mbani distancë, të paktën për një farë kohe.

Luani – Dikush që nuk e keni parë prej shumë kohësh do t’ju telefonojë në ditët në vijim. Harrojini të këqijat dhe kënaquni duke kujtuar kohët e vjetra.

Virgjëresha – Përpiquni të mos u kushtoni shumë vëmendje çështjeve të natyrës materiale. Dashuroni atë që bëni, pasi statusi financiar nuk ka shumë rëndësi në skemën e madhe të gjërave.

Peshorja – Keni opinionin se mënyra më e mirë për të ecur para është të rrëzoni gjithçka keni arritur dhe nisni të ndërtoni diçka të re nga rrënojat. A është kjo e nevojshme? Mendohuni mirë para se të ndërmerrni veprime të tilla.

Akrepi – Keni bërë një gabim. Ok. Por mos e shikoni si fundi i botës. Gjithçka përreth duhet t’ju kujtojë se jeni njeri, si të gjithë të tjerët.

Shigjetari –  Nuk mund dhe nuk duhet të jetoni me frikën e gjërave që do të ndodhin në të ardhmen. Jini pozitivë sot dhe ndihmoni edhe ata që keni përreth të jenë po ashtu sa më pozitivë.

Bricjapi – Çështjet e punës dhe karrierës po shkojnë mirë për ju, por mos bini në kurthin e të menduarit se nuk nevojiten më përpjekje të mëdha për të ecur para.

Ujori – Sa më shumë që disa njerëz të ankohen se po ua vështirësoni jetën, aq më shumë mund të jeni të sigurt se jeni në rrugën e duhur. Sigurohuni që të përmbushni nevojat tuaja përpara, më pas kujdesuni për nevojat e të tjerëve.

Peshqit – Nëse keni ndjenja për një person, po vetë ai/ajo nuk e di, sot do të keni prirjen të shpreheni. Por ky mund të jetë një gabim. Planetet ju paralajmërojnë se përgjigjja që mund të merrni sot mund mos t’ju pëlqejë. 

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përplasen dy kamionë në Librazhd

Aktualitet

Përplasen dy kamionë në Librazhd

Një aksident mësohet të ketë ndodhur në hyrje të qytetit të Librazhdit, ku dy kamionë janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas informacioneve paraprake dyshohet se nga ky aksident dyshohet se ka mbetur...

​Reagimi i Pogbës në Twitter pas shkarkimit të Mourinhos

Sport

​Reagimi i Pogbës në Twitter pas shkarkimit të Mourinhos

Pas shkarkimit të Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit të Manchester Unitedit, ylli i skuadrës angleze, Paul Pogba, e ka tallur portugezin në Twitter, duke e postuar një fotografi. Pogba dhe...

Zlatan Ibrahimovic i jep fund fjalëve, konfirmon të ardhmen

Sport

Zlatan Ibrahimovic i jep fund fjalëve, konfirmon të ardhmen

Prej ditësh është vënë në qendër të vëmendjes për shkak të lajmeve që e çojnë në disa prej klubeve më të rëndësishme të Evropës. Por Zlatan Ibrahimoviç i ka dhënë fund...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!