Ja si duhet të trukohen vajzat me syze

Premte, 20 Prill 2018 12:24
Foto ilustruese Foto ilustruese

Makeup-i i mirë ka nevojë për përqëndrim dhe kohë dhe përpos kësaj duhet të njihni fytyrën tuaj dhe ta përshtasni me teknika që do ta bëjnë grimin të flejë më mirë në lëkurë.

Kush mban syze i njeh mirë peripecitë e aplikimit të makeup-t, ndaj po ju ndihmojmë me ca këshilla që me shresë do ta bëjnë më të lehtë rutinën tuaj të përditshme.

  1. 1. Si fil Duhet të hiqni syzet ose lentet kur lyheni, prandaj ju duhen mjete që t’ju lehtësojnë shikimin. Investimi juaj më i mirë është një pasqyrë zmadhuese, me ndriçim të mirë, kështu mund të shihni qartë se çfarë po bëni.
  2. 2. Rregullat ndryshojnë nëse mbani syze për afër, ose syze për larg.

Nëse mbani syze për afër, syzet mund t’ju zvogëlojnë sytë. Fatmirësisht disa strategji grimi mund ta rregullojnë këtë iluzion. Nëse syzet zvogëlojnë sytë, përdorni ton sysh me shkëlqim. Një look satin ose me shkëlqim do të çojë vëmendjen tek sytë.

Nëse syzet ju zmadhojnë sytë, përdorni tone mat dhe shmangni penelin. Në vend të kësaj mund të provoni të sfumoni cepin e syrit.

  1. 3. Për të parandaluar ngjitjen e fondatinës ose korrektorit tek syzet, përdorni një hidratant mat dhe përfundoni me një spraj fiksues.
  2. 4. Mos vendosni qerpikë, por investoni me një rimel të mirë që jep volum.

Qerpikët e gjatë mund të fërkohen pas xhamit të syzeve dhe mund të irritojnë sytë.

  1. 5. Balanconi look-un me buzë të ndezura.

Syzet tërheqin gjithë vëmendjen, prandaj balancojeni këtë efekt duke lyer buzët me një ngjyrë të ndezur.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Klopp: Të gjithë e duan Shaqirin, do t’i vijë koha edhe atij për të luajtur

Sport

Klopp: Të gjithë e duan Shaqirin, do t’i vijë koha edhe atij për të luajtur

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka insistuar se koha e Xherdan Shaqirit do të vijë, i cili ende është në pritje të ndeshjes së parë si titullar për të kuqtë...

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Globi

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Facebook nuk do të dërgojë staf për të punuar në zyrat e fushatave politike gjatë zgjedhjeve, ka njoftuar kompania. Rrjeti social ofronte staf të përkushtuar për fushatat politike duke i ndihmuar...

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Lifestyle

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Ne të gjithë jemi familjarë me fotot perfekte të Instagramit, të cilat gjithmonë duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Ne nuk jemi gjithmonë të veshur bukur dhe...