Horoskopi ditor, e shtunë 21 prill 2018

Saturday, 21 Prill 2018 08:14

Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Në dashuri, nëse marrëdhënia në çift ka tendencë të vazhdojë me kontradikta, faji është rutina e përditshme. Mundohuni ta bëni lidhjen tuaj më të gjallë! Beqarët do të duhet të merren pak më shumë me veten e tyre, siç është për shembull sporti! Do të keni shumë çështje praktike për të bërë në punë, dhe për këtë nuk do ju mungojë as energjia për t’i përmbushur detyrat.

Demi

Mos u mashtroni nga këshillat e dikujt që nuk e njihni mirë. Lidhur me dashurinë, le të flasë zemra juaj dhe do të gjeni përsëri bashkëpjesëmarrjen dhe butësinë e munguar këto kohë me të dashurin/ën tuaj. Beqarët sot do të jenë në formë të shkëlqyer. Shkoni drejtë në rrugën tuaj. Ju keni aftësi për të arritur aty ku doni, vetëm duhet t’i besoni më shumë vetes tuaj.

Binjakët

Ka shumë lëvizje planetare në qiellin tuaj. Në dashuri, mund të ketë keqkuptime me personin e zemrës. Do të jeni nervoz dhe të prekshëm! Për shkak të Hënës së kundërt me shenjën tuaj, beqarët do të jenë të shqetësuar, emocionalë dhe impulsivë. Puna është e vështirë, moskuptimi me kolegët gjithashtu do jetë shumë i mundimshëm.

Gaforrja

Konfirmime të sigurta vijnë nga njerëzit tuaj fqinj. Në dashuri mund të tregoni veten më të afërt me partnerin/en tuaj. Një fjalë shtesë e ëmbël nuk do të dëmtonte askënd! Mërkuri pozitiv garanton një ditë të ndritshme, plot me takime dhe shumë kënaqësi. Në punë, ka shumë mundësi të mira, por mos rrezikoni shumë. Mos nxitoni para se të jeni të sigurtë se një marrëveshje është brenda mundësive tuaja.

Luani

Jeta e dashurisë ju mbush me mendime dhe ka shumë gjëra që ju mbajnë në ankth, por ju nuk mund të mbështeteni në të kuptuarit e atyre që janë pranë jush. Është një moment i pakët për zemrat e vetmuara, nuk do të takoni njerëz që përputhen me standardet tuaja. Në vend që të veproni me shpejtësi, jini më të zhytur në mendime.

Virgjëresha

Yjet ju ftojnë të vazhdoni me qetësi në dashuri! Demonstratat tuaja të ngrohta të dashurisë mund të jenë pak mbytëse. Do të jetë një ditë e këndshme për beqarët që do të njohin dikë që të fillojë një marrëdhënie me të. Po kaloni një moment të artë, jeni të lumtur dhe të kënaqur për biznesin tuaj që shkon mirë.

Peshorja

Nëse keni një marrëdhënie të konsoliduar tashmë, gjërat mund të marrin një kthesë mjaft serioze, mjaft të ndryshme nga ajo që prisni. Në vend të kësaj, në lidhje me beqarët, ata mund të kenë nevojë për një shtytje për të reaguar në mënyrë aktive ndaj lodhjes dhe të jenë më dinamikë. Sot ju mund të konfliktoheni me kolegët dhe eprorët, por mos u shqetësoni, gjithçka do kalojë.

Akrepi

Detyrat tuaja rutinë dhe familjare do të jenë shqetësimi juaj sot. Në dashuri do të keni dëshirën për t’u larguar: ju mund të shkoni në kërkim të emocioneve të reja. Beqarët do të duhet të tregohen të hapur dhe të shfaqin pëlqimin që mund të kenë ndaj një personi. Ambienti i punës është i favorshëm, por nervozizmi është kundërproduktiv. Kujdes me përdorimin e fjalëve të rënda.

Shigjetari

Sot dashuria dhe financat kërkojnë vëmendjen tuaj. Në dashuri, nëse keni diçka për të falur, një gënjeshtër ose një mungesë të pajustifikuar, jini të dëgjueshëm dhe të dashur. Test sinqeriteti për ata që janë vetëm, mos i tregoni ato që nuk i ndjeni! Sot nuk është dita e duhur për të dërguar kërkesa ose ankesa, rrezikoni të bëni një vrimë në ujë në punë!

Bricjapi

Një ditë e madhe për të bërë gjëra të reja dhe për të befasuar partnerin/en me një shfaqje të vërtetë dashurie. Në mbrëmje mund të argëtoheni dhe të pranoni një ftesë për darkë. Për beqarët është koha për të ndryshuar pamjen e tyre, rinovimi është një gjë e mirë për të shkundur të kaluarën! Ndonjëherë bizneset e vogla bëjnë biznes të madh. Disponueshmëria dhe mirëkuptimi shpesh vlejnë një mijë fjalë.

Ujori

Në dashuri pothuajse çdo gjë në këtë periudhë shkon pa probleme, prandaj mos u bëni çudi për impulset e dashura dhe të habiteni me personin që doni nga një dhuratë të papritur. Është ditë e përkryer për beqarët që kërkojnë aventura të reja! Ju do të thirreni për të marrë vendime të rëndësishme dhe mund të keni ndryshime të papritura profesionale. Besoni intuitën tuaj.

Peshqit

Lajm i mirë në dashuri: keni një udhëtim me të dashurin/ën tuaj në mendje? Ju duhet vetëm ta propozoni! Beqarët do të jenë në gjendje të mprehin armët e tyre të joshjes për të bërë përshtypje te personat e rinj që do takojnë. Sot do të ketë shumë gjëra për t'u zgjidhur në punë, si dhe praktikat që do të përdorni, por do të keni sukses.

Modifikuar më Tuesday, 24 Prill 2018 10:56

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Sport

VIDEO / Si mund të humbet një rast i tillë! Luliç bën gafën e vitit

Nëse ekziston një çmim për “Golin e vitit”, atëherë duket të ekzistojë një çmim edhe për “Gafën e vitit” dhe të keni të sigurt se atë do ta fitojë Senad...

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Kulturë

FOTOT/ 9 të famshëm që refuzuan role simbolike dhe humbën shansin e madh

Shumë filma do të kishin qenë ndryshe me aktorë të tjerë. Disa aktorë i refuzuan shumë role simbolike për arsye të ndryshme si angazhimet në një tjetër projekt filmik ose...

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Politikë

“Shqipëria po i afrohet një diktature, krimi është lënë në bordurë”

Deputeti Dashamir Shehi shprehet se Shqipëria po i afrohet një diktature dhe se krimi është lënë në bordurë. Ai shton se, opozita do të hyjë në zgjedhje dhe do t'i...