Këto ushtrime mund t’i bëni në mëngjes

Saturday, 21 Prill 2018 19:53

Vendimin më të mirë që duhet ta merrni me siguri do të jetë që të filloni të ushtroni. Është konstatuar se për shkak të pritjeve të mëdha, shpejt hiqet dorë. Pra, për fillim ushtrohet më ngadalë.

. Ushtrimi për forcimin e shpinës

Muskujt e shpinës janë “forcuesit” më të rëndësishëm natyralë të kurrizit, të cilët ndihmojnë qëndrim të drejtë, stabilitet gjatë lëvizjes dhe lehtësojnë kryerjen e aktiviteteve fizike.

* Shtrijuni dhe tendoseni sa më shumë që mundeni pjesën e sipërme të trupit nga prapa (si në foto). Përsëriteni tendosjen në tri seri prej 15 ushtrimeve, pastaj duart bashkoni pas qafe dhe gradualisht ngrijeni pjesën e sipërme të trupit.

* Derisa qëndroni shtrirë në stomak, duart lakojini në bërryl, ballin vëreni në mes shuplakave. Në mënyrë alternative ngrini njërën këmbë, pastaj tjetrën – dhe përnjëherë të dyja. Tërë këtë kombinim përsëriteni 10 herë.

* Shtrijuni në bark, duart i shtrini pranë trupit. Shuplakat mbështetni në dysheme. Njëkohësisht ngrini dhe shtrini pjesën e sipërme të trupit, duart dhe këmbët, dhe kthehuni në pozitën fillestare.

* Është shumë me rëndësi që pas ushtrimit t’i bëni sërish ushtrimet e tendosjes dhe të relaksimit të muskujve, për të bërë një relaksim të përgjithshëm.

2. Për muskujt e stomakut

Gjatë viteve kjo pjesë e trupit lëshohet, andaj duhet të jeni tepër këmbëngulës në ushtrime që sërish të kini stomak të rrafshët dhe të bukur.

* Ekzistojnë shumë ushtrime për stomak të rrafshët. Shtrijuni në dhe ngriheni vetëm pjesën e sipërme të trupit, ndërsa pjesa e poshtme të jetë e puthitur për dysheme.

* Bëjeni një seri ushtrimesh në atë mënyrë që të ngrini pjesën e poshtme të trupit, ndërsa e epërmja të mbetet rrafsh dhe në gjendje të qetë. Njëra nga mundësitë është edhe “vozitja e biçikletës” në ajër apo seria e ushtrimeve e ngritjes së pjesës së sipërme të trupit në drejtim të këmbës tjetër. Në fund shtrijuni anash dhe në mënyrë alternative ngrini këmbën e sipërme, pastaj ndërrojeni anën dhe përsëriteni ushtrimin me këmbën tjetër, transmeton Telegrafi.

3. Argëtimi në krahë

Të gjithë e dimë se më së vështiri është t’ia fillosh ushtrimeve. Mirëpo, nëse fillimin e kuptoni si argëtim të mirë, ndoshta pas një kohe do t’ju pëlqejë.

* Ekspertët e fitnesit thonë se çdo ushtrim është i dobishëm vetëm nëse ju paraqet edhe kënaqësi. Nëse bëni pjesë te ata dembelët, të cilët në mëngjes vështirë zgjohen, ju propozojmë të ushtrinë të shtrirë në çarçafë.

* Pas ose para ushtrimeve të barkut, sipas dëshirës, argëtohuni duke ngritur këmbët dhe duke shtrirë trupin sa më shumë që mundeni. Kombinoni ushtrimet duke e hedhur këmbët mbi kokë, pastaj njëherë njërën e njëherë tjetrën, vozitni biçikletën në ajër.

4. Nxisni muskujt e thellë

* Ushtrimi në top mund të jetë shumë argëtues dhe i dobishëm. Meqë topi nuk është stabil, duke ushtruar në të i kundërviheni gravitacionit dhe në atë mënyrë i angazhoni shumë muskujt e brendshëm stabilizues. Forcimi i këtyre muskujve mund të ndikojë në mënyrë preventive në lëndimet e shpinës, gjunjëve, nyjave të krahëve.

* Ulja në top aktivizon punën e muskujve të shpinës dhe të barkut. Në këtë mënyrë do të nxisni qëndrimin e drejtë dhe vertikal.

* Argëtohuni duke kërcyer mbi top dhe nxisni shkrirjen e kalorive të tepërta.

* Është me rëndësi madhësia e topit, sepse kur uleni në të, ijët dhe gjunjët duhet të jenë në shkallën prej 90 gradësh. Personave të cilët janë të gjatë deri në 165 cm u nevojitet topi me perimetër 55 cm; atyre nga 165 deri në 180 cm perimetri i topit prej 65 cm, ndërsa atyre mbi 180 cm topi prej 75 cm.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kështu dashurojnë shenjat e horoskopit

Lifestyle

Kështu dashurojnë shenjat e horoskopit

Kombinimi i dashurisë dhe i hormoneve është shumë i fuqishëm, kjo është e sigurt. Ne mund të mos duam ta pranojmë që bëhemi të bezsdisshëm kur biem në dashuri, por dashuria...

Foto e Ditës/ Elisabeth Millard mbledh deputetet, diskutohet fuqizimi i grave

Politikë

Foto e Ditës/ Elisabeth Millard mbledh deputetet, diskutohet fuqizimi i grave

Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Elisabeth Millard dhe e Ngarkuara me Punë Leyla Moses-Ones u takuan me Aleancën e Grave Deputete të Parlamentit shqiptar...

Arrestohet një avokate, nën hetim dhe një prokuror

Aktualitet

Arrestohet një avokate, nën hetim dhe një prokuror

Një avokate është arrestuar gjatë ditës së sotme për korrupsion, ndërsa nën hetim është vënë edhe një prokuror. Arrestimet janë bërë në Tiranë, ndërsa Krimet e Rënda kanë bllokuar prej 4...