Bukuria natyrale e flokëve gështenjë që propozohet nga modelet franceze

Hënë, 23 Prill 2018 15:02

Nuk është gjithnjë e nevojshme të provoni ngjyra apo modele ekstreme flokësh. Ndonjëherë (ose gjithmonë) janë pikërisht gjërat e thjeshta ato që garantojnë bukurinë. Këtë vit, stilistja e flokëve të L’Oreal, Paola Valentini, propozon pikërisht nuancat natyrale të flokëve gështenjë.

Gjithandej nëpër botë, në fusha të ndryshme, bota po rikërkon natyralitetin, sado që në këtë rast duhet të jesh sërish në duart e profesionistëve që të dukesh si modelet e fotografive. Në çdo rast, për flokët, është më e thjeshtë sepse mund të arrish një ngjyrë apo model të caktuar nëse i tregon parukierit fotografinë e një modeli. Nuk ndodh njësoj kur vjen fjala te celuliti apo make-up-i, sepse modelet e revistave janë krejt ndryshe nga realiteti.

Tendenca e flokëve gështenjë ka filluar të shpërndahet nga selfie-t e modeleve, sidomos atyre franceze, që po i bëjnë vajzat të kthehen sërish te tonet natyrale të flokëve!

Modifikuar më Hënë, 23 Prill 2018 15:16

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Globi

Facebook nuk do të ofrojë më staf në fushatat politike

Facebook nuk do të dërgojë staf për të punuar në zyrat e fushatave politike gjatë zgjedhjeve, ka njoftuar kompania. Rrjeti social ofronte staf të përkushtuar për fushatat politike duke i ndihmuar...

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Lifestyle

Instagrami vs. Realiteti: Fotot perfekte janë gënjeshtër e madhe

Ne të gjithë jemi familjarë me fotot perfekte të Instagramit, të cilat gjithmonë duken shumë të bukura për të qenë të vërteta. Ne nuk jemi gjithmonë të veshur bukur dhe...

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

Shëndeti

Kjo tortë e shijshme i ka vetëm tre përbërës

A dëshironi të pregatisni një ëmbëlsirë të shijshme, që njëkohësisht të jetë e lirë dhe jo më shumë përbërës? Mendoni se është ve vështirë, apo më keq akoma, e pamundur? Atëherë...