5 mënyra gjeniale për të kaluar kohën pa smartphone-in tënd

E Enjte, 26 Prill 2018 20:43

Secili nga ne, e kontrollon telefonin celular afërsisht 80 herë brenda një dite. Pra, nëse ia del të mos e hapësh celularin çdo 30 sekonda, je praktikisht një superhero. Të jemi të sinqertë, kjo nuk është aspak e mirë. Të kalosh shumë kohë kërrusur mbi celular mund të sjelli probleme me shpinën dhe  qafën, ul nivelin e përqendrimit e madje çon në shtim kilesh. Pra, nëse jeni duke pritur në radhë në një dyqan ushqimesh dhe ke 46 sekonda për të shtyrë, mos kontrollo Instagramin. Në vend të tij, provoni një nga mënyrat e këndshme për të kaluar kohën të cilat janë renditur më poshtë.

1.Përhumbu

Një studim i ri na tregon se ëndërrimi me sy hapur, në kundërshtim me imazhin e tij si një veprim budallai përtac, mund të ndihmojë në përmirësimin e humorit dhe të mprehtëson mendjen.

2.Lexo

Libra. Revista. Gazeta. I mbani mend këto? Tani, le të bëjmë ca llogari. Së pari, bëni një test për shpejtësinë e leximit. Në qoftë se je një njeri normal, do të lexosh afërsisht 200 fjalë për minutë. Më pas, llogarit mesatarisht, se sa kohë harxhon duke pritur në ditë. Ndërkohë që pret në radhë, për drekën, për kafen, shumë thjesht mund ta shfrytëzosh këtë kohë për të ndriçuar mendjen me njohuri të reja dhe të marrësh kënaqësinë e pazëvendësueshme që të fal letërsia.

3.Medito

Meditimi të ndihmon të zhdukësh stresin, të përmirësosh presionin e gjakut dhe mbi të gjitha, të stabilizosh ndjenjat e lumturisë. Yi-Quan, është një lloj arti marcial në Kinë, i cili zotëron një teknikë meditimi që mund ta praktikosh në këmbë dhe pa lëvizur.

4.Bëj ushtrime fizike

Po, mund të dukesh si i çmendur në sytë e të tjerëve. Por nëse ke 15 minuta për të shtyrë, është shumë më e dobishme se sa të lëvizje vetëm gishtin e madh para-prapa mbi ekranin e sheshtë.

5.Telefono mamanë

Teknikisht, je duke përdorur celularin, por të paktën kësaj rradhe për qëllime më të lartësuara. Sipas disa studimeve të kryera së fundmi, kur dëgjon zërin e mamas tënde, Oxytocina, e cila është një hormon që zbut stresin, fillon të riprodhohet shpejt. Kështu që dëgjojeni mamin. Telefonojeni më shpesh. Madje s’keni nevojë as për smartphone për ta bërë këtë.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Juventus i ofron një mundësi të dytë yllit të Real Madridit

Sport

Juventus i ofron një mundësi të dytë yllit të Real Madridit

Zonja e Vjetër ende ka besim në Szczesny Por, Juventus i ka ofruar një mundësi të dytë portierit rebel të Real Madridit, Keylor Navas, sipas Corriere di Torino (via CalcioMercato). Navas i...

Numri i personave të zhdukur në Kaliforni nga zjarri shkon në 631

Globi

Numri i personave të zhdukur në Kaliforni nga zjarri shkon në 631

Numri i njerëzve që mungojnë në Kaliforninë veriore të përfshirë nga zjarret shkatërruese  ka arritur në më shumë se 600 persona dhe janë gjetur shtatë trupa të tjerë, sipas autoriteteve...

Si do të jetë moti ditën e sotme

Aktualitet

Si do të jetë moti ditën e sotme

Deri në mesdite vendi ynë paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta. Pasditja sjell zhvillim të vranësirave lokale në veri-verilindje duke lënë në ndikimin e motit të kthjellët dhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!