Quajnë vajzën "Blu", thirren në prokurori

Tuesday, 22 May 2018 18:04

Prindërit e një vajze një vjeç e gjysmë, kanë quajtur të bijën "Blu" dhe për këtë janë thirrur në prokurorinë e Milanos për të korrigjuar certifikatën e lindjes, shkruan tgcom.

Në rast mosparaqitjeje, do të jetë gjykatësi ai që do të vendosë emrin e vogëlushes, referuar ligjit italian sipas të cilit "emri i fëmijës duhet të korrespondojë me gjininë e tij".

Në letrën e thirrjes nga gjykata shkruhet: Duke marrë parasysh që bëhet fjalë për një emër modern, lidhur me termin anglez Blu dhe nuk mund t'i përshtatet një personi të seksit femëror, certifikata e lindjes duhet korrigjuar, duke i vënë një tjetër emër të gjinisë femërore, i cili mund të zgjidhet nga prindërit gjatë seancës gjyqësore."

Babai i vogëlushes, Luca rrëfen: "Nëse të enjten nuk do të kemi një emër, atëherë do të jetë gjykatësi ai që do t'ia vërë emrin vajzës sonë.

Kur i vumë emrin vajzës, na lajmëruan që ekzistonte mundësia të dilte një problem i tillë, por çdo vit, sipas të dhënave të Istat (Instituti i Statistikave Italiane), ka afërsisht 7 vajza me këtë emër.

Nuk e prisnim që do të na duhej t'i ndërronim emrin vajzës pas një viti e gjysmë, kur tanimë edhe vajza e di që quhet Blu dhe kjo është e shkruar kudo."

Çifti do të përpiqet të bindë gjykatësit, me statistika në duar, që emri përdoret gjerësisht tek femrat.

Sipas të dhënave, në Itali në 2016-n kishte 6 vajza me emrin Blu.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Propozimi I Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm, Nishani: Ja çfarë do të bëja po të isha President...

Politikë

Propozimi I Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të Brendshëm, Nishani: Ja çfarë do të bëja po të isha President...

  Ish Presidenti, Bujar Nishani ka treguar se si do të vepronte sa I përket propozimit për të dytën herë nga Kryeministri Rama të Sandër Lleshajt për postin e Ministrit të...

Haradinaj: Lista Serbe nuk mund të rrëzojë qeverinë

Bota Shqiptare

Haradinaj: Lista Serbe nuk mund të rrëzojë qeverinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj u shpreh se Qeveria mund të bjerë, por jo për shkak se ka marrë një vendim prej të cilit siç tha ai “është hidhëruar Lista...

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia në Elbasan mes flakësh

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit, shtëpia në Elbasan mes flakësh

Është përfshirë nga flakët një banesë në Elbasan pasi shpërtheu një bombol gazi.Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Katundi Ri, ku si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!