LSI, 7 propozime të reja për zgjedhjet, Meta flet për sfida

meta

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk heq dorë nga kërkesa e saj për t’u kthyer te listat e hapura zgjedhore. Ky është një nga 7 propozimet që grupi parlamentar i LSI-së i ka dorëzuar Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ku mes të tjerash trajtohen edhe çështjet e transferimit të votuesve si dhe shitblerja e votës. Ilir Meta flet në mediat e Prishtinës për sfidat e veçanta që partia e tij do përballet në zgjedhjet e reja

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta ende nuk tregon nëse do të jetë kandidat për President të Shqipërisë, mirëpo, thotë se më 18 qershor, ai do të jetë kryetar i LSI-së, pasi partia e tij do të ketë një rezultat pozitiv. Këtë pohim, kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, e bëri për “Express”. Lidhur me koalicionin me PS-në ai thotë se kemi sfida të tjera që s’na lejojnë. “E kam dhënë një përgjigje të qartë për këtë çështje. Shqipëria ka më 18 qershor zgjedhje dhe e kam bërë të qartë që edhe më 19 qershor do të jem Kryetar i LSI-së, që do të thotë se rezultati i saj do të jetë mjaftë pozitiv dhe unë do të kem arsye të vazhdoj udhëheqjen e kësaj force politike. Lëvizja Socialiste për Integrim pa asnjë diskutim që do të përmbush gjithë detyrimet e saj, sipas marrëveshjes së koalicionit me PS-në, sepse kemi mjaft sfida, të cilat nuk na lejojnë të humbasim asnjë minutë me çështje më pak të rëndësishme, siç është përfundimi i reformës zgjedhore, thellimi i zbatimit të dekriminalizimit dhe zbatimi i plotë i tij, vazhdimi i reformës në drejtësi dhe garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, një sfidë mjaft e rëndësishme. Në këtë drejtim, këto çështja kanë vëmendjen më të madhe tonën”, tha Meta. Kryetari i LSI-së flet edhe për arrestimin e Haradinajt, ndërsa thotë se ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë si pasojë e fletë arrestit të Serbisë, do të ndikoj drejtpërdrejt në raportet mes Shtetit të Kosovës dhe Beogradit. Meta, gjatë ditës së diel ka qëndruar në Partinë e Ramush Haradinajt, për të cilin thotë se është simbol i gjithë shqiptarëve, ndërsa shpreson se shpejt do të kthehet në Kosovë.

për Kosovën.

LSI, 7 propozime për reformën zgjedhore:Kërkon kthimin e listave të hapura/Lëvizja Socialiste për Integrim nuk heq dorë nga kërkesa e saj për t’u kthyer te listat e hapura zgjedhore. Ky është një nga 7 propozimet që grupi parlamentar i LSI-së i ka dorëzuar Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, ku mes të tjerash trajtohen edhe çështjet e transferimit të votuesve si dhe shit-blerja e votës. Listat e hapura nuk gjetën mbështetjen e asnjë prej dy partive të mëdha, por kjo nuk pengoi LSI-në që ta prezantojë edhe zyrtarisht  propozimin e saj, me arsyetimin se forcon demokracinë direkte dhe kufizon pushtetin diskrecional të partive dhe kryetarëve, duke u dhënë mundësinë votuesve të zgjedhin të preferuarit e tyre mes kandidatëve të propozuar nga një forcë politike. Ky është një nga 7 propozimet që Petrit Vasili, në emër të grupit parlamentar të LSI-së, i ka dorëzuar Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore, ku ndër të tjera, kryetarit të partisë i hiqet e drejta për të qenë në më shumë se një listë zgjedhore. Nisur nga përvoja e zgjedhjeve vendore të vitit 2015 dhe fenomenit të transferimit të votuesve, LSI propozon një ndryshim edhe për sa i përket listës së zgjedhësve. Kjo listë, sipas propozimet, duhet të përfshijë vetëm ata zgjedhës që kanë vendbanimin e regjistruar në një zonë të caktuar, deri në datën e shpalljes me dekret të datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës. Të një natyra më teknike janë propozimet e tjera, siç rasti i ashpërsimit të dënimit për ata që blejnë votën, duke e konsideruar atë jo kundërvajtje penale por krim. Një tjetër pikë propozon ashpërsimin e ndëshkimit për fotografimin e votës, ndërsa ashpërsohen edhe masat për sa i përket transparencës financiare të partive. Këtyre të fundit u lihet vetëm 24 orë kohë që të deklarojnë shpenzimet dhe burimet financiare për çdo aktivitet politik. Përndryshe, dënohen me gjobë deri në çrregjistrimin e partisë, nëse shkelja përsëritet. Për të përshpejtuar nxjerrjen e rezultatit, LSI propozon shtimin e grupeve të numërimit si dhe kalimin nga 90 ZAZ në 200 të tilla, me nga rreth 20 mijë votues secila. Në fund, propozohet heqja e Komisionit të Qendror të Zgjedhjeve si shkallë e parë e ankesave zgjedhore, duke kaluar çdo ankimim direkt në Kolegj Zgjedhor. Dorëzimi i këtyre kërkesave të LSI-së, erdhi një ditë para mbledhjes së Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, parashikuar për të martën rreth orës 12:30.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>