LSI paralajmëron: “Rama mund të jetë një i pandehur shumë shpejt”

Rama mobilizoi Policinë në fushatë, LSI letër Kryeprokurores Marku: “Në ç’fazë kanë shkuar hetimet”?

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ka nisur takimin e parë për vitin 2018 me një bashkëbisedim me gazetarët për situatën politike në vend. Gjatë diskutimit me gazetarët, Kryemadhi ka paralajmëruar se Rama shumë shpejt do të jetë një i pandehur. Këtë deklaratë, kryetarja e LSI e bëri teksa e pyetur nga gazetarët nëse LSI-ja siç pretendon Rama i trembet Drejtësisë. Kryemadhi theksoi se LSI-ja nuk e njeh frikën, as ajo vetë personalisht, por është kryeministri që mund të jetë një i pandehur për mënyrën si ka vepruar. “Sa të duash ka prova por një nga këto ne kemi një akt padi që kemi dorëzuar në prokurori, përsa i përket zgjedhjeve të 201ç, ku në mënyrë flagrante hapur publike z.Rama i bëri thirrje policisë së shtetit për të përfshirë në proces zgjedhor, në rrëmbimin e votave ndaj LSI, për PS në këmbim të vendit të punës apo të kapelës së policit dhe deri më sot nuk është bërë absolutisht asgjë me dijenitë tona, megjithatë ne do ta ridërgojmë edhe njëherë akt padinë tonë kundër kryeministrit të Rilindjes për shkelje të Kushtetutës. Dhe shkelja e Kushtetutës dhe shpërdorimi i detyrës është një nga aktet më të rënda.

Rama mobilizoi Policinë në fushatë, LSI letër Kryeprokurores Arta Marku

“Në ç’fazë janë hetimet nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme për thirrjet antikushtetuese të kryeministrit

LSI i është drejtuar me një letër Prokurores së Përgjithshëm, Arta Marku në lidhje me dhënin e informacionit për një padi ndaj kryeministrit Edi Rama. Padia ka lidhje me thirrjen që kryeministri Rama bëri  për pjesëmarrje të policëve në fushatën e kaluar. “Lëvizja Socialiste për Integrim ka dërguar pranë institucionit tuaj një material të detajuar me nr. 142/2 prot, datë 17. 06. 2017 me lëndë: ‘Përcillen shqetësime mbi veprimet antiligjore dhe thirrjet antikushtetuese të kryeministrit të vendit gjatë mitingut elektoral në Kuçovë për pjesëmarrje dhe aktivizimin e punonjësve të policisë së shtetit në fushatë dhe aktivitet elektoral në mbështetje të PS’, ku provohet shkelja e ligjit dhe kushtetues nga ana e kryeministrit Edi Kristaq Rama”. “Kërkojmë nga ana juaj, të na informoni mbi hetimin e kësaj çështje nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme”, përfundon kërkesa e LSI-së.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>