LSI shigjeton e para deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman

luan-rama-jpg

Luan Rama: Deklarata të tilla nuk i shërbejnë dialogut politik në vend

Nënkryetari i LSI, Luan Rama, në një prononcim për mediat, ku paraqiti kandidaturat  për komisionet ad-hoc të Vettingu-t, përcolli edhe disa mesazhe të forta në lidhje me krizën politike dhe zhvillimet e fundit pas vizitës së dy ditëve më parë të kryediplomatit gjerman në Tiranë. Teksa iu përgigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me deklaratën e fortë të ministrit të Jashtëm gjerman Gabribel, kundër protestës së opozitës, Luan Rama u shpreh se deklarata të tilla nuk i shërbejnë dialogut politik në vend. Rama vazhdoi më tej duke shtuar se zgjidhja për krizën duhet të vijë nga politikanë shqiptarë dhe jo nga të huajt. “Qëndrimet e ndërkombëtarëve janë të dobishme për aq sa janë të balancuara dhe konstruktive. Çdo njëanshmëri nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës. Problemi është krijuar këtu, problemi është krijuar për shkak të papërgjegjshmërisë politike të shqiptarëve dhe zgjidhja duhet të vijë nga dominimi i arsyes dhe i vetëdijes që interesat e vendit janë prioritare dhe për t’u shmangur edhe një herë e theksoj marrëzisë. Boll kosto kanë krijuar në këtë vend për qytetarët shqiptarë por edhe për tërë procesin e integrimit të Shqipërisë, marrëzitë politike. Ka ardhur koha e përgjegjësisë politike dhe e arsyetimit mbi bazën e prioritetit që merr interesi i vendit dhe interesi i qytetarëve shqiptarë. Është urgjente, është e rëndësishme ulja në tryezën e dialogut dhe gjetja e zgjidhjes për të realizuar zgjedhje në të mirë të interesit të qytetarëve shqiptarë”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të LSI.

Nënkryetari i LSI: Prioritare janë zgjedhjet me standarde ku të përfshihen forcat opozitare/ Kreu i Grupit Parlamentar të LSI Luan Rama në konferencën e djeshme theksoi se problemi më i madh në vend janë zgjedhjet dhe detyrimi i klasës politike e kryesisht mazhorancës për të realizuar zgjedhje me standarde. Gjithashtu sipas Ramës është tepër e rëndësishme përfshirja e opozitës në zgjedhje. “Problemi i madh në këtë vend janë zgjedhjet. Dhe detyrimi i madh që ka padyshim e gjithë klasa politike, por veçanërisht detyrimi i madh që ka mazhoranca, për shkak të përgjegjësive që ka si mazhorancë e votuar nga sovrani për të qeverisur dhe për të realizuar zgjedhje sipas standardeve është dialogu me opozitën, përfshirja e opozitës në zgjedhje, si një domosdoshmëri, si një kusht jetik i rëndësishëm, si një vlerë e një shoqërie të matur dhe të pjekur demokratike, pra për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje. Për të realizuar më në fund Shqipëria pas 27 vitesh një sagë problematike dhe shqetësuese me zgjedhje gjithnjë të kontestuara, zgjedhje sipas standardeve, zgjedhje të lira e të barabarta, transparente dhe ku secili aktor politik në garë të ketë mundësi të konkurroi dhe të shpalosë alternativën e vet. Zgjedhjet janë të parat dhe ne jemi të angazhuar e ftojmë të gjitha partitë politike, në mënyrë të veçantë ato parlamentare, të ngrihen në nivelin e përgjegjësive që kërkon ky moment i rëndësishëm për fatet e vendit”, tha Rama.

Presidenti Nishani: Duhet dialog për të arritur kompromisin/ Presidenti i Republikës Bujar Nishani në një prononcim për mediat të dhënë nga qyteti i Beratit, u ka bërë thirrje partive politike që të ulen në dialog për të zgjidhur krizën politike që po mban peng vendin. Kreu i shtetit nënvizoi se nuk mund ta shkëpusim aktivitetin politik dhe qëndrimet politike ndaj zhvillimeve të ndryshme në vend, sepse ky është sistemi që ne kemi ndërtuar. “Historia na ka mësuar që dialogu është mjeti më i mirë, por përmes dialogut arrihet edhe kompromisi, mirëkuptimi dhe respektimi i standardeve, të cilat janë të detyrueshme për të gjitha palët. Vendimmarrësit e angazhimeve në të gjitha fushat, përfshi edhe atë të kulturës, janë në sistemin politik dhe unë do të theksoja se sa i rëndësishëm është dimensioni civilizues, dimensioni i një kulture të maturuar, i një bashkëpunimi, i një respekti reciprok përmes politikës dhe akteve politike, sjelljes politike dhe angazhimit institucional, në mënyrë që vlerat e kulturës dhe civilizimit të jenë të jetësuara jo vetëm në trashëgiminë kulturore por edhe tek sjellja e përditshme e institucioneve dhe aktorëve që përbëjnë këto institucione”, deklaroi Nishani. Kreu i shtetit nuk pranoi të komentonte deklaratat e bëra nga ministri i Jashtëm gjerman në Shqipëri, ndërsa ka theksuar se shqiptarët meritojnë të jetojnë si të barabrtë me qytetarët e vendeve të BE, ku synojnë të integrohen.

1 Koment

  1. ZEKIJE BRAHO SHBA

    19/04/2017 at 20:52

    Kur vendi drejtohet nga nje ktyeminister injorant, I cili e ka pranuar vete gjate intervistes se gazetares XHUNGA bere ketij idiotit, patjeter qe keto rezultate negative do te presi vendi, injorantet gjithmone shkojne pas atyre qe I ngjajne, se me njerezit e zgjuar, intelektuale te mirefillte, keta te fundit nuk kane mundesi qe te komunikojne, prandaj PD dhe te gjithe intelektualet e saj duhet te bejne nje pune shume te madhe per te thithur pas vetes nje pjese te madhe te atyre qe mashtrohen me nje shume te vogel parash te perfituara nga droga dhe nga trafiqet e te gjitha llojeve, duhet te meren intervista nga shume njerez neper rruge e biznese, shkolla e familje, duke I thene te verteten e asaj qe po ndodh ne vend, I kthyer ne hambarin e droges, pasojat e te ciles jane shume fatale per shendetin, jeten ne familje, shkaterimin e familjeve shqiptare, sjelljen e injorances ne popull, ku si rezultat I ketij fenomeni, do te mbeten gjithmone te varfer, jashte BE, askush nuk do t’i pranoje ne gjirin e saj, gjithmone do te jene hyzmeqare dhe sherbetare te Mafias komuniste. Ju uroj fat se shpejti dhe mos u perkulni asnjehere ndaj Mafias komuniste se bashku me SHBA do beni me te miren.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>