Lubonja: “Pas rrëzimit të shtetit-fasadë, të ngrihet një strukturë e re shtetërore”

auto_fatos_lubonja1477810771

Analisti i njohur bën prognozën e tij për gjendjen politike në vend

Zhvillimet e herëpashershme nga ‘Çadra e Lirisë’ së ngritur nga opozita shqiptare prej ditës 18 shkurt, kur u mbajt edhe protesta madhështore me rreth 500 mijë pjesëmarrës, janë kthyer në temë debati në studio televizive, por edhe janë analizuar nga analistë të ndryshëm si për të konfirmuar situatën e tensionuar politike dhe për të nxjerrë në pah skenarët e mundshëm që do ta pasojën këtë qëndresë qytetare. Në kuadër të këtyre artikujve, analisti Fatos Lubonja për gazetën Panorama teksa ka analizuar kërkesat më thelbësore që janë artikuluar nga kreu i PD Lulzim Basha përpara protestuesve, ka theksuar se për opozitën shqiptare është jetike krijimi i një qeverie teknike, e cila do të mund të garantojë zgjedhje të lira dhe t’i hapë rrugë zbatimit sipas Kushteutës të reformës në Drejtësi. Për Lubonjën kërkesa për krijimin e një “Republike të re” dhe shkëputjen e pushtetit nga bandat dhe krimit është në thelb një tezë, prej së cilës opozita kërkon ta rrëzojë qeverinë Rama e t’i hapë rrugë një ri formatimi institucional. Sipas analizës që ai i bën skemës, të cilën po ndjekë opozita për të kanalizuar kauzat e saj, Lubonja shprehet se Lulzim Basha dhe të tijtë  po luajnë duke mbajtur një këmbë në terrenin institucional dhe një tjetër në atë jashtë-institucional, por në Shqipërinë aktuale edhe sikur opozita të posedojë prova të mjaftueshme, nëpërmjet të cilave prokuroria të niste hetimet dhe të vërtetonte akuzat ndaj kryeministrit Rama për korrupsionin dhe krimin e organizuar, kjo nuk do të ndodhte pasi sistemi jonë i drejtësisë është i rrënuar dhe i kapur nga qarqe kriminale dhe politike. Ndaj edhe fakti që Lulzim Basha dhe aleatët e tij kanë bojkotuar Parlamentin dhe kanë kërkuar një qeveri teknike është një mjet për t’i treguar ndërkombëtarëve se situata po shkon drejt destabilizimit dhe duhen ndërmarrë hapa konkretë për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Gjithashtu ajo që Lubonja përpiqet të theksojë në shkrimin e tij është fakti se ndryshe nga përmbysja që Rama i bëri Berishës në 2013, prej së cilës pavarësisht premtimeve vijoi të ruante status-quonë e institucioneve dhe shtetit fasadë, opozita aktuale kërkon që me anë të zgjedhjeve të lira t’i hapë rrugë një strukture të re shtetërore që do të mund të garantojë punë për të shembur fasadën. Ai vijon më tej duke theksuar se në harkun kohor të tre muajve rrezikon të shembet e gjithë fasada dhe ne të mbetemi pa institucionet e drejtësisë, sepse, ndërsa e vjetra po vdes, e reja ka lindur e vdekur dhe ndërkombëtarët nuk kanë më autoritetin që kanë pasur për ta rivendosur atë, pasi kanë neglizhuar të shohin e luftojnë punën e mbrapshtë që bëhet pas saj nga qeveritë me të cilat janë bërë gjithmonë aleate.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>