“Lufta civile” në mazhorancë/Vasili-Ramës: “E kishe vetëm gjithë policinë, kanabizove Shqipërinë”

vasili-kot

Kryetari i LSI Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratën e përsëritur të Kryeministrit Edi Rama se do që timonin e qeverisjes ta ketë i vetëm dhe me asnjë parti të tjerë. Në një status në Facebook, Vasili shkruan se nëse Rama do ta kishte vetëm të gjithë Qeverinë, vendi do të kishte shkuar në greminë, njësoj siç ndodhi me policinë që u kanalizua gjithë Shqipëria. “Rama i do gjërat që t’i ketë vetëm. E pati policinë të gjithën vetëm dhe e përmbyti Shqipërinë me drogë. Po ta kishte vetëm të gjithë qeverinë, do ta hidhte Shqipërinë në greminë”, shkruan Vasili në Facebook.

Alarmi -Antidroga italiane: Rritje drastike e trafikut të drogës nga Shqipëria/Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali publikoi raportin për vitin 2016 lidhur me trafikun e drogës. Siç raportojnë mediat italiane, në raport vlerësohet një rritje e ndjeshme e trafikut të marijuanës në të dy anët e Kanalit të Otrantos, mes Shqipërisë dhe Italisë. Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali publikoi raportin për vitin 2016 lidhur me trafikun e drogës. Siç raportojnë mediat italiane, në raport vlerësohet një rritje e ndjeshme e trafikut të marijuanës në të dy anët e Kanalit të Otrantos, mes Shqipërisë dhe Italisë. Raporti vlerëson se, vitin e kaluar është vënë re një rritje e ndjeshme e sekuestrimeve të marijuanës, në 41.6 tonë, apo gati 347.15% më shumë në krahasim me vitin 2015. Sipas dokumentit, rritja është në kontrast absolut me vitin e shkuar, kur kishte më pak aktivitet në trafikun e narkotikëve. Pjesa më e madhe e marijuanës u dërgua përgjatë vitit 2016 nga Shqipëria, me gomone nga rajoni i Vlorës, apo përmes automjeteve kryesisht nga Porti i Durrësit. Të dhënat e Antidrogës italiane flasin për një bashkëpunim të grupeve të krimit të organizuar, shqiptare dhe italiane, të cilat shfrytëzojnë pozitën e veçantë gjeografike të rajonit. Sipas raportit, ky rajon është në qendër të rrugëve kryesore të Mesdheut, në veçanti Ballkanit, ku është përqendruar kohët e fundit trafiku i marijuanës nga Shqipëria. Ai tregon po ashtu se Italia është ndër konsumatorët më të mëdhenj të marijuanës në Europë, duke u renditur pas Francës me rreth 19% të të rinjve nga mosha 19-34 vjeç. Shqiptarët zotërojnë ekskluzivisht intenerarin Ballkan-Itali, të trafikut të drogës, ose më konkretisht janë padronët e kanalit të Otrantos, vlerësohet në një tjetër raport të autoriteteve italiane.

 

 

1 Koment

  1. myslim

    12/06/2017 at 22:05

    vazhdoni luften kundra kulisheve te partis punes

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>