Lulzim Basha: Fushata e Edi Ramës kundër kanabisit duhet të nisë me Tahirin, beun kryesor të kanabisit  

lulzim-basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas shpalljes së Ramës se do të zhdukë të gjitha bandat e drogës në vend. Në një postim në facebook, kreu i PD i ka përmendur kryeministrit se duhet të nisë aksionin nga kabineti i tij dhe njerëzit më të ngushtë të qeverisë. Kreu i PD gjithashtu thotë se i vetmi heroizëm i Ramës është arrestimi i keqbërësve të vegjël dhe jo i atyre që kanë lidhje më pushtetin

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas shpalljes së Ramës se do të zhduk të gjitha bandat e drogës në vend. Në një postim në facebook, kreu i PD i ka përmendur kryeministrit se duhet të nisë aksionin nga kabineti i tij dhe njerëzit më të ngushtë të qeverisë duke argumentuar se pse duhej nisur pikërisht nga ata. Sipas Lulzim Bashës, që kryeministri Rama të faktohet serioz në luftën kundër drogës, duhet të shkojë tek përgjegjësit, Saimir Tahiri, Klement Balili dhe Agron Xhafa. Kreu i PD gjithashtu thotë se i vetmi heroizëm i Ramës është arrestimi i keqbërësve të vegjël dhe jo i atyre që kanë lidhje më pushtetin.  “Me seriozitetin tragjiko-komik që e ka pushtuar, Edi Rama shpalli sot para botës një tjetër betejë historike: luftën heroike kundër kanabisit dhe grupeve kriminale të lidhura me drogën. Por, tashmë, dihet se heroizmi i vetëm i Ramës është të arrestojë keqbërësit e vegjël, ata që nuk janë aq të mëdhenj sa të kenë lidhje me pushtetin. Koka e kthimit të Shqipërisë në plantacion kanabisi është Saimir Tahiri, aq sa edhe partnerët e huaj i vunë ultimatumin Ramës për largimin e tij, si kurrë ndonjëherë. Por ata që presin që aksioni i Ramës të prekë Tahirin do të zhgënjehen. Trafikanti ndoshta më i madh i drogës në Shqipëri është Klement Balili, të cilin e Edi Rama e la të lirë edhe pse e kërkonte qeveria e SHBA-ve, sepse po të fliste Balili rrëzohej gjysma e ministrave. Prandaj, ata që presin që me aksionin e tij Rama të arrestojë Balilin do të zhgënjehen. Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Evropë është vëllai i Fatmir Xhafës, por ata që presin që aksioni i Ramës ta arrestojë atë do të zhgënjehen, gjithashtu. Aksioni i Edi Ramës do të arrestojë ca fshatarë të varfër dhe ca kriminelë të vegjël. Kriminelët e vërtetë do të qeverisin vendin së bashku me Ramën. Derisa populli t’i largojë”, tha Basha.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>