Lulzim Basha: Më 7 maj e gjithë Shqipëria në Kavajë

basha-me-kav

Kryetari i opozitës ka bërë thirrje që më 7 Maj e gjithë Shqipëria të jetë në Kavajë për të mos lejuar votimin-farsë të diktuar nga krimi. Nga Çadra e Lirisë, kreu Basha theksoi se 7 maji do të jetë data e atakut kardiak total të republikës së vjetër, pasi duke pamundësuar zgjedhjet kriminale, do të pamundësohet rikthimin de jure dhe de facto i Kavajës në duart e Elvis Rroshit numër 2

Deklarata/ Pas 18 Qershorit refuzim paqësor çdo ligji e takse, mosnjohje të institucioneve të ‘Republikës së Vjetër’

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se më 7 Maj e gjithë Shqipëria do të jetë në Kavajë për të mos lejuar votimin farsë të diktuar nga krimi. Nga Çadra e Lirisë, kreu Basha u shpreh se 7 maji do të jetë data e atakut kardiak total të republikës së vjetër, ndërsa duke pamundësuar zgjedhjet kriminale, do të mund edhe të pamundësojnë rikthimin de juro dhe de facto të Kavajës në duart e Elvis Rroshit numër 2, që Kavaja e shporri me ligjin e dekriminalizimit. Kryetari Basha i bëri thirrje qytetarëve të refuzojnë institucionet e dala nga zgjedhjet e 18 qershorit. “Data 7 maj do të jetë data e atakut kardiak total të republikës së vjetër. Me 7 maj, në kryeqytetin e lirisë dhe të demokracisë, në Kavajën e fisnikërisë dhe të burrave dhe të grave trime, që u ngritën të parët – askush nuk e harron, te gjithë ju jemi mirënjohës – Kavaja është në këmbë, Kavaja është e vendosur. Por ndryshe nga 11 korriku i vitit 1990, që është shkruar me gërma të arta në historinë e demokracisë, më 7 maj Kavaja nuk do të jetë vetëm, e gjithë Shqipëria do të jetë në Kavajë dhe me Kavajën. E gjithë Shqipëria do të jetë në Kavajë dhe me Kavajën dhe të bashkuar do t’i japim grushtin vdekjeprurës republikës së vjetër. Qindra mijë shqiptarë të ndershëm, që do të bashkohen në Kavajë me datën 7 maj, në një bashkim gjigant dhe të paparë ne 27 vite pluralizëm, se bashku me mijëra banorë të Kavajës dhe në ballë me rininë e Kavajës, do të pamundësojnë zgjedhjet farsë, votimin farsë të diktuar nga krimi. Do të pamundësojmë  rikthimin de juro dhe de facto të Kavajës në duart e Elvis Rroshit, që Kavaja e shporri me ligjin e dekriminalizimit, me ndihmën e qëndresës sonë të bashkuar, dhe së bashku me 7 maj, ne do t’i japim republikës së vjetër goditjen finale. Të vendosur dhe në paqe totale asnjë lule dhe asnjë fije bari nuk do të preket. Por asnjë qytetar i vetëm i Kavajës nuk do detyrohet nga krimi, nga droga dhe  republika e qeverisë së vjetër në një proces fasadë, në një farsë elektorale, sepse një proces të tillë nuk do të ketë, në 7 Maj në Kavajë, dhe as në 18 Qershor në Shqipëri”, tha Basha. Më tej, Basha i bëri thirrje qytetarëve të refuzojnë institucionet e dala nga zgjedhjet e 18 qershorit. “Me 18 Shkurt ne kemi firmosur këtu vendosmërinë për të themeluar Republikën e Re. Duke nisur nga dita e sotme, këto dy realitete të papajtueshme me njëra tjetrën, janë në një betejë totale për jetë a vdekje me njëra-tjetrën. Nëse republika e vjetër nuk tërhiqet nga plani dhe projekti për të asgjësuar pluralizmin, për ta zëvendësuar atë me pluralizmin fasadë dhe për të vazhduar demokracinë fasadë, parlamentin fasadë që do të pjellë ekonominë fasadë, me papunësi, mjerim dhe vuajtje pas asaj fasade, nëse kjo ndodh, atëherë me 18 Qershor, në mesnate, kushtetuta dhe ligjet e republikës së vjetër për Republikën e Re do të jenë të pavlefshme, di të jenë nul dhe void, dhe me 19 Qershor asnjë qytetar i lirë shqiptar, që e ndjen veten pjesë të Republikës së Re, nuk duhet të paguajë asnjë taksë dhe nuk do ti bindet asnjë ligji të republikës së vjetër. Bashkë me qytetarët e lirë ne do të shfrytëzojmë këtë kohë për të nisur krijimin e korpusit institucional ligjor dhe kushtetues të Republikës së Re, bazuar në parimet themeluese të SHBA dhe vendeve demokratike evropiane që do të jenë Kushtetuta dhe ligjet e vetme të vlefshme për qytetarët e Republikës së re. Nuk kemi çfarë të presim më. Gjithçka është e qartë. Republika e vjetër do të bëjë gjithçka që të qëndrojë në këmbë. Që të qëndrojë në këmbë, i duhet të zhvat e të përvetësojë akoma më shumë, para, pasuri, koncesione, tendera nga xhepat e shqiptarëve dhe pasuritë tona kombëtare, i duhet të mbështet gjithmonë e më shumë te droga krimi e tek trafikantët që e sollën dhe po e mbajnë në pushtet, e po investojnë ta mbajnë kundër vullnetit popullor. Të qëndrosh skllav i këtij realiteti, do të thotë pranosh pa vepruar tiraninë e krimit dhe të drogës, tiraninë dhe  diktaturën e re, antikushtetuese, antiligjore dhe që drejtohet kundër lirive dhe të drejtave të çdo shqiptari. Një herë kjo ndodhi, dhe për 50 vite me radhe, Shqipëria mbeti në errësirën e diktaturës, e izoluar e varfëruar, e paditur, e përbuzur. I zgjuar nga ky gjumë 50 vjeçar, kombi shqiptar, shoqëria shqiptare e pa veten në fund të Evropës, në mes të Afrikës në mes të mjerimit. 27 vite sakrifica të shqiptarëve të ndershëm , 27 vite sakrifica të burrave dhe grave, të majtë e të djathtë, 27 vite përparim me synim ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa, megjithëse zigzaget e veta, me gjithë të mirat që janë pjesë dhe kontribute edhe e kundërshtarëve tanë politike, me gjithë gabimet që janë pjesë edhe e jona, Shqipëria ka ecur përpara. Sot, kjo klikë do ta ndalë këtë progres, ta kthejë Shqipërinë në një republikë të kontrolluar nga droga dhe krimi me një fasadë demokraci, me një fasadë parlament dhe një popull të skllavëruar. Vendimi popullor i 18 Shkurtit prandaj u mor, që ky stacion të mos rikthehej kurrë më në historinë tonë kombëtare. Ndaj, vendosmëria dhe qëndresa jonë ka tashmë këtë synim, këtë objektiv; që kurrë më të mos kthehemi pas. Dhe nuk do të kthehemi”, theksoi kreu i PD. Në përfundim, Basha u shpreh se “Kjo është  një rrugë me sakrifica, por kjo është e vetmja rrugë e ndershme, paqësore, patriotike, evropiane, që na çon drejt të ardhmes që të gjithë duam dhe dëshirojmë. Ajo ditë po vjen, ku ju ta keni në dorë fatin tuaj dhe të gjithë së bashku të kemi në dorë fatin e Shqipërisë. Dita kur populli e ka në dorë, dita kur njerëzit e kanë në dorë, dita kur qeveritarët nuk janë pushtetarë arrogantë, por shërbëtorë të përulur të qytetarëve, unë  e kam për këtë ditë, e kam parë në vendet e Evropës kur kam jetuar dhe kam studiuar, dhe nga thellësia e shoh se; kjo ditë për të gjithë ne po agon edhe në Shqipëri. Fitorja nis nga Kavaja”, tha Basha.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>