Lulzim Basha-Misionit të OSBE/ODIHR: Zgjedhjet, triumf i paligjshmërisë

ba

Kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka përcjellë dje Misionit të OSBE/ODIHR-it qëndrimin zyrtar lidhur me zgjedhjet e 25 qershorit. Ai i ka cilësuar ato një triumf të paligjshmërisë, pasi Edi Rama drejtoi personalisht operacionin e blerjes masivisht të votave. Basha theksoi se këto nuk ishin zgjedhje demokratike, por prova e fundit e vdekjes klinike të zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Apeli i kreut të PD: Një qëndrim realist i OSBE do ta ndihmonte Shqipërinë për të dalë nga regjimi i krimit

 

Kryetari i Partisë Demokratike, priti në takim ditën e djeshme delegacionin e drejtuesve të lartë të misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, kryesuar nga Ambasadori Peter Teljer, dhe e njohu atë me problemet e mëdha të zgjedhjeve, dhe me faktin se procesi i 25 qershorit jo vetëm nuk e shëroi plagën e zgjedhjeve, por përkundrazi e thelloi dhe ekspozoi më shumë atë. Kreu i opozitës theksoi se problemi i blerjes masive të votave u shtri në të gjithë vendin me përmasa masive dhe organizim sistematik në zona urbane dhe rurale, shoqëruar nga mbledhja e kartave të identitetit. Përveç angazhimit në shitblerje votash të strukturave partiake të PS dhe partive të tjera qeveritare u aktivizuan po ashtu bandat kriminale që vepronin pa asnjë pengesë dhe në disa raste me ndihmën e strukturave shtetërore, si dhe vetë strukturat shtetërore. Në ndihmë të tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve u përdor edhe shumëfishimi i listës së përfituesve të ndihmës ekonomike në këmbim të votës, punësimet masive në administratë dhe ente publike etj. Një rol të veçantë në shtrirjen masive të shitblerjes së votave ka luajtur paraja e përfituar nga kultivimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike nga bandat kriminale me lidhje dhe mbështetje qeveritare, vuri në pah z.Basha. Basha i cilësoi zgjedhjet e 25 qershorit një triumf të paligjshmërisë. Vetëm Partia Demokratike konkurroi me një program, dhe nuk u përlye në shitblerje votash dhe angazhim bandash kriminale, vuri në dukje Basha. Edmond Spaho dhe Oerd Bylykbashi të pranishëm në takim sollën shembuj konkretë të konstatimit dhe të hapave ligjorë që kishin ndërmarrë në Elbasan dhe në Durrës në rastet e kapura të blerjes së votës, hapa që nuk sollën asnjë rezultat, pasi në rastin e parë policia nuk ndërmori asnjë veprim dhe në rastin e dytë, banditët e detyruan të tërhiqej qytetarin që ishte gati të dëshmonte. Këto nuk ishin zgjedhje demokratike, tha Lulzim Basha, por prova e fundit e vdekjes klinike të zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Basha theksoi se një qëndrim realist mbi problemet e rënda në këtë proces, në veçanti nga ana e OSBE-ODIHR, do të ndihmonte Shqipërinë dhe shqiptarët për të dalë nga ky stad i avancuar i zëvendësimit të demokracisë me një regjim që për të tjetërsuar vullnetin e zgjedhësve, mbështetet tek krimi, droga dhe korrupsioni galopant.

 

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    06/07/2017 at 00:47

    Te gjithe ata qe po mundohen te shperbejne PD, po bejne lojen e Rames, I cili, me parate e droges, jo qe ka blere popullin injorant, kriminel, hajdut e pa shkolle, por po blen dhe krahun e djathte me ato para, duke I premtuar pune, I premtoi gjate fushates legalizim te te gjitha pasurive te palujteshme, te cilat jane prona te ish pranareve, ne te cilat ky kontigjent ka ndertuar shtepi e biznese te paligjeshme, te gjithe te ardhur nga zona rurale, te zaptuara keto troje me dhune e force, per te cilat, te zotet e tyre kane 27 vjet qe kerkojne protestojne, thone e thone, po kujt ia thone, askush nuk zbaton ligjet, e pra ky bandit politikan, se bashku me banden e tij kriminale, vazhdon akoma te pasurohet me kete fatkeqesi kombetare, sa me shume njerez te ikin nga vendi, aq me te pasur behen keta bandite, prandaj forconi sa me shume PD, per te mare frenat e shtetit, te atij shteti qe cdo dite po dezerton, duke ndryshuar qe nga kushtetuta e cdo lloj ligji, te gjithe e kane pare gjate ketyre 4 viteve se cfare politike ka ndjekur Rama bashke me Rucin, I cili e instrumenton sipas politikes grabitqare te atij komunizmi famekeq, I cili e beri njeriun e ndershem te largohet, I quajti jashteqitja e kombit, I survejoi kudo qe shkuan, deri dhe ne SHBA, perfitoi nga ikja e tyre dhe zhvati gjithcka qe kishte mbetur, ku perfituesi me I madh u be vete Rama me gjithe bashkiaket e tjere ne te gjitha qytete kryesore, nje fatkeqesi kombetare, qe besoj se do nje permbysje nga themelet e vendit, te cilet te mos marin pjese me ne asnje administrate shteterore dhe vendore, keshtu jane kapur te gjithe ata qe sot sundojne me ligj te hekurt grabitqar, te cilet edhe se jane injorante, llomotisin gjithe diten ato qe dikush ia shkruan dhe hiqen si shume te ditur, packa se nuk dine te flasin, qe kur thote rama qe jam ketu ne saje te Linda Xhillarit (Rama), ndryshe nuk do isha ketu dhe tjetren me te forte, jam ne saj te Rucit, imagjinoni se sa injorant eshte, eshte TURP I MADH QE VENDI DREJTOHET NGA KETA PERSONA ME BANDEN E TYRE.Mallkuar qofshin dhe mblidhuni te gjithe, ndryshe ata ferkojne barkun me ate qe po beni.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>