Lulzim Basha në krye të PD edhe për katër vitet e ardhshme

Lulzim Basha do të jetë kryetari i PD edhe për 4 vitet e ardhshme. Nga votimi i ditës së shtunë, Basha ka marr mbi 53931 vota, ndërsa kandidati rival, Eduard Selami 5136 vota. Thënë ndryshe, Basha ka fituar me mbi 90% dhe Selami afro 9 %. Në këto zgjedhje votuan mbi 20 mijë anëtarë, shifër kjo më e lartë se zgjedhjet e mbajtura në vitin 2013. Antarët e PD-së kanë mbështetur në masë platformën e Lulzim Bashës që do të sjell ringritjen e PD-së. Basha në fjalën e tij pas shpalljes së rezultatit ka falënderuar kundërshtarin e tij në garë, Eduard Selamin. Pikërisht kjo garë dhe këto zgjedhje përcollën shembullin e një diskutimi të lirë, konstruktiv të dy njerëzve brenda një alternative politike, ku në plan të parë është mendimi i lirë dhe pa frenime, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim deri tani në klasën tonë politike. Basha e konsideroi arritje këtë betejë brenda ‘shtëpisë së vet’, ndërsa  premtoi se PD-ja do jetë më demokratike, vendimmarrja do kalojë në duart e anëtarëve dhe askush nuk do të nëpërkëmbet. Pas vulosjes së rezultatit, edhe kundërshtari i Bashës, Eduard Selami me mjaft qytetari pranoi rezultatin e kësaj gare të drejtë dhe uroi Bashën. Selami theksoi se do të vazhdoj të kontribuoj për PD-në në mënyrë që ringritja e saj të vij sa më shpejt. E gjitha kjo tregon se PD edhe njëherë do të vendos një tjetër standard për klasën politike shqiptare, ku pjesëmarrja e anëtarësisë me kartë anëtarësie në votime ishte shprehje e një qytetarie dhe shpirti të thellë të qenies demokrat çka i jep leksion edhe kundërshtarit politik që ka përdorur paranë, forcën dhe krimin për të marrë pushtetin. Por, me këto zgjedhje të brendshme Partia Demokratike sinjalizon se forca e saj është e pashtershme sepse brenda saj ka energji morale, të cilat në kushtet e reja politike, të pasjes përballë të një kundërshtari të korruptuar dhe primitiv, duhet të hedhë farën e një opozitarizmi të mençur, pa komplekse, që ngulmon tek politikat e saj për familjen, pronën, biznesin, arsimin dhe lirinë e të drejtave të njeriut. PD edhe njëherë tjetër tregoi se për të sovrani mbetet i padiskutueshëm. Duke refuzuar që të vendosin interesin e karriges dhe pushtetit  mbi interesin e qytetarëve, kjo forcë politike do të vij shumë shpejt në pushtet për të udhëhequr shqiptarët drejt mirëqenies dhe alternativave. Me Bashën në krye dhe frymën perëndimore që e karakterizon, kjo forcë politike do të jetë në maja, siç i takon. Duket se projekti i Lulzim Bashës që vendos në qendër qytetarin është i dëshirueshëm për të gjithë, këtë e tregoi edhe vota masive në favor të Bashës nga antarët e PD-së.

Në zgjedhjet për kreun e ri të PD morën pjesë 57.5 % të anëtarësisë/Në procesin e votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike morën pjesë 57.5 % të anëtarësisë, ose 59.766 anëtarë, nga 103.952 që ishin në listë. Plot 104 mijë anëtarë të PD-së u thirrën të marrin pjesë në votim për të shprehur verdiktin e tyre se kush duhet ta drejtojë Partinë Demokratike në 4 vitet në vijim, midis dy kandidatëve Lulzim Basha dhe Eduart Selami. Vetë kandidatët Lulzim Basha dhe Eduard Selami, votuan në qendrën e votimit të ngritur në selinë e PD-së. Nga sa u raportua nga Komisioni i operacioneve elektorale në Tiranë por dhe në rrethe, votimi shkoi normalisht duke mos shënuar asnjë incident. Kandidati për kryetar të PD-së Eduard Selami, menjëherë pas votimit, hodhi sërish dyshime mbi procesin. Ndërsa për kryetarin të PD-së Lulzim Basha, i cili synon një mandat të dytë, procesi është i qetë dhe pa probleme. Zgjedhjet për kryetarin e PD u bojkotuan nga kritikët e Bashës.

Pjesëmarrja në votim e anëtarëve të Partisë Demokratike në të 12 qarqet e vendit:

Shkodër, votuan 4727 votues, nga 8777 anëtarë

Lezhë, votuan 3852 votues, nga 5820 anëtarë

Kukës, votuan 1707 votues, nga 5105 anëtarë

Dibër, votuan 3723 votues, nga 5570 anëtarë

Durrës, votuan 3125 votues, nga 7966 anëtarë

Tiranë, votuan 19937 votues, nga 30314 anëtarë

Elbasan, votuan 4470 votues, nga 6985 anëtarë

Korçë, votuan 5948 votues, nga 8140 anëtarë

Berat, votuan 1946 votues, nga 4877 anëtarë

Fier, votuan 5545 votues, nga 11718 anëtarë

Vlorë, votuan 2423 votues, nga 5093 anëtarë

Gjirokastër, votuan 2363 votues, nga 3587 anëtarë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>