Lulzim Basha: PD, e vetmja opozitë për qytetarët  

Pas votimit për rritjen e çmimit të ujit, kreu i PD ka reaguar, duke e cilësuar vendimin pazar të Edi Ramës dhe veglave të tij në Bashkinë e Tiranës. Në një postim në rrjetin social facebook, Lulzim Basha thekson se PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve. Kreu i opozitës tha se vota për rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionet klienteliste të shkollave treguan se politika e vjetër vijon politikën e pazareve si më parë, por me role të reja

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha reagoi pas votimit të rritjes së çmimit të ujit. Në një postim në rrjetin social facebook, Basha thekson se PD është e vetmja për qytetarët. Kreu i opozitës tha se vota për rritjen e çmimit të ujit dhe koncesionet klienteliste të shkollave treguan se PS, LSI dhe PDIU vazhdojnë njësoj si më parë, por me role të reja. “Pazareve të Edi Ramës dhe veglave të tij në krye të Bashkisë Tiranë për të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan dje edhe PDIU dhe LSI. Është i njëjti grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar që nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve. Loja e tyre vazhdon njësoj si më parë, vetëm se tani në role të reja. PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve, por ne jemi të fortë dhe të vendosur për të luftuar për ta. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të heshtim asnjëherë në mbrojtje të interesave të qytetarëve’, shkruan kreu i PD.

Olli: LSI të mbante qëndrim për dy këshilltarët përpara votimit

Kreu i këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës, Leonard Ollit tha se LSI duhet të kishte mbajtur që ditën e djeshme një qëndrim për dy këshilltarë, nëse ishin me urdhër partie apo sipas kokës së tyre. Në studion e lajmeve të Ora News, Olli tha se rritja e çmimit të ujit u miratua me votat e PS, LSI dhe PDIU. “Nëse ju do të shkoni në sekretarin e këshilli bashkaik do të gjeni që procedurat në fjalë janë vonuar nga 25 vota të këshilltarëve të PS, 3 PDIU, dhe 2 të LSI. A janë përjashtuar sot dy këshilltarët e LSI? A kanë qenë deri në momentin që kanë votuar këshilltarë të LSI, çfarë të keqe do të kishte LSI kur unë kam kërkuar në orën 19;30 jashtë sallës të prononcohet qartë dhe paekuivok  nëse ata dy këshilltarë ishin me urdhër të partisë apo ishin në kokë të tyre, vetëm sot u akuzohen dy këshilltarët  që kanë kryer një veprim korruptiv”. Olli tha se LSI i kishin kërkuar që të bojkotonte seancën e këshillit bashkiak, por për këtë nuk kishin arritur në një dakordësi.  “Në ditën e votimi i kemi kërkuar që në mëngjes herët LSI një qëndrim të pastër dhe paekuivok në raport me këtë çështje. I kemi bërë apel që këto kushte që i keni vënë Veliajt në gjykimin tonë janë vetëm opsion për këtë aferë mafioze dhe i kemi kërkuar që së bashku të bojkotonin që mos kishte kuorum”.

Këshilltari i PD-së, Akil Kraja: Vota e bashkimit PS-LSI vlen 240 milionë euro

Vazhdojnë të vijnë reagime në lidhje me votimin në Këshillin Bashkiak të Tiranës, ku u vendos për rritjen e çmimit të ujit dhe dhënien me koncesion të 17 shkollave. Këshilltari i PD-së, Akil Kraja me një reagim të tij thotë se, PS e LSI u bashkuan për 240 milionë euro. “Vota e bashkimit PS/LSI vlen 240 milionë euro. Kjo është e vetmja e vërtetë nga mbledhja e djeshme e Këshillit Bashkiak Tiranë. 180 milionë euro për UKT-në dhe 60 milionë të tjerë për koncesionin e shkollave të Tiranës. Qindra milion euro të qytetarëve të Tiranës për interesat okulte të Erion Velisë. Por çfarë ndodhi konkretisht. Në mungesë totale transparence, të martën në mbrëmje, këshilltarët bashkiakë të PS dhe të LSI organizuan një takim të përbashkët pa pjesëmarrjen e shoqërisë civile e as më pak të këshilltarëve demokratë mbi çështjen e ngritjes së tarifës së ujit.Pas këtij takimi, këshilltarët demokratë lëshuan disa thirrje publike drejtuar të gjitha forcave politike në këshill, e në veçanti LSI-së, të mos legjitimojnë këtë aferë okulte të Veliajt. Thirrja jonë ishte fare e thjeshtë : 19 votat tona me 13 votat e LSI përbënin shumicën e vendimmarrjes së këshillit (32 nga 61 këshilltarë në total). Ne mund të bllokonim Erion Velinë por pazari 240 milionë eurosh rezultoi të ishte më i fortë. Të mërkurën, në orën 18:00, pavarësisht thirrjes sonë, LSI luajti me dy porta. Veliajt ju dha vota, popullit ju dha fatura. Dy këshilltarë të saj, Genta Mezini dhe Agim Kraja qëndruan në sallë dhe siguruan kuorumin e nevojshëm duke ju shtuar 25 votave të PS, 3 të PDIU dhe 1 vote të FRPD. Ndërkohë, ende pa filluar mbledhja e Këshillit, nga salla kishin dal të gjithë këshilltarët demokratë si dhe shumica e këshilltarëve të LSI. E ripërsëris, të 19 këshilltarët demokratë kanë bojkotuar që në fillim seancën e djeshme duke mos marrë pjesë në asnjë votim apo diskutim, përfshirë rendin e ditës apo votimin e kredive të buta siç u shpif së fundmi”, deklaron Kraja.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>