Marrëveshja e detit/Berisha: Kapitullanti Kristaq Rama kapet mat

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me një kronikë të Top Channel, ku fliste për marrëveshjen e detit me Greqinë. Duke e cilësuar si një konikë të porositur nga kryeministri Edi Rama, Berisha thotë se Top Channel për interesa të kryeministrit gënjeu mbarë opinion publik

 

Ish-kryeministri ngre pyetjen lidhur me lajmin që ky televizion kishte siguruar në rrugët e saj diplomatike, dhe që fliste për një marrëveshje të arritur mes Greqisë dhe Shqipërisë, ku vendi ynë do të fitonte shumë më shumë det, se nga marrëveshja e arritur në 2009 kur Berisha ishte në pushtet. Po ashtu, Berisha sjell në vëmendje edhe lajmin që publikoi një ditë më parë një media greke, ku thuhej se Shqipëria hiqte dorë nga zona 1 dhe 2, zonë kjo që është pasuri me gaz dhe naftë. Dhe për të përgënjeshtruar këtë lajm, Berisha thotë se Top Channel, i porositur nga Rama bëri kronikën me burime diplomatike, duke mashtruar dhe gënjyer për marrëveshjen e detit.

Reagimi i Berishës/ Kapitullanti Edvin Kristaq Rama kapet mat?! Të dashur miq, mashtrimi me Top Channel dhe mediat e tjera te majta te Edvin Kristaq Ramës, është një dëshmi tjetër e kapitullimit te tij dhe faljes Greqisë te fushave me te mëdha te naftës dhe gazit ne Jon dhe Mesdhe. Dje, media e specializuara greke ne fushën e energjisë “energypress.gr” publikoi hartën dhe njoftimin se ne marrëveshjen e re te detit Greqia si përfitime kryesore kishte heqjen dore nga Shqipëria nga blloqet 1 dhe 2 te trilionave te gazit dhe naftës ne Jon. Fill pas këtij publikimi Edi Rama reagoi, por ne mënyrë trashanike dhe qesharake, për te mashtruar shqiptaret. Kështu, sugar Fuga shpërndau një njoftim shtypi, te cilin TCH, dhe pas tij ne kor ne portale dhe gazeta te majta, e serviren dizinformimin e Fugës si te një diplomati grek pa emër, mbiemër as dhe adrese, sipas te cilit Greqia bujare i kishte falur Shqipërisë blloqet 1 dhe 2 dhe shume territore te tjera, me pretendimin qesharak se ajo e beri ketë bujari sepse donte te korrigjonte marreveshjen e mëparshme për zemërmirësi, dhe se ajo me urgjence donte te firmoste ketë marrëveshje me Shqipërinë për shkak te marrëveshjeve qe ajo do te firmose me Egjiptin, Qipron, Izraelin dhe Turqinë! Me ketë akt te përgënjeshtrimit te mediave te specializuara greke nga zyra e tij, provohet përfundimisht se Edvin Kristaq Rama ka arritur marrëveshjen e Detit me Greqinë dhe, siç kemi njoftuar jave me pare dhe konfirmuar disa here publikisht nga pala greke, ai ka kapitulluar dhe falur fushat me te mëdha te gazit dhe naftës ne Jon dhe Mesdhe. Përveç kësaj, sipas këtij lajmi përsëri provohet se ishujt e Egjeut përcaktojnë qëndrimet për ishujt e Jonit!?

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>