Marrëveshja Xhafaj-Avramopulos për kufijtë, reagon deputeti i PD Flamur Noka  

“Turpi i qeverisë së tepsisë dhe dëshmi e kapitullimit të policisë kanabiste- kemi kufij të shpartalluar”

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka reaguar ndaj marrëveshjes mes ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Komisionerit për Migracionin dhe Çështjet e Brendshme, Dimitris Avramopulos. Përmes një postimi në rrjetin social, Noka shkruan se nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër jo të BE që Frontex të ndërhyj me forca operacionale për të ruajtur kufijtë tokësor e detar.“Propaganda e tepsisë dhe kazani qeveritar (ERTV) u përpoqën ta paraqesin si sukses e arritje marrëveshjen Avramopulos-Xhafaj. Në fakt ajo është turpi i qeverisë së tepsisë dhe dëshmi e qartë e kapitullimit të policisë kanabiste. Është dëshmi se policia e shtetit ka dështuar të ruaj dhe menaxhoje kufijtë e vendit tonë … Nuk ka ndodhur me asnjë vend tjetër jo të BE që Frontex të ndërhyj me forca operacionale për të ruajtur kufijtë tokësor e detar të atij vendi … Gjendja ku jemi sot është dorëzim përballë krimit në përgjithësi e atij ndërkufitar në veçanti.  Dorëzim përballë bandave të drogës që trafikojnë tonelata çdo ditë. Dorëzim përballë emigracionit masiv të shqiptarëve. Kjo marrëveshje ku Frontex do të patrullojë me anijet e me trupa të saj detin edhe trupa operacionale në çdo pikë kalimi kufitar në kufirin e gjelbër tregon se Shqipëria është rikthyer në vitin e mbrapshtë 1997 kur Guardia di Finanza ruante e kontrollonte detin e misioni Alba në tokë . Shqipëria sot është me kufij të shpartalluar. Në vitin 2009 ishim vendi me kufijtë me të sigurt në rajon”, shkruan Noka.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>