Marshimi për 8 Marsin/37-vjeçarja rome: Duam punë të jetojmë si njerëz, Rama po na mbyt fare

‘Duam punë dhe strehim të jetojmë si njerëz”. Ky është apeli i 37-vjeçares, nënë e pesë fëmijëve, e cila këtë 8 Mars i është bashkuar marshimit të femrave në Tiranë. Mirela thotë se familja e saj prej 7 anëtarësh jeton në një shtëpi me qira në zonën e Selitës dhe të ardhurat e vetme janë 7500 lekët e ndihmës ekonomike, ndërsa për ushqyerjen i ndihmojnë komshinjtë dhe mësuesit e fëmijëve në shkollë

 

“Duam punë dhe strehim të jetojmë si njerëz”. Ky është apeli i 37-vjeçares, nënë e pesë fëmijëve, e cila këtë 8 Mars i është bashkuar marshimit të femrave në Tiranë.  Mirela thotë se familja e saj prej 7 anëtarësh jeton në një shtëpi me qira në zonën e Selitës dhe të ardhurat e vetme janë 7500 lekët e ndihmës ekonomike, ndërsa për ushqyerjen i ndihmojnë komshinjtë dhe mësuesit e fëmijëve në shkollë. “Kam pesë çuna, burrin të sëmur. Jam pa shtëpi, nuk e laj dot qiranë. Në datën 10 kam qiranë, skam ku ta gjej, Edi Rama na ka mbytur fare. Jetoj me një ndihmë ekonomike 75 mijë lekë, pa punë. Komshinjtë më mbajnë me bukë, po më sjellin ditë për ditë nga një pjatë gjellë. Unë mora fund për veten time, po shikoj Zotin, po e lus ditë-natë. Mësueset shpenzojnë për çunat çdo ditë nga 500, 1 mijë lekë, që i japin në shkollë, që fëmijët e mi të hanë bukën si gjithë të tjerët”. Mirela tregon se vazhdimisht ka kërkuar punë në zyrat e shtetit, për veten dhe për djalin e madh 20-vjeçar, por nuk i është gjetur asnjë një mundësi. “Kemi vajtur të kërkojmë punë, nuk na japin. Deri javën e fundit kam vajtur për djalin, e kam 20 vjeç, pa punë. Të gjithë romët po vuajnë, janë rrugëve. Shtëpitë ua prishën atje te Unaza e Madhe, kontratë qiraje s’na japin. Qajmë ditë-natë vetëm për strehimin. Ne duam strehim edhe punë, asgjë tjetër, që dhe ne të jetojmë si njerëz jo si qen. Ne po jetojmë si qen, jo si njerëz”  Përfaqësues të shoqërisë civile i kanë bërë apel qeverisë për barazi dhe dinjitet për çdo grua shqiptare, që sot po përballet me vështirësi të mëdha. Manjola Veizi: “Kërkojmë më shumë aksion nga qeveria, për të marr masa, për të siguruar që në shoqërinë shqiptare të ketë më shumë respekt për gratë dhe vajzat. Gratë rome dhe egjiptiane jetojnë në kushte vërtetë të këqija dhe ne kërkojmë solidaritet jo vetëm nga institucionet, pore dhe nga gjithë shoqëria shqiptare që të mbështesin çdo grua në nevojë, qoftë ajo rome, egjiptiane, e varfër apo rurale dhe të gjithë së bashku të bëjmë një botë më të mirë, një Shqipëri më të mirë”. Mirela Jorgo: “Kanë kaluar 27 vjet demokraci dhe prapë situata e gruas është nën hendekun e vështirësive të papara, sidomos flasim për gra familjare, të cilat enden rrugëve pa punë, pa të ardhura, me mbijetesë”     Marshimi i 8 Marsit ka nisur nga sheshi “Skënderbej” për të vijuar përgjatë gjithë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, zyrës së Kryeministrit Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë, duke u përmbyllur para godinës së Presidencës.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>