Masakra e Lushnjës – Ky është shteti i Ramës

lushnje

Dy të vrarë e tre të plagosur është bilanci i vrasjes së shumëfishtë mbrëmë në Lushnje. Masakra që terrorizoi vendin është tregues i ortakërisë 4-vjeçare të çiftit Rama-Tahiri me krimin e organizuar për të prodhuar e shitur kanabis në mënyrë masive. Pas Elbasanit, konfirmohet se krimi është në pozita dominuese dhe nuk pranon t’i lëshojë narko-monopolet. Përditë e më shumë po fiton konsensuse ideja se apelet e ndërkombëtarëve për çlirimin e Shqipërisë nga krimi, do gjejnë përgjigje vetëm me largimin e kryeministrit Rama

 

Paturpësisht, Edi Rama dhe personazhet e tij të tepsisë servirin për çdo ditë propagandë, fasadë politike, arritje e suksese imagjinare në fushën e rendit, ndërkohë që pasiguria e qytetarëve po kap majat dhe kriminaliteti është zgjeruar e konsoliduar në rrugë e në zyrat e shtetit. Propagandë e pështirë, pasi krimi është veshur me pushtet dhe po drejton vendin. Kjo ortakëri e ndyrë e Edvin Ramës me bandat dhe personazhet e botës së krimit ka bërë që qytetarët të ndihen të rrezikuar.  Historia e përgjakshme e Elbasanit  u ripërsërit ditën e djeshme edhe në Lushnjë, ndërsa qytetarët përjetuan orë tmerri. Dy të vrarët e tre të plagosurit janë dëshmi e një masakre dhe një pasqyrë e qartë e gjendjes së vendit, ku e ka sjellë grykësia e kryeministrit për të fituar sa më shumë miliona nga droga që qëndron stivë nëpër magazina e tunele. Kjo betejë midis bandave për hesap të kanabisit është në fakt dhurata që kryeministri i bëri vendit qysh prej 4 vitesh në pushtet. Krimi që ka terrorizuar qytetin ditën e djeshme tregon sesa e rëndë është gjendja në vend, ndërsa po kaq është edhe e rrezikuar jeta e qytetarëve. Me bekimin e dyshes Rama-Tahiri  krimi ka kapërcyer me kohë moszbatimin e ligjit për trafikantë e banditë të lidhur me qeverinë. Ky pakt i Edi Ramës, i ka dhënë krimit pushtet, zyra, vendimmarrje, e ka sjellë krimin në parlament e në krye të bashkive. Për këtë janë të tronditur qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë, dhe ky është realitet dramatik për vendin që nuk mbulohet dot nga propaganda bajate e një kryeministri narkoman. Sot në Shqipëri pasiguria është kthyer në normë. Vrasje, grabitje me maska, aksidente marrin jetën për çdo ditë, duke na servirur një bilanc të ngjashëm me vendet në luftë. I vetmi që nuk e sheh dhe nuk reagon për këtë situatë është  Edi Rama, i cili provokon edhe më shumë shqiptarët duke u rrëfyer atyre një realitet që ata nuk e kanë, nuk e hasin, nuk e jetojnë. Por, duket qartazi se qëllimi i tij është të zhvas qytetarët, se të siguroj një jetë të mbrojtur për ta nuk është në planet e tij. Me marrjen e timonit, me forcën e parave të krimit dhe  të drogës, Rama po u tregon muskujt të pamundurve, ndërkohë që gangot e lidhur me qeverinë bëjnë çdo ditë paradë e shtojnë përfitimet e tyre, dhe pasiguria e kriminaliteti njeh vetëm rritje. Pas ngjarjes së Elbasanit konfirmohet se krimi është në pozita dominuese dhe s’pranon të lëshojë narko-monopolet. Vetë Rama nuk mund t’i shkëpusë lidhjet e tij me krimin, pasi përmes bandave fitoi pushtetin e po qëndron në karrigen e pushtetit. Përveçse u ka lehtësuar territorin për të vepruar, ai edhe u ka dhënë pushtet, një pushtet të pakufishëm ku këto grupe kriminale po dalin mbi ligjet e institucionet. Sot vendin ndodhet në situatë anormale. Shqiptarët janë të kërcënuar. Fëmijët janë të pambrojtur përballë krimit i cili po lëshon breshëri plumbash çdo natë. Andaj apelet e ndërkombëtarëve për çlirimin e Shqipërisë nga bandat e krimi gjejnë përgjigje vetëm me largimin e Ramës.

KRONIKA E ZEZË/Atentat me armë në Lushnjë, dy të vrarë e tre të plagosur

Dy të rinj u ekzekutuan me armë zjarri në një atentat mafioz në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 në lagjen “Loni Dhamo”, në vendin e quajtur “Ura e Përroit” në shëtitoren e qytetit, një zonë kjo mjaft e populluar. Viktimat janë identifikuar si shtetasit Zamir Latifi rreth 23 vjeç dhe Jurgen Hoxha. Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur dhe shtetasi Mario Xhepexhiu 26 vjeç, banues në lagjen “Loni Dhamo”, i cili ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes. Ai është transportuar në drejtim të Tiranës për mjekim më të specializuar.  Nga ngjarja, sipas policisë, ka mbetur gjithashtu i dëmtuar lehtë shtetasi B.T, 66 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve pa probleme për jetën. Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet në drejtim të viktimave dhe më pas janë larguar nga vendngjarja. Forca të policisë kanë rrethuar zonën dhe po punohet për indentifikimin dhe kapjen e autorëve. Mësohet se policia ka gjetur një mjet të djegur në aksin rrugor Lushnje-Berat që dyshohet se u përket autorëve të vrasjes. Policia sqaron se janë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarje.

Korçë – Maskat terrorizojnë banorët e Boboshticës, vjedhin miliona lekë

Rikthehen maskat në Korçë, duke terrorizuar banorët. Burime konfidenciale bëjnë me dije se disa ditë më parë janë regjistruar vjedhje me armë në disa banesa në fshatin Boboshticë. Sipas të njëjtave burime, persona të maskuar dhe me armë kanë grabitur banesa të ndryshme duke marrë sasi të mëdha parash. Po të njëjtat burime thonë se në banesën e shtetasit K.D janë marrë rreth 12 mln lekë të vjetra si dhe në banesën e shtetasit N.P një sasi e konsiderueshme parash. Policia e Korçës nuk ka dhënë asnjë informacion për rastet në fjalë.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>