Mbërrin në Shqipëri Nunci i ri apostolik, Imzot Brown

Ka mbërritur dje në Shqipëri Nunci Apostolik Shkëlqesia e Tij Imzot Charles John Brown. Ai është caktuar nga Papa Françesku nw Shqipëri pas mbarimit të shërbimi diplomatik të Shkëlqesisë së Tij Imzot Ramiro Molinar Ingles. Nunci i ri u prit dje në Nunciaturën Apostolike të Tiranës nga Ipeshkëvinjtë katolikë dhe nga një grup klerikësh dhe rregulltarësh katolikë që punojnë e veprojnë në Shqipëri. Nunci Apostolik, në hierarkinë e Kishës Katolike, ka një rëndësi të veçantë, pasi ai është krahu i zgjatur i Papës pranë një Kishe lokale e po ashtu përfaqësuesi i Selisë së Shenjtë pranë shtetit. Mons Brown vjen në Shqipëri pas një përvoje disa vjeçare në Irlandë ku ka qenë i caktuar Nunc nga Papa Bendikti XVI. Në fjalët e para të tij ai tha se ka takuar para disa javësh Papën Françesku i cili i emocionuar i ka thënë: “Po të dërgoj në një komb të martirizuar. Mos rri i mbyllur në nunciaturë por dil e tako njerëzit, kishën lokale. Shko në periferitë për të takuar njerëzit.” “Jam i lodhur nga udhëtimi – shtoi Nunci i ri – se kam ardhur dirket nga Bostoni, por entuziast që do të jem në Shqipëri”.

Po ashtu në Nunciaturë mirseardhjen ia uroi edhe i ngarkuari me punë Mons. Romano Mbena dhe Shkëlqesia e Tij Imzot Angelo Massafra Arqipeshkëv i Shkodrës dhe Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë. Në ditët në vijim Nunci Apostolik do të paraqesë letrat kredenciale pranë Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>