Mbështetjen ndërkombëtare, Rama e ka kthyer në korrupsion

rama

 

 

Keqpërdorimi trevjeçar i mbështetjes ndërkombëtare për reforma të thella ka prodhuar një qeverisje të dhunshme, e cilado shkatërron të drejtat e shqiptarëve dhe po prodhon një klasë të privilegjuar që e ka shndërruar buxhetin e shtetit në një xhep privat. Korrupsioni i përhapur masivisht tashmë po mbrohet si reformë qeveritare, prandaj prishja e aleancës së gënjeshtër të Edi Ramës me ndërkombëtarët mbetet shpresa e vetme për kthimin e normalitetit në vend. Nëse keqpërdorimi do lihet të vazhdojë, në vend të reformave, Shqipëria do përfitojë vetëm një destabilizim permanent

Pyetja e Ditës: A duhet të flasin troç kancelaritë për një kryeministër që sheh ëndrra me regjim e diktaturë?

 

Mbështetjen ndërkombëtare për Shqipërinë Rama po tenton ta përvetësojë për veten e tij dhe për grupin e të korruptuarve që e rrethon. Nga një mbështetje për shqiptarët, ai po orvatet ta shndërrojë në një mbështetje për Ilir Beqjen, për Tahirin, Gjiknurin dhe Ahmetajn të cilët përbëjnë atë që mund të quhet si tryeza e rrumbullakët e korrupsionit. Nga një mbështetje për nj gjyqësor të pavarur, ai po e shndërron në një mbështetje për një gjyqësor të kapur politikisht nga ai vetë.

Kulla e stadiumit dhe koncesioni Olsi sigurisht nuk ka mbështetje ndërkombëtare. As prishja selektive e ndërtimeve pa leje, as shndërrimi i Shqipërisë në një burg gjigant me afro 50 mijë të ndaluar në vit dhe as shndërrimi i maleve e kodrave tonë në plantacione kanabisi nuk kanë mbështetje nga ndërkombëtareve.

Kësodore, mund të kuptojmë se asnjë reformë në drejtësi s’mund të jetë në favor të shqiptarëve, nëse ajo do t’i jepte Edi Ramës të drejtën të bëhet edhe kryehetues, edhe kryeprokuror, edhe kryegjykatës i Shqipërisë. Në qendër të propagandës është spekulimi se projekti ka anëtarësi ekskluzive ndërkombëtare dhe janë ata që do të garantojnë trafikun e votave për të arritur numrin e kërkuar për ndryshimet kushtetuese. Mbështetja personale që mund t’i jepet një reforme të tillë prej ndonjë burokrati që Brukseli ka sjellë në Tiranë s’është suporti i BE-së, e bile edhe në qoftë izma e konfirmuar e burokracisë së BE-së, natyrisht që s’është një leje për të shkallmuar edhe atë pak rrugë që institucionet e shtetit shqiptar kanë kryer në rrugën drejt integrimit në Evropë. Uashingtoni dhe Brukseli kanë mbështetur prej 25 vitesh ndërtimin e institucioneve të pavarura dhe rrezikimi aktual i demokracisë prej regjimit, nëpërmjet blerjes së votave, po i detyron kancelaritë perëndimore të rishfaqen “pro” praktikave të mira parlamentare.

Natyrisht Edi Rama s’ka mbështetje ndërkombëtare për korrupsionin e tij, porse duhet të pastrohet kjo mjegullnajë dhe paqartësi që po shfrytëzohet nga Rama si një koncesion për të qëndruar në pushtet si kreu i krimit dhe korrupsionit.  Ndërkombëtarët nuk mund te merren me koncesion, siç pandeh Rama se i ka marrë. As shqiptarët nuk mund të trajtohet si të tillë duke u shitur jo një reformë në drejtësi, porse Ramën si kryeministrin e reformës në drejtësi. Edvini e ka dëshmuar se me drejtësinë nuk e lidh qenia e tij si njeri e jo më qenia si njeri politik. Në këtë këndvështrim, reforma në drejtësi nuk duhet të trajtohet si një gijotinë për të rrënuar shtetin e për të filluar nga e para.

 

1 Koment

  1. albatross

    28/06/2016 at 07:53

    Mundeni te pergjigjeni nje pyetje :Si eshte e mundur qe Rama te kapi brenda tre vjet eve nje sistem te blinduar nga Berisha..? Mipos brenda shtetit shqipetar egziston dhe nje shtet tjeter paralel?

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>