Mbetjet kimike/Kreu i Opozitës Basha: Krim i paimagjinueshëm-Rama gjenocid ndaj shqiptarëve

basha-fuqite

Kreu demokrat, Lulzim Basha nga çadra e lirisë u ndal gjerësisht tek çështja e mbetjeve. Duke iu referuar lajmit  të medieve italiane se 1300 kontenierë me mbetje kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë, Basha tha se Rama duhet të përgjigjet për këtë situatë. Krye demokrati tha se nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një gjenocid ndaj shqiptarëve, ndaj i bëri Prokurorisë të nis hetimet për zbardhjen e ngjarjes

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke folur nga çadra e lirisë është ndalur gjerësisht edhe tek çështja e mbetjeve. Duke iu referuar lajmit  të medieve italiane se 1300 kontenierë me mbetje kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në vendin tonë, Basha tha se Rama duhet të përgjigjet për këtë situatë. Krye demokrati tha se nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë kemi të bëjmë me një gjenocid ndaj shqiptarëve. Në këtë mbrëmje protestës së shqiptarëve ju është bashkuar dhe shoqëria civile, për të cilën Basha shprehur falënderime të veçanta për mbrojtjen që po i bëjnë kauzës kundër importit të plehrave. Ndërkohë që Basha theksoi se një pjesë tjetër shqiptare e vetëquajtur shoqëri civile, e cila e financuar nga krimi dhe korrupsioni po kërkon që të zbehë protestën popullore mbarë shqiptare”. Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur dje për herë të parë në lidhje lajmet që qarkullojnë për futjen e 1300 kontenierëve me lëndë kimike në Shqipëri. Basha u shpreh se këto lajme presin konfirmime zyrtare, por duket se jemi përballë një krimi të paimagjinueshëm. “Në anën tjetër kemi këto të reja dhe të rinj dhe profesorë të nderuar. Njerëz me të ardhura të pakta ose pa të ardhura, por që kanë fuqi të na bëjnë të ndërgjegjshëm apo na shkundin nga gjumi për tu bërë bashkë me ta zëri i protestës kundër padrejtësisë. Këta janë ndërgjegjja e shoqërisë civile dhe njerëz si këta do kenë mbështetjen për të protestuat dhe për ti bërë sytë katër çdo dite kundër çdo qeverie e pushteti. Rama erdhi në pushtet dhe me votat e atyre që menduan se do të anulonte ligjin e mbetjeve. Por pasi i mori këto vota Rama shkeli dhe këtë premtim. Duke çuar në parlament një ligj që i hap rrugë importit të mbetjeve të rrezikshme në Shqipëri. Shkelje flagrante dhe delegjitimim i një qeverisje dhe kryeministri. Lajmet po presin konfirmimin, por duket se jemi përballë një krimi të përmasave të paimagjinueshme. 1300 kontenierë me peshë prej 30 ton secili kanë hyrë dhe janë shpërndarë nëpër vendin tonë. Rrezikojnë në mënyrë fondamentale shëndetin dhe sigurinë e shqiptarëve që ndodhen në zonat ku ato janë futur. Kur krimi dikton axhendën e qeverisë ja çfarë ndodh. Nëse po. Nëse duke shkelur kushtetutën dhe premtimin dhënë qytetarëve në 2013, nëse është sjellë si bandit e siguroj se bashkë me qytetarët do i rezervojmë të njëjtën përgjigje që i rezervohet një krimineli që kërcënon sigurinë e shqiptarëve”, tha Basha.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>