Mbi tokë, hashash- nën tokë, helm

rama-me-droge

Mafia qeveritare e Edi Ramës ka marr dhenë dhe e ka shndërruar vendin në një kooperativë të kanabisit dhe një varrezë masive të helmeve kimike. Sikur të mos mjaftonte që nëpër Shqipëri ka më shumë hashash sesa shkurre,investigimet e medieve ndërkombëtare kanë zbuluar se nën këmbët e shqiptarëve fshihen rreth 1300 kontenierë me mbetje vdekjeprurëse. Narkotike dhe toksike, kjo është Shqipëria e gjeneratës tjetër e Ramës

Qeveria e Edvin Ramës mbetet më e përlyera në 26 vite demokraci. Pasi ia doli që të kanabizoj gjithë territorin e vendit, duke e shndërruar Shqipërinë në Kolumbi të Evropës, Edvini dhe klientela e tij është përfshirë në një tjetër skandal të madh që prek shëndetin e qytetarëve shqiptar. Prej ditësh në Shqipëri zien megaskandali i plehrave kimike të groposura në vendin tonë me aprovimin e Edvin Ramës. Mediat italiane hodhën dritë mbi një super-skandal të qeverisë së “Rilindjes”, i cili nga përmasat vërteton lidhje mafioze të kësaj qeverie. Sipas investigimit bëhet fjalë për rreth 2600 kontejnerë, secili me 22 ton mbetje që ishin nisur nga porti “Gioia Tauro” në Kalabri, gjatë vitit 2016 dhe që duhej të përfundonin për t’u ricikluar në Maqedoni, por që shumica e tyre kanë ndryshuar drejtim për në Shqipëri. Ky super skandal i Edvinit mund të cilësohet lehtësisht si një vrasje njerëzore e mjedisore. Planet e kryeministrit të mafias për ta shndërruar Shqipërinë në një varrezë gjigante të plehrave po realizohen më së miri. Në këtë histori, shteti shqiptar ka realizuar një masakër të vërtetë kundrejt shtetasve të vet vetëm e vetëm që të përfitoj për xhepat personal e të klientelës. Qeveria e krimit aspak nuk ka marr parasysh vullnetin e popullit të cilin e zhyti në varfëri e mjerim, ndërsa ky akt i fundit përveçse është një korrupsion masiv helmues për sistemin dhe tejet vrastar për vendin dhe popullin, vërteton edhe lidhjet e errëta të kryeministrit me botën e mafias dhe krimit. Në fakt loja me plehrat është lojë e rrezikshme. Kudo në botë gjenden mijëra ton mbetje të dëmshme që presin të shkarkohen diku. Është fakt se një pjesë e tregtisë ndërkombëtare të plehrave është nën kontrollin e grupeve të dyshimta dhe kriminale. Të gjithë ata kërkojnë të gjejnë vende ku nuk ka rend e siguri, ku politikanët të korruptuar janë të gatshëm të shiten për para. Shqipëria e Edi Ramës është vendi ideal për këtë gjë. Në Shqipëri sot trafikohen me dhjetra mijëra tonë drogë. Ne Shqipëri policia, administrata publike dhe drejtuesit më të lartë të vendit janë të korruptuar dhe të kapur nga bizneset klienteliste dhe nga krimi. Në këto kushte është e sigurtë: plehrat do të sjellin helm në Shqipëri, helm për fëmijët dhe për gjithë vendin. Por, Rama që mendon për pasurimin e llogarive personale aq i bën se këto mbetje kimike helmojnë qytetarët e vendit. Kjo në fakt ka qenë dhe mbetet  skema e Ramës. Shndërron vendin në kontenierë mbetjesh të rrezikshme. Vjedh pasuritë kombëtare për vete dhe oligarkët e tij. Plaçkit buxhetin me tendera dhe koncesione korruptivë. Mbush me drogë Shqipërinë për hesap të krimit me mbështetje qeveritare. Shqiptarëve ju ka lënë varfërinë, burgun ose emigracionin. Ndaj bashkimi I madh qytetar në çadrën e lirisë duhet të vazhdoj derisa të kemi rezultatin që presin të gjithë: largimin e Edi Ramës.

 

 

 

1 Koment

  1. Zekije braho

    09/03/2017 at 23:01

    Ne Kohen e E. Hoxhes u happen tynelet ne te gjithe vendin, ku punonin ushtaret e shkrete me koke ne torbe, sa veta kane vdekur, sepse I ka zene masivi I gureve dhe dheut, e kjo pune behej per te future armet, avionet dhe nendeteset e ardhura nga BRSS dhe KINA,kue erdhi demokracia, ata qe humben pushtetin, I happen per te bere vella vrasjen midis shqiptareve, e cila lufte edhe sot vazhdon duke mare jete njerezish te pafajshem, ditet e fundit po bejne nje aksion per mbledhjen e armeve, sepse kane frike se mos I vrasin, ose ana tjeter, me keto arme mobolizojne ata qe dolen nga burgjet, per te bere nje ’97 tjeter, kurse tynelet, bunkered qe u boshatisen nga armet, I mbushen me droge, te cilet I nxjerin cdo dite me tonelata, duke I trafikuar dhe shitur me miliarda dollare neper shtete fqinje e me pas ne te gjithe EVROPEN, atje ku ishte droga, vendosen mbetjet e ardhura me tonelata nga ITALIA per t’u perpunuar, groposur dhe si rezultat I kesaj pune, demtohet populli I thjeshte, helmohert me ane te ujit, I cili mer me vete dhe esencen e helmeve te depozituara ne toke, e marin prodhimet bujqesore, qe tashme po humbasin fare, si rezultat I shfrytezimit te ketyre tokave per mbjelljen e droges, helmohen kafshet barengrenese se pse ushqehen ne toka te kontaminuara nga keto mbetje, a e kupton ai popull se ne cfare gjendje ka katandisur, sepse ata hane ushqime te porositura nga vende te tjera, te cilat e ruajne ambientin e tyre. Nuk besoj se ka shtet tjeter ne EVROPE me te felliqur dhe shesh per te bere gallate se Shqiperia, eshte vendi me I pasigurte, vendi I mafias se organizuar, ku te gjithe duan te ikin, e pra kjo gjendje e bejne me vetedashje, per t’ia aritur ketij qellimi, prandaj dhe fushata e ndertimeve ne menyre urgjente behet vetem per t’u pasuruar Rama me mafian e tij te ndertimit, ku prioritet kane ata qe I japin 20-30% te cdo ndertimi. Vazhdoni t’i ndeshkoni, me shifra e fakte, s4e ndryshe ata nuk ikin, me kamera filmoini te gjithe, ai ka mbledhur ne te gjitha administratat njerezit me negative, imoral, goje pisa, me familje te shkateruara, qe ndrojne burrat dhe grate me njeri tjetrin, me shkolla te mara me para dhe ryshfete, me seks e para ne dore. S’kane lene gje pa bere vetem per nje post. Mallkuar qofshin, se shkateruan nje rini te tere.