Mblidhet komisioni ‘Tahiri’/Opozita: Verifikim të ndikimeve politike që mbrojnë  Sajmir Tahirin

Është  mbledhur për herë të parë paraditen e djeshme komisioni hetimor për çështjen ‘Tahiri’. Në fjalën e tij në hapje të kësaj mbledhje kryetari i komisionit, Edi Paloka tha se ky komision synon të verifikohen dhe kontrollohen veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore në parandalimin e kultivimit të kanabisit, përfshi edhe veprimtarinë e ish-ministrit Tahiri dhe pengesat e hasura në hetimin e pavarur të kësaj çështjeje si dhe verifikimi i çdo ndikimi politik në çështjen Tahiri

 

Është  mbledhur për herë të parë paraditen e djeshme komisioni hetimor për çështjen ‘Tahiri’, komision i ngritur me kërkesë të opozitës. Në fjalën e tij në hapje të kësaj mbledhje kryetari i komisionit, Edi Paloka tha se ky komision do ta shtrijë veprimtarinë e tij në një periudhë 6-mujore. Brenda kësaj periudhe sipas Palokës, synohet të verifikohen dhe kontrollohen veprimet dhe mosveprimet e institucioneve shtetërore në parandalimin e kultivimit të kanabisit, përfshi edhe veprimtarinë e ish-ministrit Tahiri dhe pengesat e hasura në hetimin e pavarur të kësaj çështjeje si dhe verifikimi i çdo ndikimi politik në çështjen Tahiri. Pas Palokës e ka marrë fjalën deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj e cila theksoi se hetimi lidhur me këtë çështje nuk mund të niste që gjatë mbledhjes së sotme pasi mazhoranca kishte nevojë të njihej me rregulloren dhe objektivin e hetimit të këtij komisioni. Në përfundim u la që mbledhja e radhës të zhvillohej të hënën e ardhshme në të njëjtën orë.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>