Mblidhet Kryesia e PD/ Basha propozon ngritjen e një grupi proaktiv

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se ndryshimet statutore janë atribut i Kuvendit Kombëtar, duke theksuar se çdokush që ka dëshirë mund të kontribuojë duke pasur hapësirën totale në këtë proces. Gjatë mbledhjes së Kryesisë, Basha ka deklaruar se për një periudhë dyjavore të ngrihet një grup pro aktiv për kontakte me ata që dëshirojnë të kontribuojnë

 

Mbledhja e Kryesisë së PD-së e nisur në orën 17:00 dhe e thirrur nga kreu demokrat Lulzim Basha në përfundim të analizës që është bërë në të gjitha degët, do t’i hap rrugë mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Të pranishëm në mbledhje ishin dhe kritikët e kryetarit Basha. Në fillim të mbledhjes, kreu demokrat është shprehur se çdokush që ka dëshirë të kontribuojë do të ketë hapësirën totale në këtë porces. Basha është shprehur se nuk do të ketë asnjë pengesë të asnjë forme, qoftë edhe statutore në këtë drejtim. Kreu demokrat në vijim ka kërkuar paraqitjen për vendimmarrje të çdo propozimi që i shërben dhe kontribuon për fuqizimin e PD-së, sikundër do të ketë një kohë të mjaftueshme për shqyrtimin e propozimeve. Mësohet se Basha ka propozuar ngritjen e një grupi proaktiv, që për një periudhe dyjavore të mundësoje kontakte direkte me ata që dëshirojnë të kontribuojnë.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>