Me Bashën për një opozitë, republikë dhe Shqipëri Evropiane

azgan

Kori i Brutëve nuk mund ta ndalë ëndrrën blu. Pertej faktit se kush i fitoj zgjedhjet e kush do të bajë opozitën, asnjë politikan dhe analist me mend në kokë nuk mund të anashkalojë rolin vendimtarë të kryetarit të PD z.Lulzim Basha në dekriminalizimin e parlamentit të dalë nga zgjedhjet e vitit 2013, pushtetit lokal, institucioneve të shtetit të së drejtës, si dhe në parandalimin e katastrofës së 25 qershorit , një plan ogurzi i hartuar nga binomi Rama-Meta per interesa te tyre utilitare dhe oligarkët e mafjes politiko-ekonomike te lidhur si oktapod me krimin e institucionalizuar në pushtet. Pas një beteje të gjatë e të vendosur me pushtetin e sponsorizuar nga bandat,në parlament dhe në sheshet e Shqipërisë, lideri i opozitës Basha ia doli me sukses të plotë të organizojë protestën më të gjatë, më të vendosur, më qytetare në tërë historinë e pluralizmit politik, që ka njohur Shqipëria duke trokitur fort në ndërgjegjen e qytetarëve shqiptarë. Basha zgjoi kurajon e tyre e sëbashku me ta u kthye në një digë të pakalueshme për ambiciet e uzurpatorëve të parlamentit e të qeverisë të cilët e përvetësuan e kthyen në filozofi të tyre postulatin kriminal të Leninit; I gjithë pushteti sovjetëve. Nëse me betejën e vendosur të dekriminalizimit Basha u shnderrua në gardian i lirisë dhe i deboi nga parlamenti emblemat e krimit,me marrveshjen me kryeministrin Rama bëri një kryevepër që është në stilin e politikanëve te klasit të lartë,të vendosur e të guximshëm. Me ketë marrveshje shpetoi vendin nga një perplasje civile me pasoja të rënda,afatgjata. Ai arriti të shpetojë parlamentarizmin si gurë themeli të demokracisë, rendin kushtetues dhe imazhin e Shqipërisë tek aleatët tanë përendimorë dhe tek faktori nderkombtarë. Basha arrti të shmangë skenarin Gruevski që përgjaku tempullin e demokracisë ,parlamentin e Shkupit. Zhbërja e koalicionit PS-LSI dhe nxjerrja në pension politik e bimbashëve dhe qehajajve të Pd-së, aksionerë kryesorë në humbjen e Pd-së në vitin 2013 dhe në 2017 janë dy kontribute të tjera të çmuara te z Basha me efekte afatgjata jo vetëm për PD-në ,por për krejt politikën shqiptare. Paradoksi i madh qendron në faktin se nëse LSI ka drejtuar zjarrin e katjushkës politike kundër Ramës dhe rilindjes të cilën e cilëson organizatë oligarkike e kriminale, senatorët e baroneshat e PD-së të vetëdemaskuar si kumarxhinj te pushtetit, karrieristë te semurë e provincialë në mentalitetin e qellimet e tyre nuk e shohin Ramën dhe rilindjen si të keqen e ketij vendi por kryetarin e Partisë Demokratike z Basha. Ata kerkuan dorëheqjen e z Basha dhe kërcënuan me protesta nderkohë që demokratët nuk deshirojnë te jua shohin fëtyrën e të gjithë sëbashku nuk e mbushin dot një autobuz me perkrahës të tyre. Urrejtja e gardës së vjetër ndaj Bashës vjen jo vetëm nga humbja e privilegjeve dhe ofiqeve të tyre por ca më shumë nga kompleksi i inferioritetit dhe frika e zbulimit të kaluerës së tyre të errët nga skaneri politik. Basha i përket jo vetëm shkollës përendimore si intelektual dhe profesionist por dhe si politikan e ka mbajtur këtë staturë në nivelet më të larta. Ai braktisi karrjerën e tij të shkelqyer profesionsle për tu investuar në Partinë Demokratike në periudhën e saj më të veshtirë dukë u shnderruar në imazhin e Ri blu dhe duke u bērë shpejt politikani dhe ministri më brilant i brezit dhe moshës së tij. Fitoj si deputet në një bastion të majtë, shkelqeu si ministër i brendshëm , i jashtëm, i transporteve, u riktheu kryeqytetin demokratëve. Ndertoj rrugën e Kombit, ështē ideatori dhe realizuesi me sukses i projektit të lëvizjes së shqiptarëve pa viza. Me kembëngulje e maturi diplomatike arriti të bindë e të shtojë numrin e shteteve që njohën pavarsinë e Kosovës. I dha jetë njē infrastrukture moderne në të gjithē Shqipërinë. Bashën e akuzojnë si uzurpatorë ata që i ka mbajt afër dhe ju ka besuar sinqerisht. Thirrja e Qezarit 2000 vjet më parë kur komplotistët e qëllonin me thika; Edhe ti o Brut, na kujton se egoja e shfrenuar për pushtet e pabesia janë binomi i monstrave makiaveliste të politikës. Në një moment sinqeriteti Kryeministri Rama ka zbuluar për Bashën dhe kundershtarët e tij dy të verteta. Ai falenderoj publikisht Bashen dhe theksoi se në çastin e marrveshjes lideri i opozitës pati parsorë interesin e Shqipërisë. Kryeminisri u shpreh në sajtin e tij se shumë demokratë kanë votuar për ne. Nuke di sa rekrutë, sa mercenarë ,sa kolebaracionistë i kanë derguar Ramës të vetëshpallurit shpetimtarë të PD-së ,por jam i bindur se motoja e tyre pas meje u baftë nami i ka shtyrë deri aty sa të bajnë thirrje me kuje shpurës së tyre me të cilët kanë ngritur klanet e interesit të votojnë PS-te. Lufta brenda llojit është po aq e vjetër sa vetë historia e shtetit dhe e politikës. Në pamundësi në një perballje të drejtëperdrejtë me Bashën apo më saktë të ballafaqimit me faktet kokëforta së çfarë i kanë ofruar dhe çfarë zhvatur PD-së ,ky klan sot lufton me cinizëm kryetarin e saj. Klani i zotërinjëve e zonjave qe u ka humb rruga në oborr të shtëpisë tonë të perbashkēt janë para një të vërtete të madhe deshpëruese; Zgjedhjet kanë filluar e do të jenë një referendum i mbarë demokratëve shqiptarë për të rikonfirmuar z Basha si lider te tyre për të zgjedhur të ardhmen në vend të shkuares, liderin e shkollës, mendësisë perëndimore në vend të atyrë tregtarëve boduinë të cilët PD-ja i ka mbajtur ne kurriz tash 27 vjet si deveja ne shkretëtirë. Basha çliroi PD-në nga vargonjtë e sanxhakbeut,Ridvanit të Rakickës, luçiferit Patozi , matriakatit çalaman të Topallit,topçiut Imami, sharlatanëve Ruli e Bregu e te tjerë që bajnë korin e violinave deshpëruese që vajtojnē humbjen e ofiqeve të tyre të dhuruara pa asnjë kontribut në terren për Partinë Demokratike. Me Bashën janë qëndrestarët dhe idealistët e vertetë të Dhjetorit 90-të, rinia qē aspiron ëndrrën Evropiane, demokracinē dhe një prespektivē tē sigurtë në Atdheun e vet. Me Bashën janë artistët intelektualët. Ish të burgosurit politikë, të persekutuarit e regjimit komunist nuk kanë asnjë medyshje. Ata mbështesin Bashën sepse shohin tek ai profilin e nje politikani karizmatikē i cili ka një program konkret e të detajuar politik dhe ekonomik për ti dhanë më në fund Shqipērisë një Republikë të Re atë tē qytetarëve dhe popullit sovran. Projekti i Bashës për Shqipërinë Evropiane i shprehur qartë në një referendum mirëkuptimi e besimi me qytetarët shqiptarë në të katër anët e vendit është një projekt që e ndan përgjithmonë Shqipërinë nga e shkuara diktatoriale dhe tranzicioni i gjatë dhe i vështirë politik. Ringritja e falangave dhe fantazmave të së kaluarës është një mision i pamundur si për rilindjen e Ramës ,ashtu edhe për neoramistët e PD-së ,të reshtuar në taborrin kundër Bashës. Endrrat e atyre që shpresonin e besonin se PD dhe opozita do të asgjesohen me dt 25 qershor, do kurbanizohen ditën e Bajramit u tretën si kripa në ujë. E keqja ështē mundur përgjithmonë. Lezha e besëlidhjës sē Gjergj Kastriotit (Skënderbeut) ,e pas saj gjithë Shqipëria do të tregojnë se PD, binjakja e lirisē së Shqiptarëve në shekullin e njezetë do tē jetë udhëheqësja dhe frymëzuesja e opozitës për Republikēn e Re dhe Shqipërinē Evropiane. Ku eshtë shpirti i Zotit aty ështē liria thoshnin latinēt e lashtë. Basha beson si askush tek Zoti, liria ,republika e popullit sovran. Endrra blu vazhdon me Bashen prandaj te gjithë demokratët e Shqipërisë do të votojnë në menyrë plebishitare per projektin e Tij.

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    09/07/2017 at 04:52

    Njerez si Rama, Selami, e shume te tjere, qe nuk dine te mbajne familjen e tyre, si mishi me thoin, haroini, keta nuk jane te zote per familjen e tyre e jo per familjen shqiptare, tani qe nuk jane te zote te punojne, sepse asnje here nuk kane punuar ne prodhim, nuk e kane lodhur kurre kurrizin, edhe kete detyre kaq te rendesishme ndaj vendit dhe shqiptareve, nuk do munden ta cojne deri ne fund, me para te pista te droges, me supozime politike, me endra qe shohin naten dhe I duken diten se vetem ata I realizojne, prape nuk do I realizojne, vetem njerez qe kane studiuar dhe kane dale me rezultate te shkelqyera, njerez me moral dhe culture qytetare, me familje te regullta, mund te bejne nje shtet modern, me ligje, me kushtetute te mirefillte, me administrate qe do te drejtohen po nga njerez te ndershem, te shkolluar e me rezultate te shkelqyera, por jo me njerez pa shkolle e me deftesae diploma false, prandaj ai vend ka mare fund, jeni bere turpi I botes, nuk ka det qe ju lan, sepse sapuni nuk ben ne ate uje me kripe, pervec atij uji, s’ka tjeter, prandaj dhe perendia po ju denon aq rende, kur e keni ujin e pijshem, e perdorni per te vaditur kanabisin, tani qaheni, mos u qani se je jeni bere per t’u qare me llahinga.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>