Me kushtetutën e re, në Venezuelë po eliminohet demokracia

Presidenti Nicolas Maduro realizoi një “palë” zgjedhje për Asamblenë Kushtetuese, megjithë protestat dhe bojkotin e opozitës, duke e degdisur Venezuelën përfundimisht në rrugën e një shteti autoritar njëpartiak

 

Zgjedhje të hapura dhe të lira, Nicolas Maduro dhe partia e tij socialiste ka kohë që nuk janë më në gjendje të fitojnë në Venezuelë. Në këtë udhëkryq, që ndan demokratët nga autokratët, Maduro vendosi që të largohet përfundimisht nga rruga e demokracisë: për ta shfuqizuar përfundimisht Parlamentin, të dominuar nga opozita, ai shpalli zgjedhjet për një Asamble Kushtetuese.

Ky në vetvete qe një akt antikushtetues, sepse me të u anashkalua si vota e parlamentit të zgjedhur në mënyrë të ligjshme nga populli dhe të kontrolluar nga opozita, ashtu edhe rezultati i referendumit të zhvilluar dy javë më parë. Këshilli Nacional Kombëtar nga ana tjetër, kishte marrë që në fillim detyrën nga Presidenti Maduro që përmes kritereve restriktive në zgjedhjen e kandidatëve të siguronte që opozitarët të mos kishin asnjë shans për të fituar shumicën e 545 vendeve të Asamblesë Kushtetuese. Kështu bëhen punët sot: rruga për në autoritarizëm mbulohet me një instrument të supozuar si demokratik. Prandaj nuk të çudit, që opozita e refuzoi ftesën e helmuar për të marrë pjesë në këtë farsë.

Vetëm pas disa zvarritjeve të dyshimta, Tibisay Lucena, Presidentja e Këshillit Nacional të Zgjedhjeve, qe në gjendje të shpallte të dielën rezultatin. Në bazë të tij, në zgjedhje morën pjesë 8.089.329 venezuelas, gjë që është e barabartë me 41,53 të personave me të drejtë vote. Por a janë të besueshme këto shifra? Në Venezuelë demokracia po vdes ngadalë. Pjesë pas pjese, institucionet dhe traditat demokratike minohen nga brenda. Tani situata duket edhe më e pashpresë se më parë, meqenëse tani janë dy parlamente, të cilat nuk e njohin njëri-tjetrin dhe që do ta bllokojnë njëri-tjetrin. Megjithatë, një Asamble Kushtetuese ka në parim të drejtën që t’i shpërndajë të gjitha institucionet e tjera të vendit.

Nevojitet presion më i madh ndërkombëtar/Ende ekziston një shpresë e lehtë, që demokracia në vendin më të pasur me naftë të botës të mos eleminohet krejtësisht pa u regjistruar nga opinioni publik. Por për shkak të gjendjes së ndërlikuar në Caracas nevojitet urgjentisht presion më i madh ndërkombëtar ndaj qeverisë dhe mbështetje masive e forcave demokratike në Venezuelë. Presidentja e bindur e Këshillit Nacional të Zgjedhjeve dhe dymbëdhjetë anëtarë të tjerë të qeverisë së Venezuelës morën ndalim hyrje në SHBA për shkak “të përpjekjeve të tyre për të shkatërruar demokracinë në Venezuelë”. Veç kësaj u bllokuan llogaritë dhe pasuritë e tyre. Veç kësaj, që para këtyre zgjedhjeve farsë, disa vende si Meksika, Kanadaja, Britania e Madhe, Spanja dhe SHBA patën thënë se nuk do ta njohin rezultatin e tyre. Është koha më e përshtatshme, që edhe Gjermania si dhe Bashkimi Evropian në tërësi të bashkohen me këtë kurs dhe ta shtojnë presionin kundër qeverisë në Caracas.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>