Me logjikën autoritare nuk implementohen standardet bashkëkohore evropiane

Është bërë e qartë që shumë kohë, se jemi larg normave të sistemit evropian. Sistemet tona që shumë kohë janë komprometuar dhe e kanë humbur besimin e qytetarëve. Një sistem i cili  komplet ka dështuar është sistemi i drejtësisë. Niveli i gjithëmbarshëm i zhvillimit ekonomik, dhe standardi i ulët i jetesës së qytetarëve janë vepër e këtij establishmenti, i cili shtetin e ka pru afër kapitullimit financiar dhe kapitullimit të përgjithshëm. Në këtë sistem i krijuar nga ana e kësaj klase politike vendi është futur në kaos. Të gjitha segmentet e sistemit po funksionojnë  me defekte të mëdha. Na është mbushur aparati shtetëror me njerëz jokredibël, me njerëz gjysemanalfabetë, me njerëz të cilët janë të implikuar në vepra të ndryshme te krimit dhe të korrupsionit. Mu për atë edhe nuk kemi sistem shëndetësor të mirë, por shumë të dështuar. Nuk kemi arsim as afer nivelit të arsimit evropian… kemi standard jetësor të dobët, pensione mizerable, nivel të papunësisë të lartë, emigrim të përditshëm të popullatës… qytetarët po jetojnë të izoluar si në shtetet ku mbretëron aparteidi … janë rritë vetëvrasjet nga mjerimi social… Nuk mund të flasim as për të drejtat dhe liritë njerëzore, nuk mund të flasim për të drejtat e atyre që punojnë në punë. Edhe pse është miratuar ligji i punës, ai nuk po gjen zbatim në praktikë. Punëdhënësit po i largojnë punëtorët pa asnjë drojë se do të ndeshen me ligjin, se shumë biznesmenë mafioz janë ngritur mbi ligjin… Nuk mund të flasim as për temën shoqërore sociale  e cila është nën çdo nivel… Mënyra se si është duke u qeverisur vendi është e gabuar. Ata që po e drejtojnë shtetin po kujdesen vetëm për plotësimin e egove të tyre të sëmura pushtetare. Kjo turmë e parazitëve politikë nuk është në gjendje që më sukses t’i kryejë asnjë punë aktualitetit ekonomik dhe sfidave politike të vendit… Të gjitha këto janë tregues se na nevojitet urgjentisht që këtë elitë të zhytur në krim dhe korrupsion ta dërgojmë në shtëpi. Këta janë shndërruar ose edhe kanë qenë njerëz me bindje komuniste. Nuk e kanë kuptuar dhe as që po dëshirojnë ta kuptojnë sistemin demokratik pluralist. Me qafë e më krye janë duke bërë përpjekje ta kthejne kohën e perënduar të komunizmit. Këta nuk janë të zotet të punojnë mirë, nuk kanë aftësi për ndryshime pozitive shoqërore-politike. Nuk kanë mundësi me logjikën autoritare të implementojnë standarde bashkëkohore evropiane. Ndryshimet pozitive mund të bëhen pa këtë establishment politik në krye të shtetit. Nevojiten ndryshime duke filluar nga themeli, se gjithçka kjo kastë e bastarduar politike e ka kthyer mbrapsht. Duhet të ndërtojmë shoqëri prosperuese, të ndërtojmë sisteme dhe shtet ashtu si duhet, në principet e shteteve bashkëkohore të Evropës …

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>