Më në fund plasi qelbi në kënetën e “Rilindjes”

 

 

Ndoshta e vetmja në median e shkruar të vendit tonë, Gazeta 55 në opinionet e saj, ka parashikuar se zgjedhjet e 23 Qershorit 2013 sollën në pushtet me vota të vjedhura dhe të manipuluara, një oligarki klienteliste, atë që u quajt si “Rilindje” nga Edi Rama. “Rilindja” ishte një kënetë, ku dy aligatorët Rama dhe Meta shumë shpejt do të përlesheshin për jetë a vdekje me njëri-tjetrin për të kapur zonat e tyre të influencës në të majtën ish-komuniste, jo për të qeverisur, por për të vjedhur sa më shumë popullin e vuajtur. Ekonomia mori të tatëpjetën me një rrokullimë të tmerrshme, ndërkohë popullit ju vu laku në fyt me taksa gjithfarësh dhe u shtua frikshëm ushtria e të papunëve, varfëria ekstreme, eksodi masiv. Nuk ka asnjë dyshim, se kjo periudhë e “Rilindjes” në qeverisjen e këtyre oligarkëve, do të mbahet mend në historinë e kombit tonë, si qeverisja më e keqe, si një bisht i zgjatur i ish-regjimit komunist kundër popullit. Nuk ishte për t’u çuditur se ku e zgjodhi Edi Rama këtë sloganin e “Rilindjes”. Mjafton të gërmosh në historinë famëkeqe të marrjes së pushtetit nga nazistët në Gjermani. Edhe nazistët e quajtën “Rilindja naziste” marrjen e pushtetit nga diktatori nazist. Po çfarë mundet që të ishte kjo koincidencë me sloganin e Edi Ramës në fushatën elektorale të zgjedhjeve farsë të 23 Qershorit? A mundet vallë të mendojmë se Edi Rama, ngjashëm u përpoq t’i përngjante Hitlerit edhe për faktin se ngjashëm si ai ishte një piktor i dështuar? Në këtë kontekst mundet që të ketë vetëm hamendësime, por përsëri mbetet dyshimi se përse gjithë kjo ngjashmëri. Koha po verteton se vota është e shenjtë, është si një amanet që qytetari i thjeshtë shpreh vullnetin në besimin tek Zoti dhe demokracia, në alternativën që ai beson për një qeverisje më të mirë, për një jetë më të mirë. Dhe kur ky vullnet keqpërdoret, vidhet dhe manipulohet, është mallkimi i një populli që të zë edhe në vrimën e miut po të futesh. Kështu ndodhi me qeverinë Rama-Meta. Dy aligatorët e të majtës ish-komuniste i bashkoi jo alternativa dhe programet e përbashkëta që i parashtruan elektoratit për një qeverisje të mirë dhe prosperitetin e një jete më të mirë për shqiptarët, por ishin interesat klienteliste të një kaste të kuqe bolshevike të etur për pushtetin që e kishin humbur etërit e tyre në përballjen me demokracinë, me qëllimin e vetëm për të sunduar popullin me mjete të dhunës dhe të terrorit, duke vjedhur pa kufi dhe pa mëshirë. Nga ana tjetër, këneta e “Rilindjës” kishte pamjen e një kënete në një xhungël, ku lëvrinin qindra e mijëra specie të ndryshme, larva të indoktrinuara nga regjimi komunist, por zoti i xhunglës ishin dy aligatorët që në rastin e parë prisnin se si t’i ngulnin dhëmbët e mprehtë njëri-tjetrit. Sigurisht më i fituari do të ishte ai që do të hidhej në sulm i pari. Dhe në të vërtetë kështu ndodhi. Duket se në një sulm të përgatitur shumë kohë më parë,i pari u hodh në mënyrën më tinzare Edi Rama kundër Ilir Metës. Skandali i CEZ që shpërtheu si një vullkan, ishte më i tmerrshmi ndërmjet skandaleve të përditshme të kësaj qeverie që kishte vendosur që të mos dëgjonte me veshë dhe as të shikonte me sy në barbarinë e një katastrofe të rëndë që po ndodhte ditën për diell në kurrizin e popullit shqiptarë. Tanimë ishte akti i fundit i një tragjikomedie dhe kjo qeveri i ka ditët e numëruara. Nuk mundet që të ketë shembull në të gjithë botën, as në shtetet me regjim diktatorial si Koreja e Veriut apo Kuba, që një qeveri të ketë moralin të qëndrojë në pushtet me të gjitha këto mega-vjedhje nëpërmjet aparatit shtetëror dhe të përfshirë në vjedhje dhe kundër interesave kombëtare edhe vet Kryeministri dhe Kryetari i Parlamentit. Duke bërë një paralelizëm, në vitin e mbrapshtë 1997, Qeveria e Partisë Demokratike i kishte të gjitha mekanizmat shtetërorë që të qëndronte në pushtet, duke i përballur falangat e ish-Sigurimit komunist që kishin rrëmbyer urat e zjarrit në dorë dhe me një urrejtje vandalësh po i vinin zjarrin Shqipërisë dhe Demokracisë. Por Berisha ndaloi, se kundër qeverisë u ngrit një akuzë shumë e rëndë se gjoja “qeveria kishte vjedhur paratë e firmave piramidale”. Dhe qeveria dha dorëheqjen se ishte e detyruar të jepte dorëheqjen. Duhej të jepte dorëheqjen që drejtësia të bënte punën e sajë duke qenë e lirë të hetonte hajdutërinë për të cilën po akuzohej. Nga ana tjetër Partia Socialiste që po merrte pushtetin u kishte premtuar shqiptarëve,”se jo vetëm do ta dënonte qeverinë e Partisë Demokratike për vjedhjen, por edhe do të kompensonte me 100%,paratë e shqiptarve që kishin humbur në piramidat”. Në këto kushte edhe Partia Socialiste duke aktivizuar edhe bandat e ish sigurimit komunist dhe kriminelë ordinerë në të gjitha kapacitetet mori pushtetin. Shqiptarët e mashtruar dhe të gënjyer po prisnin paratë e kompensimit nga firmat piramidale,po prisnin që Berisha tani në opozitë të dënohej me të gjithë qeverisjen e tij. Por asgjë nga këto nuk ndodhi. Qeveria e Partisë Demokratike në asnjë rast nuk pati fakte që të akuzohej për vjedhje apo korrupsion.Partia Socialiste doli huq në akuzat e sajë dhe e turpëruar përpara shqiptarëve. Por sot qeveria Rama-Meta është në krizën e saj më të rëndë,në krizën në rrafshin ekonomik dhe të një korrupsioni të pa parë në historinë e shtetit shqiptar. Hajdutëria ka marrë përmasa të tilla ku vet Kryeministri,Kryetari i Kuvendit janë të përfshirë në afera korruptive të pa para.Në Shqipëri më shumë mbillet Kanabis dhe trgëtohet lëndë narkotike se mbillet dhe kultivohën prodhime bujqësore.Gjëmdja e rëndit është në nivelet e tilla të një lufte të pa shpallur ku për çdo ditë ka njerëz të vdekur dhe të plagosur me armë zjarri apo në aksidentet automobilistike.Vjedhjet kan marrë përmasa të frikshme,kurë njerzit nuk janë të sigurtë në shtëpitë e tyre të bëjnë gjumin e natës.Shpresa e “Rilindjës”të Edi Ramës se amos vallë populli shqiptarë han barë dhe nuk shikon se çfar po i bën Shqipërisë kjo klikë bolshevike në pushtet,tani është një ëndërr si e gomarit që e kishte ngrënë ujku dhe po shpresonte të ishte në ëndërr.Tani edhe partnerët tanë ndërkombëtarë që monitorojnë Shqipërinë në proceset demokratike kan vënë alarmin se demokracia në Shqipëri është e kërcënuar nga një bandë mafiozësh më në krye Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit.Ministri i Brendëshëm nga ana tjetër udhëheq trafikun e drogës duke transportuar drogë me makinën e tijë pesonale.Edi Rama ka akuzuar aleatin e tij në koalicion Ilir Metën për vjedhje të përmasave të jashtzakonshme në CEZ,bash aty në qendrën e Europës në Bruksel. Por mbeti në rolin e strucin duke mbetur vet i zbuluar përpara opinionit kombëtarë dhe ndërkombëtar. Të gjithë shqiptarët edhe njeriu më i pa informuar, në çdo ambjent që ndodhesh,njerzit pyesin,po përse vallë Edi Rama me ligj e ndaloj hetimin e korrupsionit në CEZ?.Sigurisht për të vjedhur,që kjo vjedhje kurrë mos të zbulohej. Nuk ishin pak por 600 milion Euro që u vodhën nga djersa e popullit shqiptarë në xhepat e Edi Ramës dhe të Ilir Metës.Me paturpësinë më të madhe Edi Rama po përpiqet të justifikohet se gjoja i paska falur CEZ këto shuma marramendëse pasi Çekia do të hidhte votën pro anëtarësimit të Shqipërisë si vend kandidat në BE. Por kërkush nuk e ha sapunin për djathë.Si është e mundur apo çfarë vendi demokratik në BE është ai vend që kërkon të rrjepë një vend tjetër që aspiron për demokraci me qindra milion Euro? Dhe këtu mashtrimi merr fund dhe gënjeshtrat e Edi Ramës nuk pijnë më ujë. Po vjedhja duket se nuk mbaron vetëm me këtë shumë.Janë edhe dhjetra million Euro të tjera që kanë përfunduar ne xhepat e pushtetarëve të korruptuar. A janë këto para që shkuan si lumë për të blerë votat e shqiptarve të varfër në zgjedhjet, mbetet për t’u parë. Duket se kjo qeveri klienteliste ka mbetur si miu në qark dhe kemi përpara një vjeshtë me stuhi për këtë qeveri të korruptuar.Nuk mundet që të ketë zgjidhje tjetër përveç se asaj politike. Oligarkët Bolshevik Rama-Meta janë pranë dorëheqjes jo nga dëshira e tyre por nga presioni kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Shqiptarët duhët që të jenë syçelë për të zgjedhur alternativën më të besueshme,alternativën e demokracisë dhe të Shqipërisë të bashkuar me Europën që ka qenë ëndrra e kahershme e shqiptarve, të atyre burrave që vdiqën në altarin e lirisë dhe kundër murtajës komuniste. Po duket qartë dhe u pa si drita e diellit se e majta ish komuniste është një forcë politikë mashtruese dhe e inkriminuar me një të kaluar kriminale,si trashëgimtare e drejtpërdrejtë e Partisë Komuniste. Populli shqiptarë nuk ka kohë për të humbur dhe të gabohet më në rrugën e vështirë të demokracisë. E majta ish komuniste u identifikua si një forcë politike me ide bolshevike të rrezikshme për demokracinë dhe fundi i kësaj maskarade politike po duket se mori fund. Këneta e “Rilindjes” u qelb dhe po merr erë që po lemeris dynjanë. Gjallesat e saj po rreken të kapin bregun për t’i shpëtuar ndëshkimit të drejtësisë që po afron duke akuzuar njëra tjetrën. Nga kjo përballje ndërmjet neokomunizmit dhe demokracisë, demokracia do të fitojë. Populli shqiptar do të jetë i fituar.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>