Me penë dhe me gjak…/Dom Dedë Malaj

dom-dede-malaja

Jemi në Kohën e Shenjtë të Krezhmëve. Kohë pendese, por edhe kohë hiri. Kohë për një solidaritet më të madh. Më shumë se asnjëherë, në këtë Kohë na bien në mend jetët e martirëve tanë të shenjtë. Me të drejtë, periudhën dhjetëra vjeçare të regjimit komunist ateist, mund ta quajmë si një kohë pendese, një Krezhmë shpirtërore me të cilën është përballur populli ynë.

Një dëshmitar i asaj kohe na mbetet dom Dedë Malaj. Ai lindi në Mal i Kolajve të Velipojës, më 16 nëntor 1917. Në vitin 1942 u shugurua meshtar në Kishën e Genazzano-s në Romë. U kthye në Shqipëri në Ipeshkvinë e Shkodrës për të shërbyer në zonën e Dajçit të Bregut të Bunës.

Pasi që ka sjellë jashtë shtetit listën e meshtarëve të pushkatuar, qe arrestuar dhe dënuar me vdekje. In odium fidei. (Vox Populi). “Për urrejtje ndaj fesë – është zëri i popullit”.

Përballë gjyqit ka rinovuar me guxim shpalljen e tij të fesë katolike dhe ka dënuar padrejtësitë e regjimit komunist. U pushkatua, më 12 maj 1959, në moshën 42 vjeçare. I arrestuar mbi të gjitha për arsye politike, vdiq duke kundërshtuar komunizmin me guxim.

Kështu është me atë që lufton për të mbrojtur të vërtetën dhe për të dënuar gabimet. “Luftëtari i dritës nuk i shtyn vendimet. Ai mendohet mirë para se të veprojë; ka parasysh stërvitjen që ka bërë, përgjegjësinë dhe detyrën ndaj të zotit. Ai mundohet të ruajë gjakftohtësinë dhe e quan çdo hap të tij sikur të ishte më i rëndësishmi. Megjithatë, kur merr vendimin, luftëtari ecën përpara; nuk dyshon më për zgjedhjen, as nuk ndryshon rrugë nëse rrethanat janë të ndryshme nga ato që kish përfytyruar. Nëse vendimi i tij është i drejtë, ai do ta fitojë betejën – edhe sikur kjo të vazhdojë më gjatë nga sa është parashikuar. Nëse vendimi i tij është i gabuar, ai do mundet dhe do t’i duhet t’ia nisë nga fillimi – por me më shumë urtësi. Kur nis diçka luftëtari i dritës, e shpie deri në fund”. (Shkëputur nga: Paulo Coelho, Manual i Luftëtarit të Dritës). Në fakt, don Dedë Malaj, pati guximin ta refuzojë dhe ta denoncojë haptas sistemin e devijuar të regjimit totalitar komunist që sundoi në Shqipëri duke shkaktuar kaq shumë plagë dhe dëme në ndërgjegjet e mbarë popullit tonë. Por, mundi i tij, sakrifica e tij, gjaku që ai derdhi nuk humbi. Ai pati fatin të lartësohet në nderin e Altareve, duke u shpallur i Lumtur nga Kisha Katolike, më 5 nëntor 2016 në sheshin Gjon Pali II në Shkodër, mes brohoritjeve të mijëra besimtarëve dhe të devotshmëve të ardhur nga gjithë bota. Bashkë me të u shpallën të Lumtur edhe 37 martirë të tjerë, historitë e të cilëve janë publikuar në numrat e kaluar të Rubrikës “Me penë dhe me gjak…”. Përveç këtyre 38 martirëve, tashmë të shpallur të Lumtur, janë në proçes drejt Lumturimit edhe dy të tjerë: Atë Luigj Paliq, i cili martirizua në Janosh afër Gjakovës, për faktin se nuk pranoi të bëhej prift ortodoks, më 7 mars 1913 dhe dom Gjon Gazulli i cili qe një kundërshtar i vendosur i qeverisë së mbretit Zog, që diskriminonte zonat e Dukagjinit, të Pukës dhe të Mirditës, zona tërësisht katolike

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>