Me përfshirjen e familjeve të përmbytura në ligjin e banesave sociale, a po heq dorë Rama nga dëmshpërblimet?

Kryeministri i fiksuar pas antiparimit “urbanizim, pastaj legalizim”, tani po tenton të ndryshojë legjislacionin për fatkeqësitë natyrore. Pyetja e Ditës: A mos është ky rasti i shumëpritur për Ramëm, që të vërë në zbatim çmendurinë e shembjes masive të banesave në zonat e përmbytura dhe zëvendësimin e dëmshpërblimit me ftesën për aplikim për kredi të butë?

 

Prej ardhjes në pushtet të Rilindjes, banorët e përmbytur në vend nuk kanë përfituar dëmshpërblimin e evidentuar nga grupet e emergjencave civile të ngritura nga pushteti vendor apo shkallë qarku. Edi Rama dhe qeveria e tij është mjaftuar me daljen në terren, madje vjet nuk ishte në Shqipëri, por për ekspozitë jashtë vendit.
Rama përpara se të dalë të derdhë lot krokodili tek familjet e përmbytura të rreket pas propagandës së pari duhej tu kishte kaluar paratë e dëmshpërblimeve të viteve të kaluara që të ishte sadopak i besueshëm sot.
Por paralel më premtimin për dëmshpërblim Rama ka nxjerrë në skenë një tjetër mashtrim të tij, gjoja një karamele për të përmbyturit. Ai thotë se mijëra banorë të prekur nga përmbytjet e kësaj jave mund të përfitojnë nga banesat sociale. Kujdeset që në mediat që kontrollon të nxjerrë lajmin e tij se: – “Një projektligj i miratuar në Këshillin e Ministrave dhe që ka kaluar në Parlament, përcakton se të gjithë personat mbi 18 vjeç, të cilët kanë humbur banesën e tyre për shkak të përmbytjeve apo nuk kanë mundësi financiare dhe shëndetësore për të pasur një të tillë, mund të aplikojnë për strehim nga shteti”.

Kjo është një tallje për këta familje shumica e të cilave kanë derdhur kursimet e tyre të fituara me djersë në 27 vjet apo më shumë për të ngritur një banesë e sot gjenden përballë talljes së kryeministrit.
Edi Rama nuk e di që pjesa më e madhe e këtyre familjeve të përmbytura në mënyrë të përsëritur presin të dëmshpërblehen nga qeveria pasi premtimi i tij se qeveria do të përfitojnë nga banesat sociale është një futje tjetër në borxh e tyre pasi e kanë të pamundur të paguajnë më. Pjesa më e madhe e këtyre familjeve mezi sigurojnë bukën e gojës, janë pa punë, marrin ndihmë ekonomike apo asistencë sociale, apo dhe nuk e përfitojnë fare këtë lëmoshë nga kushtet skandaloze që ka vënë qeveria për të përfituar edhe ato kacidhe!.

Siç duket fakti që qeveria e PS, Rilindjes nuk e ka vënë ujin në zjarr për tu akorduar dëmshpërblimet mijëra familjeve të përmbytura dhe nxjerrja e lajmit se ato do të përfitojnë nga banesat sociale është frikë se ky kryeministër po lanë duart me to duke ju thënë që nuk kemi para për dëmshpërblime ndaj po të doni aplikoni për banesa sociale dhe zhvendosuni nga ato shtëpi ku përmbyteni çdo vit! Urojmë që kjo të mos jetë e vërtet por gjasat janë që pas këtij projektligji të fshihet kjo që themi, për të mos thënë që ndoshta ka dhe me keq se aq. Edi Rama ka premtuar se me ardhjen në pushtet të tij do të bëjë urbanizimin pastaj legalizimin e banesave e ndoshta është ky rasti të ushtrojë çmendurinë e tij që me pretekstin e përmbytjeve të ndërmarrë nisëm për shembjen e tyre dhe ti ftojë qytetarët të aplikojnë për kredinë e butë!. Ne jemi që qytetarët bazuar VKM 329, date 16.05.2012, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së ndihmës ekonomike shtetërore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore apo fatkeqësi të tjera të shkaktuara”, të dëmshpërblejë çdo familje që në këto ditë është përmbytur sikurse dhe vitet e tjera.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>