Me themelimin e Kurdistanit, Erdogan tregon fytyrën, deklaron se Kosova s’u bë kurrë shtet  

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e ka vënë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës kur ka bërë një krahasim me referendumin për pavarësi të kurdëve në Irak. “114 shtete e kanë njohur Kosovën, por fatkeqësisht nuk mundi të bëhej shtet. Ende ka shumë probleme. Iraku Verior, çka do të bëni ju vetëm me Izraelin”, citohet nga agjencia shtetërore turke AA, të ketë thënë Erdogan. Ai i ka kërcënuar kurdët e Irakut Verior se do të mbeten pa ndihma nëse vazhdojnë me planet për pavarësinë. Turqia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të saj. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se kurdët e Irakut mund të përballen me urinë, si rezultat i masave ndëshkuese që ai po merr në konsideratë, pas referendumit për pavarësi të mbajtur të hënën. “Kur ne të fillojmë me sanksionet tona, ata do të zhyten në uri. Gjithçka do të marrë fund kur ne të mbyllim rubinetat e naftës. Paratë do të zhduken dhe ata nuk do të munden as të gjejnë ushqim, kur kamionët të ndalen në Irakun verior”, tha Erdogan. Rreth 72 përqind e 5.2 milionë zgjedhësve votuan në referendum në zonat e kontrolluara nga kurdët. /gazetametro.net

Dalin rezultatet e referendumit: 92 për qind e kurdëve të Irakut kanë votuar për pavarësi/Kurdët irakianë kanë votuar me shumicë në favor të pavarësisë për Rajonin Kurdistan në referendumin kontrovers të së hënës. Komisioni Zgjedhor i Rajonit ka thënë 92% e kurdëve dhe jo-kurdëve, që i hodhën votat e tyre në referendumin e së hënës, kanë votuar në favor të pavarësimit nga Iraku. Shpallja e rezultatit të referendumit u bë përkundër një lutjeje të momentit të fundit nga kryeministri i Irakut, Haider Al-Abadi, që rezultati të anulohej, shkruan BBC. Abadi ka thënë se kurrë nuk do ta diskutojë rezultatin dhe u bëri thirrje kurdëve të nisin dialog brenda kornizave të kushtetutës. Liderët kurdë kanë thënë se fitorja në referendum do t’iu japë atyre mandat për të nisur negociatat për ndarje nga qeveria qendrore në Bagdad dhe nga vendet fqinje.

 

1 Koment

  1. Elton Meta

    01/10/2017 at 08:41

    Turqia ka qene nje nga shtetet e para qe ka njohur Kosoven vetem se ne kete rast Erdogani eshte zene ngushte per çeshtjen e Kurdistanit. Po ne te njejten menyre do te kishte reaguar xhdo KM ose President shqiptaret po te ishte ne poziten e Erdoganit pasi drejt perdrejt cenohen interesat jetike te vendit te tij. Turqia ka qene dhe do te jete aleatja kryesore e shqiptareve ne Ballkan pasi greket dhe sllavet jane armiqte tane.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>