Me urdhër të Ramës, KQZ “përjashton” LIBRA-n nga zgjedhjet e 18 Qershorit

index

KQZ, përmes një udhëzimi që do të miratohet në mbledhjen e së enjtes  ka vendosur të bllokojë regjistrimin e Partisë LIBRA të Ben Blushit. Udhëzimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndryshe nga sa kërkon Kodi Zgjedhor, ndryshon rregullat e regjistrimit të një partie të re politike, duke e çuar LIBRA e Ben Blushit në kushtet kur i duhet të mbledh 5000 firma, për të kandiduar në zgjedhjet e 18 qershorit

Kreu Basha:Përpjekja e KQZ, akti i fundit kundër zgjedhjeve të lira

Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve, përmes një udhëzimi që do të miratohet në mbledhjen e së enjtes  ka vendosur të bllokojë regjistrimin e Partisë LIBRA të Ben Blushit. Udhëzimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ndryshe nga sa kërkon Kodi Zgjedhor, ndryshon rregullat e regjistrimit të një partie të re politike, duke e çuar LIBRA e Ben Blushit në kushtet kur i duhet të mbledh 5000 firma, për të kandiduar në zgjedhjet e 18 qershorit. Në Kod Zgjedhor sanksionohet se mbledhja e firmave është e nevojshme vetëm për partitë të cilat nuk kanë një mandat deputeti në 6 muajt e fundit në kuvend, por udhëzimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkon që subjekti politik të zotërojë mandat në Kuvend të paktën 6 muajt e fundit nga data e paraqitjes së kërkesës për regjistrim të listave. Afati kur partitë politike duhet të regjistrojnë listat për deputet në KQZ është 28 prilli, çka do të thotë se Partia LIBRA e Ben Blushit, nuk plotëson afatin prej 6 muajsh, duke e detyruar që të ndjek rrugën e mbledhjes së 5 mijë firmave. Deputeti Ben Blushi ka reaguar për udhëzimin duke e cilësuar si pabesi dhe akt të personalizuar “Kjo është njëlloj sikur 1 qershorin ta bësh 1 prill me vendim KQZ-je” shkruan Blushi duke theksuar se ky nuk është vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, por e asaj që ai e quan “bandë e rilindjes”.

Basha krah LIBRA-s: Përpjekja e KQZ, akti i fundit kundër zgjedhjeve të lira/ Kryetari i PD, Lulzim Basha e ka konsideruar si aktin e fundit e kryeministrit Rama kundër zgjedhjeve të lira, përpjekjen e KQZ për të penguar pjesëmarrjen e LIBRA në zgjedhje. Në një komunikatë për mediat, Basha shprehet se Rama është rreziku më i madh për votën dhe demokracinë, duke bërë thirrje për bashkim në protestën e 18 shkurtit. “Përpjekja për të penguar pjesëmarrjen e disa subjekteve politike në zgjedhje duke përfshirë partinë e Blushit është akti i fundit i Ramës kundër zgjedhjeve të lira. Ai ka futur në punë çdo mjet e levë që ka në dorë për të vjedhur zgjedhjet. Liron një bandë, shpik diagnozë për të nxjerrë një kriminel nga burgu, numëron tonelatat e drogës dhe lekët e pista me të cilat do të blejë zgjedhjet. Të gjithë këto për të ndalur vullnetin e lirë të njerëzve. Prandaj ka 1 vit që kundërshton votimin dhe numërimin elektronik. Kjo e fundit është një provë më shumë se Edi Rama është rreziku më i madh për votën dhe demokracinë në Shqipëri. Ky është një moment kritik për vendin. Me #18Shkurt #NgrihemiBashkë me çdo shqiptar që beson tek demokracia dhe zgjedhjet e lira, për fatin e vendit, për fatin e fëmijëve tanë”, shkruan Basha.​

Manjani: KQZ të zbatojë Kodin Zgjedhor, jo urdhrat antikushtetues të Ramës

Në valën e reagimeve kundër vendimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos regjistruar partinë LIBRA, të Ben Blushit është rreshtuar edhe ish-ministri i  Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili e ka cilësuar antikushtetues vendimin e marrë nga institucioni i drejtuar prej Denar Bibës. Manjani nëpërmjet një postimi në Facebook ka theksuar se KQZ, po vepron sipas urdhrave politikë të kryeministrit Rama dhe veprimet e saj nuk po i bazon aspak në ligjet dhe Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë. Për përfaqësuesin e LSI-së ky vendim është demokratikisht i pa pranueshëm, i karakterizuar nga një sjellje diktatoriale e Edi Ramës.

“Miq! Propozimi më i fundit i Kryeministrit që KQZ të interpretojë Kodin Zgjedhor sipas qejfit të tij politik, është ligjërisht dhe demokratikisht I PA PRANUESHËM! Me pak fjalë, sipas Kryeministrit, mandati i deputetëve që kritikojnë atë dhe që largohen nga grupi i tij politik nuk vlen më ligjërisht! Kulmi! Kjo sjellje nuk është parë e as dëgjuar as në zgjedhjet e Marsit ’91! Kjo sjellje politike ka precedentë vetëm në shtetet diktatoriale”, shkruan Manjani në Facebook.

Sipas tij në Kodin Zgjedhor, është parashikuar që cilado parti politike, e cila ka të paktën një mandat deputeti në 6 muajt e fundit, nuk ka nevojë të mbledhë firma mbështetëse për kandidatët e saj.“Kodi Zgjedhor në nenin 68 të tij ka përcaktuar shumë qartë kriterin që partia politike që ka të paktën një mandat deputeti në 6 muajt e fundit, nuk ka nevojë të mbledhë firma mbështetëse për kandidatët e saj. Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi kanë që sot më shumë se 6 muaj që nuk janë më anëtarë të grupit parlamentar të partisë së Kryeministrit! Sipas rregullores së Kuvendit në fillim të çdo legjislature bëhen edhe ndryshimet e grupeve Parlamentare dhe që vjet në tetor Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi nuk janë më anëtarë të grupit të PS. Sipas Kushtetutës mandati i deputetëve nuk lidhet me asnjë mandat detyrues. Pra askush nuk mund të detyrojë deputetin se si të flasë, votojë apo shprehet! Kjo do të thotë se mandati nuk hiqet/njihet edhe kur voton kundër partisë nga e cila e ke marrë atë mandat”, vijon më tej shkrimi i Manjanit. Manjani shprehet se KQZ-së i ka mbërritur një projekt-udhëzim që e lidh mandatin me data të sajuara dhe realisht nuk ka asnjë lidhje me Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën e Shqipërisë. Ai vijon m tej duke e cilësuar këtë vendim si një hakmarrje primitive politike të kryeministrit Rama, e cila atakon drejtpërdrejtë Ben Blushin, Mimoza Hafizin dhe aktivitetin e tyre politik. “Gjithashtu, po sipas Kushtetutës, mandati i deputetëve mbaron në mënyrë normale vetëm kur mbaron mandati i Kuvendit. Mandati i këtij Kuvendi mbaron me 9 shtator të këtij viti. Pra nuk mbaron as me 18 Qershor e as me 28 Prill siç propozon Kryeministri i KQZ! Nga ky rregull kushtetues nuk bën përjashtim Ben Blushi e as Mimoza Hafizi! Edhe atyre mandati ju mbaron si gjithë të tjerëve, përfshi dhe mandatin e vetë deputetit Kryeministër”, deklaron ish-ministri i Drejtësisë.

Duke theksuar se Diktatura e Proletariatit është rrëzuar njëherë e mirë nga sistemi politik dhe juridik i Shqipërisë, Manjani i jep një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit Rama duke i thënë se konkurrenca e ku8ndërshtarëve politikë nuk mund të bllokohet në një shtet demokratik. Ai madje i sugjeron institucionit të KQZ-së që të respektojë kushtetutën dhe ligjin duke refuzuar atë palo-udhëzim e të mos pranojë qëndrimet e diktaturës së proletariatit të Edi Ramës.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>