Media franceze “Reporterre.net”: Shqipëria, prodhuesi më i madh i kanabisit në Europë

fran

Një tjetër media e huaj i ka bërë jehonë kanabizimit të Shqipërisë. Në një artikull të publikuar ditën e djeshme, prestigjiozja franceze “Reporterre.net” në reportazhin me titull “Europa ka një prodhues të madh të kanabisit si Shqipëria”, nxjerr në pah shifra të frikshme të gjeneruara nga ky biznes i jashtëligjshëm i mbështetur nga qeveria e Edi Ramës në katër vitet e fundit. Media franceze shkruan se kultivimi i kanabisit përbën pothuajse gjysmën e PBB-së shqiptare, ku kjo lloj droge është bërë një mjet mbijetesë për shumë banorë dhe njëkohësisht burim korrupsioni. “Reporterre” prek edhe aksionin në Lazarat në vitin 2014, për të cilin shkruan mes të tjerash se nuk u arrestua “asnjë peshk i madh”. Fabian Zhilla, specialist i krimit të organizuar, thotë se: “Prodhimi, dikur i përqendruar në Lazarat, tani është i shpërndarë në të gjithë vendin dhe prandaj është krejtësisht i pakontrollueshëm”. “Vështirë të imagjinohet se politikanët nuk janë të përfshirë”, vijon raportimi duke sjellë në vëmendje rastin e Klemend Balilit të etiketuar nga mediat si Eskobar i Ballkanit dhe Dritan Zaganit, që ka marrë azil politik në Zvicër pas denoncimeve të përfshirjes së zyrtarëve të policisë në trafikun e drogës. Në artikull shkruhet se Balili ka përfituar nga lidhjet e familjes së tij me personalitete të caktuara politike. “Duke qenë se policia është një institucion shumë hierarkik, është e vështirë të imagjinohet se stafi politik nuk është i përfshirë”, thotë Hila. Në shkrim gjithashtu i kushtohet vëmendje raportit më të fundit të Komisionit të Zgjerimit të BE-së që vëren se policia dhe prokurorët nuk janë në gjendje të identifikojnë rrjetet kriminale përgjegjëse për kultivimin e drogës. “Këto lidhje mes grupeve kriminale dhe autoriteteve politike si dhe shumat kolosale të krijuara nga trafiku janë shqetësuese. Pak javë përpara zgjedhjeve kombëtare në qershor, partia kryesore e opozitës, Partia Demokratike e Shqipërisë, kërcënoi të mos merrte pjesë në to dhe të bojkotonte punën parlamentare për gati dy muaj. Duke denoncuar ‘korrupsionin e një qeverie që e ka transformuar Shqipërinë në Kolumbi të Evropës’, kërkon ‘formimin e një qeverie teknike për të garantuar transparencën e zgjedhjeve”, shkruan “Reporterre”. Ndërkohë për Fabian Xhillën grupet e përfshira në biznesin e narkotrafikut kanë fituar fuqi të konsiderueshme financiare dhe kanë investuar shumë në ekonomi dhe në politikë.

“Forbes”: Qeveria Rama transformoi Shqipërinë në qendër të trafikut të drogës dhe krimit të organizuar evropian/Revista me famë botërore “Forbes” në numrin e saj më të fundit, ka publikuar një artikull që shigjeton drejtpërdrejtë aktivitetin e qeverisë së Edi Ramës në këto katër vite, ku kabineti i “Rilindjes” shihet si përgjegjësi kryesor dhe bashkëpunëtor në industrinë e drogës, por edhe në planin për shndërrimin e Shqipërisë në një hambar plehrash kimike. Kjo shuplakë vjen për qeverinë pikërisht në ditën ndërkombëtare të drogës, por më tronditës është fakti se artikulli ku Ramës i faturohet edhe forcimi i pozitave të korrupsionit që prej 2013, është shkruar nga Adam Ereli, ish-ambasador i SHBA-ve në Bahrein dhe tanimë zëdhënës në Departamentin Amerikan të Shtetit. Në shkrimin me titull “Kufijtë dhe qëndrueshmëria e BE-së janë në rrezik”, Ereli vendos theksin tek investigimi i publikuar në mediat italiane për 1.300 kontejnerët me mbetje të rrezikshme që kanë hyrë nga Italia në territorin shqiptar, ndërsa ai e cilëson Ramën si kreun e një strukture kriminale që e ka transformuar Shqipërinë në një qendër për trafikun e drogës. Gjithashtu në shkrim nënvizohet edhe fakti se paratë e pisat të drogës po pastrohen në ekonominë shqiptare e njëkohësisht do të përdoren nga krimi për të blerë zgjedhjet në llogari të kapo-bandës së drejtuar nga Edi Rama. “Një hetim i kohëve të fundit i filluar nga zyra e prokurorisë në qytetin e Durrësit në Shqipëri tregoi se kufijtë e BE-së mund të mos jenë aq të sigurta sa mendojmë. Sipas raporteve të lajmeve italiane, gjatë vitit të kaluar mijëra kontejnerë të mbeturinave u eksportuan nga porti Gioa-Tauro i Italisë me destinacion Maqedoninë. Nga 2600 kontejnerët që u larguan, vetëm 1132 kanë mbërritur në Maqedoni. Gjatë tranzitit nëpërmjet Shqipërisë, 1468 kontejnerë u varrosën në 5 qytete: Durrës, Fier, Vlorë, Shkodër dhe Dibër. Muajin e kaluar, CNN Greqi përmendi burime që pretendonin, se “1.300 kontejnerë me mbetje të rrezikshme që vijnë nga Italia hynë në territorin shqiptar dhe që atëherë vendndodhja e tyre është e panjohur”. Ndërsa sikur kjo të mos ishte e mjaftueshme, mijëra shqiptarë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër viteve të autokracisë, korrupsionit dhe premtimeve të thyera nga qeveria e kryeministrit Edi Rama. Z. Rama bëri fushatë për ta bërë vendin e tij miqësor ndaj mjedisit dhe tha se Shqipëria kurrë nuk do të bëhej një depo e mbeturinave evropiane. Megjithatë, në shtator 2016, qeveria e tij votoi për të miratuar një ligj në parlament për importimin dhe riciklimin e mbeturinave nga vendet perëndimore. Nën udhëheqjen e tij, Këshilli i Ministrave në vitin 2016 lejonte kalimin e mbetjeve të rrezikshme nëpërmjet Shqipërisë. Përtej dëmit mjedisor që ai ka krijuar, Kryeministri Rama tani kryeson një ndërmarrje kriminale që e ka transformuar Shqipërinë në një qendër për trafikimin e drogës dhe krimit të organizuar evropian. Sipas kryeprokurorit italian kundër mafias, Franko Roberti, Shqipëria ka zgjeruar shumë prodhimin e marihuanës dhe niveli i bashkëpunimit midis krimit të organizuar shqiptar dhe mafies italiane po rritet. “Politikanët, gjykatat dhe policia po korruptohen nga paratë e drogës në Itali dhe Shqipëri”, pohoi Roberti. Ambasadori Brendt Borchardt, i Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) në Tiranë, paralajmëroi së fundmi se 2 miliardë euro në paratë e drogës po pastrohen nëpërmjet ekonomisë shqiptare dhe se tregtarët e drogës janë duke kërkuar për të zgjedhur politikanët e tyre. Shpërthimi i prodhimit të drogës dhe korrupsionit nuk do të ishte e mundur pa përfshirjen e qeverisë së tanishme shqiptare. Bosët e krimit të organizuar janë liruar nga burgu nën vëzhgimin e Kryeministrit Rama. Opozita pretendon se Kryeministri Rama mbështet kriminelët e njohur në zgjedhjet për kryebashkiakë dhe po bën marrëveshje me gjykatësit e korruptuar. Parlamenti i Shqipërisë duhej të kalonte një ligj të dekriminalizimit, i përshtatur posaçërisht për të hequr kriminelët famëkeq që PS kishte vendosur në parlament dhe si kryebashkiakë. Shtoni në “këtë koktej” edhe korrupsionin dhe krimin dhe një fluks të refugjatëve që kërcënojnë të destabilizojnë jo vetëm Shqipërinë, por Ballkanin dhe më gjerë. Shpërthimit të kësaj përzierje toksike i shtohet edhe Rusia agresive dhe oportuniste, e cila po përdor burimet e saj politike, ekonomike dhe të inteligjencës për të minuar ekonomitë e hapura dhe demokratike të tregut duke futur një pykë midis dhe mes aleatëve të orientuar nga Perëndimi. Për shembull sipas “Fox”, Kryeministri Rama ka pasur bisedime me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç për një treg të përbashkët ekonomik mes këtyre vendeve fqinje. Kancelarja gjermane Angela Merkel pati mundësi që disa javë më parë t’i bënte presion Presidentit Donald Trump mbi rrezikun e paraqitur nga kjo stuhi e përsosur e një “tërësie gjerash” mbi vendet e lira të Evropës dhe Luftës pas Luftës së Ftohtë, Refugjatët, krimin e organizuar, politikanët e korruptuar dhe ekstremizmin e dhunshëm. Ujqërit janë pranë saj – dhe derës sonë – dhe ne duhet të paraqesim një front të bashkuar për t’i goditur ata. Veprimi i bashkërenduar nga SHBA-ja, OSBE-ja, agjencitë e zbatimit të ligjit dhe shoqëria civile është e nevojshme për të luftuar minimin sistematik të institucioneve demokratike, siç është simbolizuar nga kriza e vazhdueshme shoqërore dhe politike e Shqipërisë. Diçka duhet bërë përpara se situata të bëhet edhe më e keqe”.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>