Mediat kroate: Në muret e Dubrovnikut, drogë nga Shqipëria

Mali i Zi dhe Shqipëria konsiderohen nga mediat kroate si shkaktaret kryesore të ndotjes së brigjeve të Dubrovnikut. “Dubrovacki Vjesnik” shkruan se mbeturinat vijnë për shkak të erërave jugore dhe rrymave detare, ndërsa ato duken qartë se janë nga Shqipëria dhe Mali i Zi për shkak të etiketave në gjuhët përkatëse. Brigjet e parkut kombëtar të Mljet janë mbushur me sasi të mëdha mbetjesh detare, ndërsa nga mbeturinat është mbuluar edhe lugina Gonoturska dhe Blace.Por mediat kroate njoftojnë se dy ditë më parë në muret e qytetit të Dubrovnikut janë shfaqur edhe pako me marijuanë. Sipas, “Dubrova?ki dnevnik”, janë gjetur pako me drogë. Portali “Dubrova?ki.hr” raporton se forca policore po kontrollon në zonë për paketa të tjera të marihuanës, e cila besohet të ketë rënë në det nga motoskafet, nga Shqipëria, Mali i Zi, ose Greqia për në drejtim të Italisë.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>