Mediu në asamblenë e OSBE flet për zgjedhjet e 25 qershorit: Votat u blenë

mediu

Kreu i PR-së dhe deputeti Fatmir Mediu ishte i pranishëm në sesionin e 26-të të Asamblesë Parlamentare të OSBE që u mbajt në Minsk. Gjatë fjalës së tij, Mediu e ka vënë theksin tek zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, ndërsa është shprehur se votat janë blerë dhe mazhoranca ka bërë presion mbi votuesit. Në këtë takim kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësues nga Senati dhe Kongresi Amerikan. Mediu ka falënderuar misionin vëzhgues të OSBE-së duke theksuar qëndrimin e tyre për blerjen masive të votës dhe presionin mbi votuesit. “Kërkova angazhimin e tyre në mënyrë që Shqipëria të mos shkoj nga një qeveri e korruptuar në rrugën e korruptimit të shoqërisë dhe zgjedhjeve. Po ashtu vura theksin në situatën e terrorizmit dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit”, është shprehur kreu i PR-së Fatmir Mediu. Nga Senati dhe Kongresi Amerikan ishin të pranishëm senatori Wicker, Cohen, Cong Hudson, Engel, King Goodlatte, Jackson, HULTGREN, Lee. Dhe përfaqësuesi i Departamentit të Shtetit Johnston Moore.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>