Mekanizmi që fshihet pas 33 zv/ministrave

ministrat-e-rinj

Edi Rama luajti bllofin e qeverisë së vogël, por në fakt respektoi përfaqësimin e gjerë të klaneve dhe 20 familjeve mafioze. Në listën e zv/ministrave janë djem e vajza ish-ministrash, drejtorë investimesh të oligarkëve si dhe pinjollë të brezit të dytë të Sigurimit. Këta burokratë do të kryejnë me devotshmëri detyrën e tyre, që përkon me përmbushjen e urdhrave të kryehajdutit, në përvetësimin e sa më shumë milionave nga xhepat e taksapagueseve shqiptar

Pyetja kryesore e ditës: Cilat janë caktuar si spiunët e huaj të kryeministrit?

Kryetarja e LSI, Kryemadhi: “Rama është rrezik kombëtar, 33 zv.ministrat u zgjodhën nga oligarkët”

 

Nën tensionin që karakterizon terrenin shqiptar të kontrolluar nga bandat, Edi Rama të shtunën provoi të largonte zërat kritikë për bashkëpunimin e tij me krimin e organizuar, duke mbajtur mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të PS. Ajo çka ra në sy në këtë shfaqje me regji të paguar ishte numri i lartë i zëvendës-ministrave që Rama emëroi. Kryeministri që paralajmëroi shkrirje institucionesh jetike për vendin me justifikimin e shmangies së abuzimeve, të shtunën daroviti me poste të gjithë të besuarit e oligarkisë, që gëzon një pushtet po aq të madh sa ai i bandave në vend. Qysh prej marrjes së pushtetit, Edvini propagandoi qeveri të vogël, kur në fakt me emrat e prezantuar dje, na tregoi se respektoi përfaqësimin e gjerë të klaneve dhe familjeve mafioze. Të gjitha të emëruarit nga Rama në postet e zv/ministrave nuk kishin lidhje me partinë Socialiste, pasi nuk ishin përfaqësues të saj, ata ishin përfaqësues të oligarkëve të pushtetit të Edvinit. Me këto emërime Rama vërtetoi shprehjen qeveri e vogël, korrupsion i madh. Rama është i lidhur fort në një bashkëpunim me klientët e tij që përfitojnë të gjithë tenderat dhe koncensionet që financohen nëpërmjet borxheve, kostot e të cilëve rëndojnë mbi taksapaguesit shqiptarë. Kryeministri për të mbrojtur këtë simbiozë të shëmtuar emëroi një shpurrë të re për të vënë në zbatim skemën e vjetër të vjedhjes së pasurisë së shqiptarëve. Ai i përzgjodhi “rilindasit” e rinj në bazë të sugjerimeve dhe pritshmërive që kanë nga pushteti oligarkët që vjelin tenderat e ministrive në Shqipëri. Këta burokratë do të kryejnë me devotshmëri detyrën e tyre, që përkon në përmbushjen e urdhrave të kryehajdutit, teksa në media paturpësisht evokohet një pseudo-frymë ndryshimi në mënyrën sesi qeveriset vendi. Pas gjithë këtyre emërimeve nepotike të kryeministrit bandit, pyetja kryesore mbetet: Cilat janë caktuar si spiunët e huaj të kryeministrit?

Kryemadhi: Rama është rrezik kombëtar, 33 zv.ministrat u zgjodhën nga oligarkët Ditën e djeshme, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me strukturat e partisë në qytetin e Durrësit, ku u ndal tek vendimi i kryeministri Rama për të emëruar 33  zëvendësministra. Kryemadhi e kritikoi ashpër numrin e shumtë të zëvendës-ministrave dhe theksoi se ndryshe nga ç’pretendon Edi Rama, këta emra janë të kapur nga oligarkia dhe do t’i shërbejnë punëve të tyre të pista. Ajo gjithashtu i faturoi kryeministrit Rama përgjegjësinë për gjendjen e rënduar që është krijuar në vend për shkak të rritjes së aktivitetit të bandave të krimit të organizuar. “U fol për qeveri të vogël, por ka emëruar 33 zëvendës-ministra dhe asnjë prej tyre nuk është përfaqësues i Partisë Socialiste, por i oligarkëve që kanë kapur pushtetin. Rama vërtetoi shprehjen qeveri e vogël, korrupsion i madh. Sulmon njerëzit e thjeshtë, sepse është bërë njësh me oligarkët dhe krimin, por ne jemi këtu për t’i dhënë fund kësaj tradhëtie”, tha Kryemadhi. Gjatë fjalimit të saj, kryetarja e LSI risolli në kujtesë problemet e hasura nga stafi i partisë që drejton gjatë fushatës elektorale të muajit qershor. Ajo akuzoi se shteti dhe krimi në vend janë bërë një, ndërsa e cilësoi kryeministrin Rama si një rrezik rajonal. “Ju kaluat një terror të papërshkruar në qershor, nga krimi që ishte bërë palë me shtetin. Edi Rama është bërë palë me krimin, të cilit i ka vënë në dispozicion shtetin. Ai nuk është më vetëm një rrezik kombëtar, por edhe një rrezik rajonal”, deklaroi Kryemadhi. Duke vendosur theksin tek fakti se politika në Shqipëria është kryesisht e orientuar drejt frymës konfliktuale, Kryemadhi u shpreh se LSI do të sjellë risi në politikë pasi do të ofrojë një opozitë të bazuar tek alternativat dhe është e shkëputur nga interesat klienteliste. “Edukata politike në këto 27 vjet e bazuar te konflikti dhe mohimi dhe kundërshtimi i gjithçkaje. Ne duam të sjellim risi dhe t’i japim fund kësaj tradite. Opozita jonë e bazuar te alternativat. Ne nuk duam të përfaqësojmë grupe interesi të mafiozëve dhe oligarkëve, por grupe interesi që lidhen vetëm me interesat e drejtpërdrejta të qytetarëve”, pohoi ajo.

Publicisti Buzhala ironizon Ramën: Zëvendësministrat kosovarë i duhen në terren me prashitë kanabis/ Lidhur me mënyrën e kompozimit të qeverisë “Rama 2” dhe më konkretisht me surprizën që konsiston në bërjen pjesë të kabinetit të katër zv.ministrave kosovarë, ka reaguar me anë një postimi ironik analisti kosovar Berat Buzhala. Duke shigjetuar fjalën e kryeministrit Rama, ku tha se xv.ministrat kosovarë do t’i shërbejnë për punën në terren, Buzhala shprehet se ata janë marrë në qeveri për të ‘prashitur’ kanabisin e qeverisë shqiptare. Ai vazhdon më tej duke theksuar se kjo “surprizë” e kryeministrit Rama për kosovarët vjen e mirëo rganizuar në kuadrin e një shfaqjeje për të përfituar vëmëndje, pasi asnjë nuk i njeh këto figura dhe e shtuna do të jetë dita e fundit që do të dëgjohet emri i tyre. “Po besoj që Shqipëria ka me përfituar shumë prej katër zëvendësministrave të Kosovës. Edi kish deklaru që po më duhen për terren më shumë. Me prashitë kanabis. Shumë jemi qurana përndryshe. Nifar entuziazmi na kaploi, bon ti be Nobelin e fituam ne katër lemi të ndryshme. Edi Rama veç deshti me na qite do mish të kuq, të marinume, për këtë vikend. Nëse e njeh dikush me emën një zëvendësministër të Shqipërisë, ju lutem ngriteni dorën. Po du me thanë, sot është hera parë që e mësuam lajmin, do të jetë edhe hera e fundit që kemi lexu lajm për ta. Suksese o Zot”, shkruan Buzhala në Facebook.

1 Koment

  1. z. B. SHBA

    09/10/2017 at 12:50

    Cili ligj eshte I propozuar dhe I ligjeruar ne Shqiperi ne te gjitha qeverite e kohes se ndryshimeve politike, qe nga 1991, qe ne qeverine shqiptare te kete dhe qytetare te Republikes se Kosoves? Me fare te drejte ai kryeminister I ben keto nderhyrje ne nje shtet tjeter, ku ata kane kushtetuten e tyre, kufijte e tyre, qeverine e tyre e cdo administrate tjeter, ky I cmendur politik, qe vetem politikan nuk eshte, cdo dite nxjer nga nje problem delikat per qetesine e qytetareve, per buxhetin e popullit, nje qeveri e mbipopulluar, sa dhe ministrite nuk I mbajne dot, neser do kerkoje te beje shtesa ne te gjitha keto ministry, ashtu sic ka bere dhe me pallatet kur ai ishte kryebashkiak, per te cilat me pas beri nje zhurme te madhe duke I prishur, se ashtu I thoshte ai truri I tij I droguar, kurse per te gjitha ato qe atij I dukeshin te ligjshme, sepse ishin te te gjithe miqve dhe njerezve te tij shpirtit dhe te qejfit, nuk I prishi, prandaj ky palo kryeminister vendos vetem per gjithcka, nuk mer mendimin e askujt, vet zot e vet shkop, por siduket I ka ardhur ora e nje shkopi te madh, te cilin do ta provoje kete here, qe kur ta provoje, do t’i duket prifti gomar, do ike me vrap tek Janullatosi per ta kunguar, por nuk do kete me rezultat, se dhe me ate I ka punet pisk, sepse I prishi kishen ne zonen e tij te preferuar. Po ku do gjeje strehe ky njeri pas ketij dajaku? Vetem burgu e pret, bejani sa nuk eshte vone, ndryshe do ju ike nga syte.

Lini një përgjigje

Cancel reply

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>