Mesazhi i Vatikanit: “BE nuk duhet shndërruar në aleancë ushtarake”

Konferenca e Kishave evropiane (Cec) kërkon nga BE-ja “të mos krijojë kushte për militarizimin e bilancit dhe të strukturave të saj, por ta fuqizojë rolin si aktor i paqes dhe i pajtimit, përmes mjeteve jo ushtarake”. Kështu shkruhet sot në një Komunikatë të Cec, që synon të reagojë përballë tre dokumenteve të Komisionit Evropian, botuar në qershorin e kaluar lidhur me mbrojtjen e Evropës. Cec u kundërvihet propozimeve të Komisionit dhe financimeve për programin evropian të zhvillimit industrial lidhur me mbrojtjen, sepse do të mund “ta shndërronte BE-në në aleancë ushtarake”. Këto shtesa të financimit ushtarak kanë pasoja negative mbi sigurinë, “ndërsa investime të tilla në sektorë të tjerë, japin ndihmesën e tyre për pajtimi, stabilitetin e prosperitetin, që janë në bazë të sigurisë”, lexohet në notë.

Bashkimi Evropian, si projekt paqeje, duhet të fuqizojë punën për parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, sepse ai vetë është shembull i asaj që mund të bëhet përmes mjeteve jo ushtarake për të ndërtuar një Evropë paqësore, të fortë e të begatë. BE-ja duhet t’ia kushtojë gjithë vëmendjen  papunësisë në radhët e të rinjve, zhvillimit ekonomik rajonal dhe problemeve më të mprehta shoqërore, posaçërisht në Evropën lindore e jugore. Cec i fton Kishat e saj “të hapin, me qeveritë kombëtare, një diskutim kritik lidhur me rolin e  tyre në zhvillimin e ardhshëm të politikave të mbrojtjes së BE-së”.

Kronika – Papa Françesku: të jesh katekist nuk është punë, por mision/ “Të jesh katekist nuk është punë, as aktivitet i jashtëm i njeriut. Është mision, thirrje për t’i shërbyer Kishës”. E kujton Papa në mesazhin drejtuar pjesëmarrëve në Simpoziumin e parë ndërkombëtar kushtuar katekizmit, në zhvillim e sipër deri më 14 korrikun e ardhshëm në Buenos Ajres, pranë fakultetit të teologjisë të Universitetit Papnor Katolik të Argjentinës. Papa fton “për të përkrahur përshpirtërinë popullore jo vetëm duke transmetuar përmbajtjen e fesë, por kryesisht duke i frymëzuar njerëzit për ta ndjekur konkretisht jetën e Krishtit. Katekisti ecën “prej Krishtit e me Krishtin. Nuk është njeri, që niset nga idetë a shijet e veta, por në kërkim të Zotit, të atij shikimi, që ta përflak zemrën”. Papa Françesku i fton, në përfundim, katekistët të jenë gjithnjë krijues, për ta bërë më të afërm mesazhin e Krishtit, edhe pse i njëjtë, sepse Zoti nuk ndryshon, por i përtërin të gjitha sendet. Në kërkimin krijues për ta njohur Jezusin nuk duhet të kemi frikë, sepse ai na paraprin në këtë detyrë”.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>