Ministri i Drejtësisë shkarkon drejtorin e Burgjeve Korçë, me motivacionin e keqmenaxhimit të institucionit  

Ministri i Drejtësisë, Gazment Bardhi ka shkarkuar nga detyra drejtorin e IEVP-së në Korçë, Robert Kodrën. Motivacioni për shkarkimin e Kodrës nga detyra është për keqmenaxhim të institucionit dhe shkeljes së rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese ndaj të dënuarve, me pasoja të rënda. “Ministri i Drejtësisë z. Gazment Bardhi, ka shkarkuar sot nga detyra Drejtorin e IEVP Korçë z. Robert Kodra, me motivacionin e keqmenaxhimit të institucionit dhe shkeljes së rregullave mbi aplikimin e lejeve shpërblyese ndaj të dënuarve, me pasoja të rënda. Nga hetimi   administrativ i realizuar nga strukturat përgjegjëse ka rezultuar se jemi përpara rastit të shkeljes së ligjit dhe Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve, që ka sjellë pasoja të rënda për   funksionimin normal të institucionit, si dhe mungesës së informimit të Ministrit të Drejtësisë për praktikat e lejeve shpërblyese, brenda 5 ditëvenga dhënia e tyre, siç parashikohet në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Z. Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo zyrtar publik nën varësinë e tij që shkel ligjin”.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>