Mision kongresmenësh në Shqipëri për të hetuar ndikimin e Sorosit dhe keqpërdorimet e Edi Ramës

kong

Një mision i gjerë kongresmenësh ka nisur një mision faktmbledhës në Ballkan raporton media “The American Spectator”, ku do të hetohen ndërhyrjet e papërshtatshme të ambasadorëve të SHBA në mbështetje të formacioneve të majta, të cilat po minojnë stabilitetin e Ballkanin për llogari të George Sorosit

 

Administrata e re e SHBA-ve e drejtuar nga Donald Trump duket se është shqetësuar maksimalisht nga politikat ndikuese të financuesit të majtë të OJQ-ve dhe forcave politike në Ballkan, George Soros. Media amerikane “The American Spectator”, në një artikull të ditës së djeshme thekson se kreu i dhomës së drejtësisë në Kongresin amerikan, republikani  Bob Goodlate ka nisur një mision urgjent në Europë, duke udhëhequr një delegacion prej 15 personash në një mision në Shqipëri, Greqi, Bosnje, Maqedoni, Kosovë dhe Itali. Sipas artikullit rezulton se favorizimi i kohës së Obamës vazhdon të dëmtojë qytetarët, institucionet lokale dhe stabilitetin rajonal. “Një Delegacion i Kongresit zbarkon në rajonin gjithnjë e më të tensionuar, ku politikat e dështuara të Soros-Obama janë ende në fuqi. Delegacioni i Kongresit (i njohur ndryshe si codel) u nis të shtunën për një hetim dhjetë-ditor gjatë pushimeve të Kongresit. Një staf i komunikimit të Komitetit refuzoi të komentojë, për arsye sigurie. Edhe pse gjashtë nga nëntë anëtarët që udhëtojnë janë republikanë – përfshirë konservatorët si Steve King (IA), Tom Marino (PA) dhe Jason Smith (MO) – natyra e udhëtimit jashtë vendit e bën delegacionin të ketë varësi nga Departamenti i Shtetit; në këtë rast, ambasadorët në secilin vend janë të emëruar të administratës së Obamës, të cilët vazhdojnë të zbatojnë politikat e trashëguara. Është e vështirë të imagjinohet se delegacioni do të marrë informacion të paanshëm nga ambasadat që kanë qenë shumë ndërhyrëse në politikën lokale, sipas komuniteteve të rëndësishme në çdo vend”, shkruan American Spectator. Në këtë shkrim “American Spectator” jep detaje edhe nga biseda me një prokurore shqiptare në kushte anonimati, ndërkohë që theksohet se ambasada e SHBA zgjodhi të heshte për kultivimin masiv të kanabisit në Shqipëri, nën justifikimin se nuk është problem i Amerikës. Gjithashtu vëmendje i kushtohet edhe afeksionit e lidhjes së ngushte të George Soros me Edi Ramën, ndërsa gjyqtarja shqiptare shprehet se kryeministri i mbështetur edhe nga ambasadori i SHBA, Donald Lu kanë shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit, pasi kanë politizuar çështjen e reformës në drejtësi.

Prokurori i Përgjithshëm kundër Ambasadës së SHBA në Tiranë

Një ndërhyrje e keqe u shfaq gjatë këtij viti midis Zyrës së Kryeprokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë, një institucioni kombëtar të pavarur dhe ambasadorit amerikan Donald Lu.

“Kryeministri Edi Rama, mbështetur nga ambasadori i SHBA, ka shkatërruar pavarësinë e gjyqësorit tonë”, deklaroi një prokurore duke folur nga Tirana me telefon për The American Spectator. “Nën flamurin e reformës gjyqësore, ata po arrijnë ta politizojnë atë.” Edi Rama, udhëheqës i vjetër i Partisë Socialiste, është mik i ngushtë i Geroge Soros, rrjeti i të cilit është thellësisht i përfshirë në Shqipëri, duke bashkëpunuar me Ambasadën e SHBA në projekte të shumta, duke përfshirë një projekt prej 8.8 milion dollarë të USAID në … besoj e kuptoni që bëhet fjalë për projektin e Reformës në Drejtësi. “Kur shprehëm mendime profesionale, të ndryshme nga Ambasada e SHBA – mendime profesionale për mënyra të ndryshme, Lu u zemërua”, tha prokurorja, e cila dëshiron të mbetet anonime. Ajo shpjegoi se Komisioni i Venecias, i kontaktuar për të ndihmuar nëse propozimet ishin të pajtueshme me të drejtën evropiane, shpesh u rreshtua me prokurorët shqiptarë në debatin teknik. Prokurorja shtoi se zyra e saj u përpoq t’i jepte përparësi trafikut të drogës dhe kriminalitetit, çështjeve kryesore në Shqipëri, ndërsa ambasada e SHBA mohoi kultivimin e masiv të kanabisit dhe trafikun “jo si një problem i SHBA”. Donald Lu ndëshkoi prokurorët dhe gjyqtarët që nuk u pajtuan me të, duke u revokuar vizat amerikane për 70 gjykatës dhe prokurorë, sipas kryeprokurorit Adriatik Llalla. Në përgjigje, Llalla shpërtheu ndaj ambasadorit Lu, duke e akuzuar atë për manipulim dhe shantazh, në një letër të ashpër të postuar në faqen e internetit të zyrës së tij dhe në një konferencë për shtyp të mbajtur në shkurt. Llalla gjithashtu e akuzoi Lu se u përpoq të ndalojë zyrën e tij nga hetimi i praktikave korruptive të firmës kineze, Bankers Petroleum. Ëashington Times pati një shkrim kryesor mbi këtë konflikt tre muaj më parë, të titulluar: “Departamenti i Shtetit i infektuar nga Soros luan lojëra në Shqipëri”.

Kriza politike në Maqedoni/I pakënaqur me keq menaxhimin e vendit të vet, Edi Rama ka arritur në Maqedoninë fqinje, duke provokuar një paqëndrueshmëri të thellë në një përpjekje agresive për të ndihmuar kolegët socialistë dhe shqiptarët e tjerë myslimanë. Ambasada e SHBA konsiderohet gjerësisht si mbështetëse e partisë socialiste në Maqedoni, ashtu siç ndodh në Shqipëri. Rama mblodhi një takim krerët e tre partive politike maqedonase-shqiptare (rreth 15-20% e Maqedonisë janë shqiptarë etnik) dhe hartuan të ashtuquajturën “Platformë e Tiranës”, një dokument i rrezikshëm separatist që kërcënon identitetin e Maqedonisë. Këto parti shqiptare pastaj hynë në koalicion me socialistët maqedonas dhe po kërkojnë të drejtën për të formuar një qeveri të re – kundër partisë konservatore VMRO-DPMNE në pushtet, e cila, deri në krizën aktuale, ka menaxhuar ekonominë më të suksesshme të tregut të lirë në Ballkan. Në të gjithë vendin, maqedonasit po protestojnë në masë kundër Platformës së Tiranës dhe kundër Ambasadorit Jess Baily, të konsideruar të anshëm me VMRO. Kohët e fundit, konflikti shpërtheu brenda parlamentit. Përsëri, shumica e zyrtarëve lokalë kanë përparësi të ndryshme nga ambasada: maqedonasit kanë vuajtur shekuj inkursionesh nga fqinjët. Ata janë të shqetësuar kryesisht për sigurinë, ndërsa amerikanët po ushqejnë paratë e OJQ-ve për “mobilizimin” dhe “aktivizmin”. Siç shkruante lideri amerikano–maqedonas Bill Nicholov në fund të prillit, “Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada e SHBA në Maqedoni janë … duke ndërhyrë në punët e brendshme të Maqedonisë dhe kanë bërë kërdinë me sulme ndaj origjinës dhe sovranitetit etnik të maqedonasve”. Nicholov i lutet Presidentit Trump që të ndryshojë kursin në vendin e vogël, në veri të Greqisë…

Kosova/Yee u prit me entuziazëm nga zyrtarët në Kosovë, ku presioni amerikan – dhe një fushatë bombarduese – sollën krijimin e shtetit të vogël prej 1.8 milion banorësh. (Gazetari i luftës i Ballkanit Masha Gessen thotë se bombardimi i NATO-s ndaj Serbisë në 1999 pa konsultuar Rusinë, krijoi një precedent për ndërhyrjen e Rusisë në Krime.) Sidoqoftë, edhe në Kosovë, zyrtarët lokalë po i nënshtrohen direktivave të SHBA-ve, të cilat duket se veprojnë në mënyrë të vazhdueshme në publik, sesa në mënyrë diskrete ose diplomatike. Për shembull, Yee shkoi në Prishtinë në fund të marsit për të urdhëruar krerët kombëtarë, që donin ta kthenin forcën e sigurisë së vendit në një ushtri formale, që ta “tërhiqni ligjin nga tryeza”. Nëse SHBA nuk donin që Prishtina të krijonte një ushtri, pse dreqin kemi trajnuar dhe inkurajuar ata për vite? Është e lehtë për Ambasadorin e SHBA-së Greg Delawie të postojë video të vështira në YouTube, në të cilën ai lufton si një klloun ndërsa diskuton projektet anti-korrupsion, por siguria nuk është shaka për njerëzit që jetojnë në Ballkan…

Punë e mirë/ Në përgjithësi, ambasadorët e kohës së Obamës kanë arritur të ushqejnë tensionet etnike (sidomos në Maqedoni dhe Bosnjë), duke promovuar favoritë politikë të bartur nga e kaluara – kryesisht socialistë dhe anëtarë të rrjetit George Soros (Shqipëri, Greqi, Maqedoni) – ndërsa kanë bërë armiq zyrtarë, të cilët ndjejnë se e dinë çfarë është më e mira për vendin e tyre (Shqipëri, Bosnje, Kosovë, Maqedoni). Sekretari i Shtetit Rex Tillerson njoftoi javën e shkuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë më mandat për t’u imponuar vendeve të tjera që të adoptojnë vlerat e SHBA. Ambasadat tona në Ballkan në mënyrë të qartë nuk e kanë marrë memorandumin.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>