Modeli gebels i Ramës  

ramaedi-jpg

Sa e frymëzohet kryeministri nga ministri nazist i propagandës Gebels? Pavarësisht se ai vetë nuk i është përgjigjur ndonjëherë kësaj pyetjeje, ajo që është ndërtuar këto vite prej tij nuk është gjë tjetër veçse fasada e një shteti prej katramaje, themeli i të cilit është gënjeshtra si mbuluese e një korrupsionit të pashembullt e galaktik. Edhe vetë Rama e ka cituar në Kuvend fjalën e dikurshme të Hitlerit se përsëritja e vazhdueshme e gënjeshtrës është rruga më e mirë për ta bërë të besueshme atë. Shqipëria sot nuk ka kryebashkiak të gjithë vendit e të vogël në kryeqytet, por ka dy kryeagjitatorë, njëri në Kryeministri e tjetri në Bashkinë e Tiranës, të cilët i gjen përditë duke imituar sa mundin modelin gebelsian të propagandës

 

 

Në ka një fushë që kryeministri i Shqipërisë ka shkëlqyer është vetëm ajo e agjitatorit. Nuk ka ditë që të mos jetë në punë në sektorin e agjitpropit, makinerinë e mashtrimit që tregon si “suksese” mjerimin e përditshëm të popullit shqiptar. Vetë Rama e ka pranuar këtë gjatë një fjalimi në Kuvend, teksa ka shpjeguar mekanizmin se sa më shumë të thuash një gënjeshtër, aq më e besueshme bëhet ajo. Kjo shkon edhe me një shprehje tjetër “shpif, shpif, se diçka do ngelet”.

Ky model agjipropi e ka bërë kryeministrin të jetë punëtor i palodhur për të qenë i pranishëm në pjesën më të madhe të ditës nëpër ekrane të televizioneve për gjëra aspak të rëndësishme. Pikësëpari ka sulmuar kohën e televizioneve private. Pastaj ka vijuar me televizionin e vetëm shtetëror, për të vijuar me zaptimin e manipulimin e rrjeteve sociale nëpërmjet komisarëve që janë punësuar në shtet, por që në të vërtetë nuk bëjnë asgjë tjetër ve funksionit të punëtorit të agjitpropit. Nga këto zhvillimeve e nga ky realitet i zymtë i cili na e paraqet mizerjen si parajsë, nuk ka se si kryeministrit të mos i shpëtojnë copëza naziskine nga goja teksa popullit izraelit i thotë me përbuzje “çifut”. Dashje pa dashje, ai shpeshherë e zbulon modelin e tij të sjellë nga ministri nazist i propagandës, Gebelsi. Ngritja në këtë nivel e propagandës nuk është parë veçse në shtete totalitare naziste apo komuniste, dy modelet që mesa duket e frymëzojnë ndjeshëm Ramën. Përpjekja kryesore e Ramës është ajo që krahas zhdukjes së çdo zëri opozitar në vend të mbizotërojë e përhershmja për suksese imagjinare. Regjimet totalitare synojnë të zhdukin mendimin, ata nuk duan kundërshtar, por duan vetëm njerëz të bindur që duartrokasin.

Ashtu dikur Gebelsi me propagandën e tij zhduku çdo mendim ndryshe në Gjermaninë e Hitlerit, edhe Rama, i vërtetuar me deklaratat fyese në Kuvend, nuk qëndron më lart. Nuk ka rëndësi fakti se Kryeministria nuk është tamam ministria e propagandës së Gebelsit, sepse aty bëhet edhe ndonjë punës administrative, por në tërësi, vendit i kërcënon demokracinë një sistem i padrejtë dhe një makinë propagandistike shumë e ngjashme me atë që thamë më lart.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>