Naftëtarët protestë para Uzinës së Ballshit, paralajmërojnë futjen me forcë në Uzinë

Naftëtarët e Uzinës së Përpunimit të thellë të Naftës në Ballsh zbritën sërish në protestë për të kërkuar 15 rrogat e prapambeturave, nisjen e punës dhe statusin e naftëtarit. Ata thonë se pas largimit të kompanisë IRTC, uzinën e ka marrë një tjetër subjekt që sipas tyre po nënshkruan kontrata individuale me një pjesë të punonjësve dhe nuk pranon mbartjen e detyrimeve. Protestës para uzinës iu bashkuan edhe punonjësit e filialit të import eksportit në Vlorë, të cilët thonë se kanë 2 vjet pa u paguar. “Kemi dy vjet pa marrë asnjë rrogë dhe pa na kthyer përgjigje” thotë një protestuese. Në këtë situatë, duke i kërkuar qeverisë ndërhyrje, naftëtarët të mbështetur edhe nga sindikatat paralajmëruan se do të futen me forcë nesër në uzinë. “Uzina është e jona dhe e askujt tjetër” thonë ata. Prej muajit dhjetor të vitit të kaluar, naftëtarët e ARMOS protestojnë për rinisjen e punës dhe pagat e prapambetura, por edhe pas një marshimi deri në Tiranë, morën vetëm një pagë të prapambetur.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>