Naftëtarët vijojnë protestën, kërkojnë pagat dhe rifillimin e punës

Një ditë pas protestës së naftëtarëve të Ballshit të cilët bllokuan rrugën, naftëtarët e Uzinës së Përpunimit të naftës në Fier po protestojnë para prefekturës së Fierit. Protesta sipas punonjësve kërkon te sensibilizojë prefekturën Fier për te bere te mundur pagesat e prapambetura te 14 muajve, sigurimet shoqërore te pa papaguara prej 14 muaj, rikthimin e tyre në punë në uzine si dhe nisjen e procedurave për statusin e naftëtarit. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar, por IRTC, shoqëria që kishte nën përdorim rafineritë e ARMOS në Ballsh e Fier është larguar duke lënë pas borxhe dhe pasiguri për 1200 naftëtarë. Ishin vetë naftëtarët e Ballshit dje që bënë të ditur faktin në një protestë para Uzinës së Ballshit për statusin e naftëtarit dhe rinisjen e punës. Ndërkohë tre kompani kanë shfaqur interes për aktivitetin, por duhet të bien dakord që të marrin mbi supe edhe detyrimet e prapambetura ndaj punonjësve.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>