NATO nis testimin e forcës së reagimit të shpejtë

NATO ARMY

NATO ka nisur testimin e forcës së re të reagimit të shpejtë, e krijuar nga Aleanca si përgjigje e drejtëpërdrejtë ndaj veprimeve ruse në Ukrainë.
Që kur u përmend ky projekt, një vit më parë, Moska deklaroi se shtimi i forcave të NATO-s në zonat që në të kaluarën ishin nën influencën e ish-Bashkimit Sovjetik do të shkelte një marrëveshje të arritur pas përfundimit të Luftës së Ftohtë.
Por shefi i Aleances Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg u kundërpërgjigj asokohe se planet për dislokimin e një force të reagimit të shpejtë në Europën Lindore nuk shkelin paktin me Rusinë mbi nivelin e forcave ushtarake në rajon.