Ndahet nga jeta kancelari Helmut Kohl, Arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë

kohl3-kas

Helmut Kohl, ish-kancelari gjerman dhe arkitekti i ribashkimit të Gjermanisë, ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare. Mediet gjermane raportuan se ai vdiq në shtëpinë e tij në Ludwigshafen, në landin gjerman të Rhineland-Palatinate. Në vitin 2008, Kohl pësoi një rënie të rëndë dhe që prej asaj kohe përdorte një karrige me rrota, ndërsa shëndeti i tij sa vinte e përkeqësohej. Ish-kancelari Helmut Kohl drejtoi Gjermaninë për 16 vite, nga 1982-shi deri në 1998-n, e atij i njihet merita e ribashkimit të Gjermanisë pas rrëzimit të Murit të Berlinit. Bashkë me aleatin e tij francez, Francois Mitterrand, Kohl ishte përgjegjës për prezantimin e monedhës së përbashkët europiane. Kohl ishte kancelari që shërbeu më gjatë në Gjermani në shekullin e XX pas Bismarckut, ndërsa Angela Merkel, dikur nxënësja e tij, kërkon mandatin e katërt për të arritur rekordin e tij. Kohl ishte një besimtar i bindur i integrimit europian dhe bindi gjermanët që të hiqnin dorë nga Marka e tyre e dashur në favor të Euros. Helmut Kohl u lind më 3 prill të vitit 1930, e kur ishte vetëm 12 vjeç ndihmonte në nxjerrjen e kufomave nga gërmadhat e fabrikave në Ludeigshafen, pas bombardimeve aleate. Ajo që ai cilësoi si bekimi i një lindjeje të vonë e çliroi nga çdo njollë e mundshme e nazizmit. Kohl ishte gjatë gjithë jetës shumë popullor në vend, por mbase më shumë jashtë tij, e ngushëllimet për të kanë ardhur nga e gjithë bota. Mes tyre, ato të ish-presidentit amerikan George Bush, i cili tha se bota humbi një prej udhëheqësve më të mëdhenj të pasluftës në Europë dhe një mik të vërtetë të lirisë.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>