Ndahet nga jeta shkencëtari Farudin Hoxha, ish-kryeministri Berisha mesazh ngushëllimi

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ngushëlluar familjen e inxhinierit dhe shkencëtarit të digave, Farudin Hoxha. Ky i fundit u nda sot nga jeta. “Të dashur miq, ndarja nga jeta e akademikut, Prof. Farudin Hoxha është një humbje e dhimbshme për shkencat tona në tërësi dhe ato hidroenergjetike në veçanti. Pavarësisht nga dallimet politike që kemi patur, unë gjej rastin të shpreh mirënjohjen dhe nderimin tim për bashkëpunimin që kemi patur dhe këshillën e vyer, kontributin e tij të rëndësishëm në jetësimin e strategjisë së qeverisë, “Shqipëria, superfuqi e vogël e energjisë së rinovueshme në rajon”, strategji kjo që çeli një kapitull të ri në ndërtimin, projektimin, kontraktimin për ndërtim të mbi 424 hidrocentraleve të reja, mbi 100 prej të cilave sot prodhojnë pothuaj 1/3 e energjisë së vendit. Me këtë rast shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit dhe i lutem Zotit që shpirti i akademikut, prof. Farudin Hoxhës të gjejë paqen e merituar!

Presidenti Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Akademikut Farudin Hoxha/ Presidenti i Republikës, Ilir Meta shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Akademikut dhe projektuesit të disa veprave madhore hidroenergjetike në Shqipëri, Prof. Farudin Hoxha. Presidenti i Republikës, duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta familjes për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, theksoi se: “Shqipëria dhe bota akademike humbën një figurë të shquar të shkencës dhe përfaqësues të spikatur e të denjë të plejadës së projektuesve të veprave madhore hidroenergjetike në Shqipëri.” “Profesor Hoxha do të mbahet mend si një shkencëtar i rrallë e i mirëfilltë, i cili me kontributet e çmuara e thelbësore në fushën e tij të ekspertizës, projektoi e u dha jetë veprave mbresëlënëse hidroenergjetike anembanë vendit tonë, të cilat vazhdojnë të na japin dritë e të ndriçojnë shtëpitë e çdo qytetari shqiptar. I pastë dritë shpirti!”, citohet Meta në një njoftim zyrtar të Zyrës së shtypit pranë Presidencës.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>