Ndal revansheve ideologjike, Shqipëria i përket demokracisë dhe jo të kaluarës diktatoriale

besim-ndregjoni

Apel i Unionit të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë Shqiptarë

Gjendja e sotme në Shqipëri është mjaft shqetësuese. Kjo, nuk është Shqipëria për të cilën kemi luftuar. Kjo nuk është Shqipëria demokratike,  Shqipëria e qytetarit të lirë për të  cilën ne kemi ëndërruar.  Një jetë pa liri, pavarësi e dinjitet nuk vlen të jetohet. Ka mbi 50 ditë që opozita nga çadra e lirisë  me kauzën e vet kërkon   republikën e re , zgjedhje të  lira, dhe kjo është  një  “pranvere shqiptare”, kjo protestë paqësore pa tamtame ideologjike, tregon ekzistencën e të metave strukturale në  shoqërinë  tonë në shtetin tonë.  Mazhoranca me kryeministrin Rama  këmbëngul në të kundërtën e opozitës duke luftuar me të  gjitha mënyrat  që pushteti i tije të mos cenohet. Vota të kontrollohet dhe të  mbahet peng si gjatë këtij 26 vjeçari. Fasada ideologjike e ka verbuar pushtetin socialistë.  Pushteti ashte mjet në demokraci; është qëllim në diktaturë! Qëllimi i pushtetit është forcimi i kohezionit social shqiptar, e jo “lufta e klasave”. Ne rastin tone  kohezioni social kërkon pastrimin e krimit dhe të  kriminelit ish komunist dhe pasardhësve pushtetar të korruptuar, në  një proces të mbështetur në drejtësi; asht rikthimi i plotë  në  liri dhe dinjitet për të  gjithë, asht mbrojtje nga “dora e shtetit” e nga“grushti i hijeve të zeza” për vote  të  lire  e të  ndershme. Kryeministri Rama dhe mazhoranca duhet të  mos tregojnë kokëfortësi.

Trajtimi partizan i problemit  nuk përfaqëson interesat legjitime të popullsisë.

-Mashtrimi në  politikë  asht gënjeshtër që ka rrjedhime.

-Poshtërimi i kundërshtarit politik nuk ashtë  fitore; ashtë  shkatërrimi i gjysmës shqiptare që  mendon ndryshe.

Është koha t’u themi ndal revansheve ideologjike që na shfaqen me kostume demokratike. Shqipëria, atdheu i të gjithë shqiptarëve i përket demokracisë dhe jo të kaluarës diktatoriale

Një shtet dhe shoqëri e këtillë nuk mund të  ndërtohet mbi padrejtësi! Kështu veproi Europa e qytetëruar e mbas luftës, e që  dërrmoi diktaturën fashiste-naziste.

Por absurditeti i një  zhvillimi të  këtillë faqet sot kur sistemi komunist është përmbyse dhe metodat e tija vazhdojnë  të  aplikohen nga qeveritarë  të  indoktrinuar  që  refuzojnë  të  pranojnë  kuptimin e mirëfilltë  të   pronës private: jetë  të  lire  e të  pavarur nga “shteti” ,  dhe  votën e lire . Ku vete sot Shqipëria dhe shoqëria shqiptare? Heshtja  qeveritare  përball votës së  lirë  vret; indiferenca vret. Unioni i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë në  emër të 100.000 familjeve antikomuniste  ish të përndjekura politike i bëjnë  apel qytetar moral mazhorancës dhe opozitës të  dialogojnë  dhe t’iu kthejnë  shqiptarëve votën e lirë, të shkatërrojnë fasadat ideologjike të këtij 26 vjeçari. Sot situata politike është  si në vitin 1990 dhe në atë vit  me protestat e studentëve  dhe me  dialog vendosëm pluralizmin, sot me dialog të vendosim votën e lirë. Mos të jemi inferiorë përballë komunitetit ndërkombëtar që na përqesh këto vite,  në çdo kohë  zgjedhjesh duke na thënë  zgjedhjet ma të  mira se në  zgjedhjet  e mëparshme, por keni dhe ca detyrime, Shqipëria ka nevojë  për moralin  dhe jo për diktatin.

Ka nevojë për dialogun dhe për solidaritetin njerëzor, boll me konflikte se nga konfliktet politike  kemi vuajtur boll si popull. Kështu nuk ndërtohet Shqipëria , atdheu i përbashkët i të gjithë qytetarëve!

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>